| | Sitemap | EN | MK
Konferencë me temë Transferimi i teknologjisë dhe të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Maqedonisë

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale, në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 25 vjetorin e themelimit, do të organizojë një konferencë me temë Transferimi i teknologjisë dhe të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Maqedonisë. Konferenca organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Përbashkët të Kërkimeve të Komisionit Evropian dhe në të njëjtën do të marrin pjesë ekspertë të shquar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Zyra Evropiane e Patentave, Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian si dhe ekspertë kombëtarë.

Konferenca do të mbahet më 18 tetor 2018 në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup duke filluar nga ora 09:00



09.10.2018