| | Sitemap | EN | MK
Indeksi i Inovacionit Global për vitin 2019

Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale (OBPI, WIPO) së bashku me INSEAD dheUniversiteti Kornel shpalli Indeksin e Inovacionit Global (IIG) për vitin 2019. Ky është edicioni i 12-të i Indeksit, që ka për qëllim të ndihmojë bartësit e politikave në kuptimin e aktiviteteve inovative, të cilat nxitin zhvillimin ekonomik. Studimi bazohet mbi 129 ekonomi, e që rezultatet bazohen në 80 tregues, të cilët përfshijnë hapat e aplikimit të pronësisë intelektuale, rangime të larta universitare dhe publikime shkencoro-teknike (Universiteti Kornel, INSEAD dhe WIPO (2019))

Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 59-të nga 129 shtetet sipas Indeksit të Inovacionit Global (IIG) për vitin 2019, i shpallur më datë 24 të këtij muaji, sipas të cilit shënon ngritje në 25 vende më lartë të listës së vendeve, të cilat investuan në infrastrukturën inovative.

Sipas këtij raporti Republika e Maqedonisë së Veriut ka rritje të theksuar në raport me dy vitet e kaluara, që në masë të madhe ka të bëjë me politikën e përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me ndërmarrjet e vogla, mikro dhe të mesme.

 

 Indeksi i Inovacionit Global për vitin 2019

 Renditjet e Maqedonisë së Veriut, 2017 - 2019 (krahasim)

                           IIG           Inovacione            Inpute

     2019             59                     52                     63
     2018             84                     71                     93
     2017             61                     53                     63

 

Maqedonia e Veriut zë vendin e 12-të në mesin e 34 ekonomive me nivel të të ardhurave të mesme-të lartë, dhe se shteti ka treguar rritje më të lartë të zhvillimit nga ajo e paraparë tek BPK.

Një sukses i madh i arritur, sipas treguesve të cilësisë ISO9001 (vendi i 24-të) dhe produkteve të teknologjisë së lartë dhe të mesme të lartë (vendi i 20-të) si dhe pozita në kategorinë e njohurive dhe teknologjive është përmirësuar, sipas të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 66.

Sipas Indeksit të Inovacionit Global, Republika e Maqedonisë së Veriut ka vlerësime mbi mesataren në pesë nga shtatë shtyllat e Indeksit të Inovacionit Global, të cilat i referohen institucioneve, infrastrukturës, sofistikimit të tregut, ku është në pozitën e 28 për njohuritë dhe rezultatet teknologjike dhe rezultatet krijuese.

Pesë vendet më inovative, sipas analizës së IIG-së këtë vit janë Zvicra, Suedia, Shtetet e Bashkuara, Hollanda dhe Mbretëria e Bashkuar.



30.07.2019