| | Sitemap | EN | MK
Muaji i PI - 25 vjet ESHPI

 

Ky vit është vit i përvjetorit për Entin Shtetërore të Pronësisë Industriale - 25 vjet që nga themelimi i Entit (1993-2018).


Me qëllim të shënimit tësaj date të rëndësishme, Enti, në shtator dhe tetor do të organizojë një sërë aktivitetesh që lidhen me promovimin e të drejtave të pronësisë industriale në publik si dhe në dërmarrjet e vogla dhe të mesme, aktivitete me universitetet, transferimin e teknologjisë, si dhe takimet dhe konsultimet me të gjithë aktorët në sistemin e mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të pronësisë industriale.


Motoja e kremtimit do të jetë "Muaji i PI - 25 vjet ESHPI"
Muaji shtator do të jetë "Muaji i pronësisë industriale". Në këtë muaj, një fushatë për promovimin e të drejtave të pronësisë industriale do të realizohet në 6 qytete të Maqedonisë. Fushata do të realizohet në këto qytete: Shkup, Tetovë, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Strugë.


Në qytetet e lartpërmendura, punonjësit e Entit do të kenë takime me udhëheqsinë e komunave si dhe do të organizohen mini-seminare për komunitetin e biznesit. Në këto seminare, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do t'u prezantohet rëndësia dhe përfitimet e mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të pronësisë industriale.


Në të njëjtat qytete, në vendet më të frekuentuara, do të shpërndahen materiale promovuese dhe punonjësit  Entit do t'u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve të interesuar.


Më 18 tetor, do të mbahet evenimenti kryesor për 25 vjet të ESHPI - një konferencë ndërkombëtare me temën Transferimi i teknologjisë dhe të drejtat e PI në Maqedoni. Konferenca do të përfshijë ekspertë nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Organizata Evropiane e Patentave, Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, si dhe profesorë nga universitetet tona.


Gjithashtu në tetor, do të realizohet një fushatë për rezikun e produkteve të falsifikuara dhe pasojat e blerjes së tyre.

Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale me shënimin e 25 vjetorit dhe me aktivitetet e planifikuara do të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë dhe përfitimet e mbrojtjes së Pronësisë Industriale.



25.07.2018