| | Sitemap | EN | MK
26 Prill - Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

26 prillin, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut e shënoi me një sërë aktivitetesh. U mbajt ceremonia tradicionale "Patent i Vitit - 2018". Në këtë manifestim pjesëmarrës ishin shpikës, agjentë të PI dhe përfaqësues të tjerë të cilët janë në mënyrë direkte apo indirekte, të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në fjalën hyrëse, Zëvendës Drejtori i Entit Goran Gerasimovski, iu drejtua të pranishmive duke u paraqitur aktivitetet e fundit të Entit në fushën e pronësisë industriale, aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren për të përmirësuar punën e Entit, si dhe aktivitetet që Enti do ti ndërmarrë në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë dhe përfitimet e pronësisë industriale si dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të sistemit të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Çmimi tradicional "Patent i Vitit - 2018" ju dha shpikësit Petar Indovski, për shpikjen "SONDË PËR MATJEN E KOHËS SË DËPËRTIMIN TË UJIT NËPËR TOKË DHE PROFILIT VERTIKAL TË LAGËSHTISË". Të pranishmive iu drejtua shpikësi, z Indovski duke paraqitur shpikjen e tij dhe zbatimin e tij.
Gjithashtu në këtë manifestim u dhanë edhe çmimet e shpikëseve të Maqedonisë të cilët kanë marrë pjesë në Ekspozitën ndërkombëtare të grave shpikëse "KIWIE 2018" si dhe ëmimet e shpikësi që morrën pjesë ne panairin e inovacioneve dhe teknologjive inovative ARHIMED 2019 i cili u mbajt në Moskë.

Gjithashtu, gjatë kremtimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, 26 Prillit, u zhvillua një fushatë për promovimin e të drejtave të pronësisë industriale dhe për ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë dhe përfitimet e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Në kuadër të fushatës u vendosën dy stande, në sheshin Maqedonia në Shkup, si dhe në Skopje City Mall. U shpërndanë materiale promovuese në stande, u dhanë informacione për të drejtat e pronësisë industriale, si dhe iu përgjigjën numrit të madh të pyetjeve të qytetarëve të interesuar.



30.04.2019