| | Sitemap | EN | MK
26 Prill, Dita Botërore të Pronësisë Intelektuale

26 prillin, Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, Enti Shtetërorë për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë e shënoi me ceremoninë e ndarjes së çmimit "Patent i Vitit - 2016". Ky aktivitet u organizua në sallën e konferencave të Hotel "Bushi" - Shkup dhe në këtë ceremoni morën pjesë shpikës, përfaqësues të të drejtave të pronësisë industriale dhe pjesëmarrës të tjerë të cilët, në mënyrë direkte apo indirekte, janë të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në fjalën përshëndetëse, Zëvendës Drejtor i Entit z Mite Kostov, musafirëve dhe të ftuarëve ju drejtua duke prezentuar të rejat dhe aktivitetet e fundit në fushën e pronësisë industriale si dhe i shpalosi aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren për të përmirësuar punën e Entit, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e vetë përdoruesve të shërbimeve të ofruara nga Enti. Në kuadër të aktiviteteve të Entit shtetëror për pronësisë industriale, në fazën e fundit është Twinning  projekti, Forcimi i zbatimit të drejtave të pronësisë intelektuale, në bashkëpunim me Zyrën e Patentave dhe Markave të Danimarkës. Në kuadër të Twinning projektit, vazhdon fushata për të rritur ndërgjegjësimin e popullsisë për mbrojtjen kundër produkteve të falsifikuara dhe për vlerën dhe përfitimin e të mbrojturit të të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjithashtu është përgatitur një broshurë në të cilën janë prezentuar tre ndërmarrje të suksesshme, të cilat ndanë këshilla për suksesin e tyre si rezultat i mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale. Ekspert nga Zyra e Patentave dhe Markave të Danimarkës në detaje na informoi me aktivitetet e fushatës për mbrojtjen kundër produkteve të falsifikuara dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në këtë manifestim u transmetu edhe porosia e Drejtorit të Përgjithshëm të Organizates Botërore për Pronësi Intelektuale, z.Frencis Gurry, i cili mesazh është dhënë me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe kishte të bej me: Inovacionet që përmirësojnë cilësinë e jetës, risive që kanë arsye të mirë në krijimin e tyre në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës - "vazhdojmë në kuadër të sistemit të pronësisë intelektuale të mbështesim inovacionin me tërheqjen e investimeve, do të vazhdojmë të shpërblejmë artistë, duke i inkurajuar ata që të zhvillojnë idetë e tyre si dhe njohuritë e tyre dhe të jenë të lira dhe në dispozicion. Pra, në të ardhmen me anë të inovatorëve dhe ideve te tyre mund të përmirësojme teknologjitë e reja te cilat do të lehtësonin jetën e tanishme dhe të ardhshme. "

Shperblimi  tradicional "Patent i Vitit" për 2016 iu dha shpikësit  Mitre Petkovski, per shpikjen “Pajisje e sinkronizuar e rrotullimit për turbinat me erë me dy turbina të kundërta të rradhës të vendosura në të njëjtën anë kundrejt gjeneratorit ". Mysafirëve iu drejtua edhe vet shpikësi i cili prezentoi shpikjen si dhe mënyrat e implementimimit  të shpikjes.



Publikuar më 28.04.2017