Me rastin e fillimit të projektit „EU4IP-WB6“, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale (EUIPO), Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ESHPI), më 2 dhe 3 mars 2026, zhvilloi një takim me përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale, të përfaqësuar nga Justyna Petsch dhe Martin Marianov.
ESHJPI, në kuadër të kompetencave dhe përcaktimeve të tij strategjike për zhvillim institucional dhe harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në këtë takim diskutoi për aktivitetet fillestare për të cilat ofrohet mbështetje dhe asistencë përmes projektit EU4IP-WB6, i cili ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përveç këtij takimi, gjatë dy ditëve u zhvilluan takime edhe me përfaqësues të Administratës Doganore, Ministrisë së Kulturës, Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
Në këtë drejtim, me mbështetje financiare nga Komisioni Evropian, projekti „EU4IP-WB6“parashikon mbështetje dhe asistencë për harmonizimin me legjislacionin evropian (acquis), ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetje teknike, mbështetje në zbatim (enforcement), si dhe në fushën e rritjes së ndërgjegjësimit publik.
Realizimi i këtij projekti përaqet një kontribut konkret për forcimin e mëtejshëm të sistemit nacional të pronësisë industriale dhe konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për proceset reformuese dhe zhvillimin institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me standardet evropiane ligjore dhe administrative.