| | Sitemap | EN | MK
EPO ofron grante për hulumtime akademike

EPO lansoi Programin e ri për hulumtime akademike që ofron mbështetje financiare për hulumtime akademike mbi çështjet që lidhen me patentat. Programi do të japë grante deri në 100 000 euro për propozimet.që do fitojnë. Kjo iniciativë do të plotësojë angazhimin e vjetër të EPO për të mbështetur hulumtimet mbi të dhënat e patentave përmes bazës së saj të të dhënave botërore të patentave (PATSTAT).


Afati i fundit për propozime është 15 qershor 2017.
Thirrja e parë vjetore për projekte në kuadër të programit të ri fokusohet në gjashtë fusha tematike që përfshijnë fusha të ndryshme disiplinore, duke përfshirë ekonominë, menaxhimin e PI, ligjin e PI dhe shkencat e të dhënave:


1. Ndikimi i sistemit evropian të patentave në tregti dhe investime në Evropë
2. Shërbimet e patentave dhe ndërmjetësuesit në Evropë
3. Modelet e biznesit për PI dhe metodat e vlerësimit të patentave
4. Patentat për firmat e vogla dhe të mesme dhe universitetet në Evropë
5. Patentat dhe teknologjitë për zbutjen e ndryshimeve klimatike
6. Përdorimi i avancuar i PATSTAT dhe analitika e patentave.

Për më shumë inormacione, ju lutemi klikoni në linkun:
http://www.epo.org/learning-events/materials/academic-research-programme.html



Publikuar më 28.04.2017