| | Sitemap | EN | MK
Aplikimi i patentave ndërkombëtare PCT nëpërmjet platformës ePCT

Ju informojmë që nga data 15.07.2022 përdoruesit mund të dërgojnë aplikime ndëkombëtare të patentave nëpërmjet platformës elektronike ePCT duke selektuar Entin Shtetëror për Pronësi Intelektuale (ESHPI) të Maqedonisë së Veriut si zyrë pranuese e aplikimeve elektronike. ePCT është shërmbim i ri elektornik i hostuar nga Organizata Botërore për Pronësi Inelektuale (WIPO). Për të aplikuar, përdoruesit duhet krijuar llogari elektronike që do ju mundesoj jo vetëm të dorëzojnë aplikime por edhe të menaxhojnë të njejtat si dhe proceset vijuese.

ESHPI në mënyrë paralele të ePCT platformës do të vazhdojë të pranoj aplikime në letër.

Në linkun në vijim mund të lexoni me shumë detaje mbi platformën dhe shërmbimet ePCT-eFiling: https://www.wipo.int/pct-eservices/en/download/download_client.html

Kurse në linkun në vijim mund të hapni formën për të krijuar llogari: https://pct.wipo.int/wipoaccounts/en/ePCT/public/register.xhtml?returnURL=%2FePCT%2F

Në linkun në vijim mund lexoni më shumë detaje për ePCT: https://pct.wipo.int/ePCT/

ESHPI për të ndihmuar përdoruesit e saj ka krijuar shërbimin e help desk i cili mund të kontaktohet nëpërmjet:
- Tel: (+389-2) 310 36 01
- E-mail: epct@ippo.gov.mk



15.07.2022