| | Sitemap | EN | MK
ESHPI bëhet pjesë e Global Brand dhe Global Design Database


Më 21 Dhjetor të vitit 2018, Enti shtetëror për pronësi industriale i Republikës së Maqedonisë të dhënat e saja për marka tregtare dhe dizajne industriale i bëri publike në platformat për kërkim të Organizatës botërore për pronësi intelektuale (WIPO) të quajtura Global Brand Database dhe Global Design Database.

Integrimi i ESHPI-t është rezultat konkret i programës për bashkëpunim ndërkombëtar e mes ESHPI-t dhe të Organizatës botërore për pronësi intelektuale (WIPO).

Zgjerimi i fundit sjell në total gjithsej 45 zyra kombëtare të cilat marrin pjesë në Global Brand Database dhe me shtuarjen e gjithsej 33,580 markave tregatare të Republikës së Maqedonisë, Global Brand tash ofron qasje dhe informata në më shumë se 37,2 milion markata tregatare gjithsej.

Gjithashtu, me zgjerimin e fundit të ESHPI-t në Global Design Database numri i përgjithshëm i zyrave të integruara rritet ne 13, duke shtuar gjithsej 973 dizajne industrial, dhe tani koleksioni i Global Design Database ofron më shumë se 5.3 milion dizajne industriale për kërkim.

Të dhënat e ESHPI-t për marka tregtare dhe dizajne industriale mund të kërkohen në linqet në vijim: Global Brand Databse dhe Global Design Database.



21.12.2018