Më 16 korrik 2024, Eljesa Neziri merr detyrën ushtrues i ri i detyrës (u.d) së drejtorit të Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale.
Eljesa Neziri ka lindur më 27.04.1996 në Shkup, ku ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm.
Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Drejtësisë pranë “Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik”- në Shkup, ku morri titullin jurist i diplomuar.
Mbi 3 vjet ka punar si udhëheqës në Higjienën Komunale-Shkup.
Gjithashtu, mbi 1 vit ka punuar si Bashkëpunëtor i Ri në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup.
Ishte pjesëmarrës në Shoqata të ndryshme Rinore dhe aktivist i Shoqatës për Mirëmbajtjen e Natyrës “Dita e Drurit”.
Eljesa Neziri ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me organizata dhe organe vendore dhe ndërkombëtare.