| | Sitemap | EN | MK
Ndarja e çmimeve ne MAKINOVA 2018


Enti Shtetëror për Pronësi Industriale në kuadër të aktiviteteve promovuese të të drejtave të pronësisë industriale, për vite me rradhë mbështet mbajtjen e ekspozitave të shpikjeve, novacioneve, teknologjive të reja, dizajnit industrial dhe punën e të rinjve duke marrur pjesë në ndarjen e çmimeve përmes anëtarëve të saj në juri. Tradicionalisht, çdo vit, Enti siguron pllaka dhe shpërblime në të holla në kategorinë e patentës / dizajnit të regjistruar ose të aplikuar, për shpikë grua dhe për inovator të ri.

Në MAKINOVA 2018, që u mbajt prej 24 deri më 28 tetor 2018, e organizuar nga SPATUM, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale ka dhënë çmimet e mëposhtme:

1. Pllaka për patentë të aplikuar iu dha Argirovski Vasilit, nga Shkupi, për shpikjen "Pajisje për rrotullim anësor të automjeteve"
2. Pllaka për shpikës grua për shpikjen "Kapaciteti i absorbimit të zeolitit 4A të metaleve të rënda nga toka" iu dha Blagica Cekova nga Shkupi
3. Pllaka për inovator të ri iu dha nxënësit Mario Peovski nga Berova për shpikjen "Qarqet e Tesllës".

Në këtë rast, edhe njëherë u konfirmua kreativiteti, përkushtimi dhe angazhimi i shpikësve, dhe sidomos inovatorëve të rinj në realizimin dhe prezantimin e shpikjeve të tyre.

 



16.11.2018


Foto galeria