| | Sitemap | EN | MK
Për entin
Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë është organ i pavarur i administratës shtetërore përgjegjës për kryerjen e punëve në lidhje me regjistrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Industriale.
Historiku

Rregullimi autonom i mbrojtjes së pronësisë industriale fillon pas mëvetësimit të Republikës së Maqedonisë.
Ministria e Zhvillimit, më 24 Prill të vitit 1992, merr kompetencat lidhur me mbrojtjen e pronësisë industriale dhe që nga ajo datë mund të dorëzohen aplikime për mbrojtjen e pronësisë industriale.

Ligji i parë kombëtar hyri në fuqi më 15 Korrik të vitit 1993, kurse më 28 Mars të vitit 1994 hyrën në fuqi edhe aktet nënligjore.
Me parashtrimin e Deklaratës për njohjen e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare paraprakisht të ratifikuara më 23 Korrik të vitit 1993, Republika e Maqedonisë u bë anëtare e Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale. Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në këto konventa dhe marrëveshje daton që nga data 08 Shtator të vitit 1991, dita e Pavarësisë së shtetit.

Në Dhjetor të vitit 1993, si organ në përbërje të Ministrisë së Zhvillimit në cilësi të personit juridik, është themeluar Enti për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale. Me sjelljen e Ligjit për organizimin dhe veprimtarinë e organeve të administratës shtetërore, institucioni vazhdojë të punojë nën emrin Zyra për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale, si organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë në cilësi të personit juridik.
Ligji i ri për Pronësi Industriale është sjellur në Qershor të vitit 2002 i cili zbatohet që nga Janari i vitit 2004 dhe është në përpuethshmëri me standardet ndërkombëtare dhe principet themelore të Marrëveshjeve për aspekte të tregtisë të së drejtave nga Pronësia Intelektuale (Marrëveshja e TRIPS-it) e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe rregulativat e Unionit Evropian.


Me ndryshimet e ligjit, në Mars të vitit 2004, është ndryshuar statusi dhe emri i institucionit në Ent Shtetëror për Pronësi Industriale e cila bëhet Organizatë administrative me status të organit të pavarur të administratës shtetërore. Në përputhje me dispozitat ligjore janë sjellur edhe aktet nënligjore. Ligji është ndryshuar dhe përmirësuar edhe në Mars të vitit 2006, me çka është bërë harmonizimi i mëtutjeshëm me rregullativat evropiane si dhe përforcimi i masave për mbrojtje të së drejtave të pronësisë industriale.


Kompetencat e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale  

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale:
- kryen pranimin e aplikimeve për regjistrimin e së të drejtave nga pronësia industriale;
- zbaton procedurën administrative për regjistrimin e së të drejtave nga pronësia industriale në territorin e Republikës së Maqedonisë;
- zbaton procedurën ndërkombëtare për regjistrimin e së të drejtave nga pronësia industriale në përputhje me Marrëveshjet Ndërkombëtare në të cilët Republika e Maqedonisë ka aderuar;
- Udhëheq Regjistra të aplikimeve dhe të të drejtave të  regjistruara;
- Publikon të dhënat për të drejta të aplikuara dhe regjistruara nga pronësia industriale në Buletinin Zyrtar;
- Ofron qasje për publikun Bazën e të Dhënave për të drejtat e regjistruara nga pronësia industriale;
- E përfaqëson shtetin në organizatat ndërkombëtare, evropiane dhe regjionale për pronësi industriale;
- Ndjek zhvillimet e rregullativave ndërkombëtare dhe evropiane dhe ngrit inicijativën për harmonizimin e Legjislacionit Kombëtar;
- Ngrit inicijativa për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nga fusha e pronësisë industrisiale;
- Kryen shërbime informacioni për procedurën e mbrojtjes së të drejtave nga pronësia industriale në vend dhe jashtë vendit;
- Kryen shërbime kërkimi në Bazën e të Dhënave nga fusha e pronësisë intelektuale;
- Promovon mbrojtjen e pronësisë industriale;
- Organizon ligjërata dhe mban provimin për përfaqësues nga fusha e pronësisë industriale.

 

 

Publikuar më 02.09.2013