| | Sitemap | EN | MK
Takim ndërmjet përfaqësuesve të EUIPO-s dhe zyrave nacionale për pronësi intelektuale të vendeve të Ballkanit Perëndimor

EUIPO

Më 15.07.2022 në Gjenevë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale u mbajt takimi vjetor i nivelit të lartë ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian, z. Christian Arshambo dhe drejtorëve të zyrave nacionale për pronësi intelektuale të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ibush Jusufi

Në takim, drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, M-r. Ibush Jusufi, paraqiti statusin e bashkëpunimit të ESHPI-së me EUIPO-n, zbatimin e praktikave të përbashkëta të shteteve anëtare të BE-së në zonën e markave tregtare (SR3 dhe SR4), aktivitete të vazhdueshme për zbatimin e Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të BE-së (integrimi i plotë në TMCLASS, aplikimet elektronike të paraqitjes për markat tregtare dhe dizajneve industriale dhe CESTO), si dhe propozimet për bashkëpunim për vitin e ardhshëm.



19.07.2022


Foto galeria