| | Sitemap | EN | MK
Fuqizimi i zbatueshmerisë së të drejtave të pronësisë intelektuale

Enti Shtetëror për Pronësisë Industriale ka nisur një projekt binjakëzimi Fuqizimi i zbatueshmerisë së të drejtave të pronësisë intelektuale, e cila është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA TAIB 2011.

Qëllimi i këtij projekti të binjakëzimit të BE-së është që të sigurojë harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së, ngritjen e kapaciteteve, rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e realizimit dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Projekti Fuqizimi i zbatueshmerisë së të drejtave të pronësisë intelektuale është I financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet prej 1.398.093 euro dhe do të zbatohet gjatë 19 muajve të ardhshëm.

Projekti ka dy komponentë: komponenta e parë është projektuar për të siguruar mbështetje efikase dhe cilësore të institucioneve që kanë kompetenca në pronësinë intelektuale, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të Entit shtetëror për pronësi industriale në mënyrë që të sigurojë mbështetje efikase dhe të cilësisore institucioneve që kanë kompetenca në fushën e pronësisë intelektuale.

Komponenta e dytë synon të forcojë kapacitetet operacionale të administratës doganore për të luftuar shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore.
Projekti i binjakëzimit është zbatuar nga ana e Zyrës daneze të Patentave dhemarkave tregtare në bashkëpunim me Entin shtetëror për pronësi industriale dhe Drejtorisë doganore. Rezultati i suksesshëm i projektit të binjakëzimit do të arrihet vetëm me mbështetjen dhe përfshirjen e institucioneve relevante të përshtatshëm për zbatimin e të drejtave, të tilla si Ministria e Brendshme, Inspektoratit Shtetëror i Tregut, Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve dhe Ministrisë së Kulturës.



15.02.2016