| | Sitemap | EN | MK
Me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale epromovojmë potencialin krijues në vend

 

U mbajt seanca e parë e Trupit Koordinues për Pronësinë Intelektuale, të themeluar sipas rekomandimeve të organeve dhe institucioneve relevante evropiane dhe ndërkombëtare. Fillojnë aktivitetet kundër piraterisë dhe falsifikimit.

Sipas Planit të Veprimit, fillon zbatimi i veprimeve të koordinuara në të gjithë qytetet në Republikën e Maqedonisë së Veriutme qëllim të mbrojtjes efektive të pronësisë intelektuale. Në bashkëpunim me organet kompetente, Trupi Koordinues për Pronësisë Intelektuale do të marrë pjesë në organizimin dhe zbatimin e shkatërrimit publik të mallrave të konfiskuara pirate dhe të falsifikuara për të cilat ka vendime të formës së prerë.

Trupi Koordinues për Pronësi Intelektuale është një organ i përhershëm për vënien e koordinimit në zbatimin e mbrojtjes së pronësisë industriale dhe të drejtave të autorit dhe të drejtave të ndërlidhura. Ky organ siguron bashkëpunimin e nevojshëm për arritjen e mbrojtjes efektive të këtyre të drejtave si një parakusht themelor për promovimin e potencialit kreativ në vend. Në këtë mënyrë përcaktohet potenciali ekonomik i të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe ndikimin negativ ekonomik i shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale. Me aktivitetet e tij, organi koordinues do të mbështesë procesin legjislativ dhe do të vendosë masa për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Koordinatinator i trupit koordinues është Zëvendës Drejtori i Entit Shtetërorpër Pronësisë Industriale, Goran Gerasimovski, dhe i një trup është i përbërë nga përfaqësues të autoriteteve shtetërore të cilat janë në mënyrë direkte ose indirekte të përfshira në zbatimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si: EntiShtetëror pë Pronësi Industriale, Ministria e Kulturës, Drejtoria e doganave, Ministria e Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Punës, Ministria e ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.



22.02.2019