| | Sitemap | EN | MK
TRE AKCIONE KOORDINUESE TË REALIZUARA NGA TKPI NË QERSHOR 2019

Trupi Koordinues për Pronësinë Intelektuale, në kuadër të kompetencave për vendosjen e koordinimit në zbatimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, në mes të qershorit 2019, ka kryer aktivitete të koordinuara në tre kompani që kanë shkelur të drejtat e pronësisë industriale. Aktivitetet u ndërmorën me kërkesë të mëparshme për veprim, të paraqitura nga bartësit e së drejtës. Për zbatimin efikas të masave dhe aktiviteteve, në mbikëqyrje morën pjesë edhe përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë inspektimeve të kryera në subjektet e paraqitura në Aplikacionet për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, u konstatua se kërkesat ishin të arsyeshme.

Në këto akcione janë konfiskuar gjithsej 74 produkte, të cilat cenojnë të drejtat e pronësisë industriale (74 produkte ndërtimore) dhe 5100 produkte, të cilat gjithashtu cenojnë të drejtat e pronësisë industriale (5100 pije frutash).

Në këto akcione janë marrë vendime me të cilat personat juridikë janë urdhëruar të tërheqin produktet dhe dokumentet që lidhen me produktin.

Janë kryer procedurat e zgjidhjes, në të cilat kryerësve u janë shqiptuar gjoba në shumë prej 6000 euro në denarë për kompanitë dhe 1,800 euro në denarë për personin përgjegjës në kompani. Pasi që procedurat e zgjidhjes ishin të pasuksesshme, janë paraqitur kërkesa për fillimin e procedurave për kundërvajtje gjykatën kompetente.



07.12.2019