Marrëveshja e Vjenës për klasifikimin ndërkombëtar të elementëve figurativ të markave tregtare
Përpiluar në Vjenë më 12 qershor të vitit 1973 si dhe e ndryshuar dhe plotësuar më 1 tetor të vitit 1985
Shpallur në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 19/10
Palët nënshkruese,
Duke marrë parasysh nenin 19 të Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale të 20 marsit të vitit 1883, e rishikuar në Bruksel më 14 dhjetor të vitit 1900, në Uashington më 2 qershor të vitit 1911, në Hagë më 6 nëntor të vitit 1925, në Londër më 2 qershor të vitit 1934, në Lisbonë më 31 tetor të vitit 1958 dhe në Stokholm më 14 korrik të vitit 1967, Kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Themelimi i Unionit të veçantë;
Aprovimi i Klasifikimit ndërkombëtar Vendet në të cilët zbatohet kjo marrëveshje e formojnë unionin e veçantë dhe pranojnë klasifikimin e përbashkët për elementët figurativ të markave tregtare (në tekstin e mëposhtëm: “Klasifikimi i elementëve figurativ”).
Neni 2
Definimi dhe deponim i i Klasifikimit të elementëve figurativ (1) Klasifikimi i elementëve figurativ përbëhet nga lista e kategorive, klasave dhe
nënklasave në të cilat klasifikohen elementët figurativ të markave tregtare, bashkë me shpjegime, në qoftë se kjo është e nevojshme.
(2) Klasifikimi i elementëve figurativ është përpiluar në një dokument origjinal në gjuhën angleze dhe franceze, i nënshkruar nga dhe i deponuar tek drejtori gjeneral i Organizatës botërore për pronësi industriale (në tekstin e mëposhtëm “Drejtori gjeneral” dhe “Organizata”) në momentin kur kjo marrëveshje është hapur për nënshkrim.
(3) Ndryshimet dhe plotësimet e nenit 5 paragrafi (3) (i) gjithashtu do të përpilohen në një dokument origjinal në gjuhën angleze dhe franceze, të nënshkruar nga dhe të deponuar tek drejtori gjeneral.
* * *
Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shumë detaje.
Shkarko