| | Sitemap | EN | MK
ESHPI bëhet pjesë e DesignClass

Me 30 shtator 2019, Enti shtetëror për pronësi industriale i Republikës së Maqedonisë Veriore zyrtarisht filloi me përdorimin e termeve nga lista e bazës së harmonizuar të indikacioneve të produktit (Harmonized Database of Product Indiciation - HDBPI) në DesignClass të Zyrës së Bashkimit Europian për pronësi intelektuale (European Union Intellectual Prorpty Office - EUIPO)

Poashtu, pranë ESHPI-t të Republikës së Maqedonisë Veriore kësaj iniciative iu bashkuan edhe Organizata Rajonale Afrikane për Pronësi Intelektuale (ARIPO), Instituti për Pronësi Intelektuale e Bosnjës dhe Hercegovinës (IIP-BIH), Qendra Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Gjeorgjisë (Sakpatenti), Agjencia Shtetërore për Pronë Intelektuale e Republikës së Moldavisë (AGEPI) dhe Zyra e Pronësisë Intelektuale të Republikës së Serbisë (IPORS).

Si rezultatit i planit strategjik, këto janë gjashtë zyrat e para të Pronësisë Intelektuale jashtë Bashkimit Evropian (BE) që do të përdorin termat nga lista e bazës së harmonizuar të indikacioneve të produktit. Ky rezultatet është rrjedhojë e pritur nga projektit strategjik i ashtuquajtu “Extension of tools to non-EU offices” i menaxhuar bashkëpunimi ndërkombëtar të EUIPO-s. Ky projekt ka për qëllim shtrirjen e mjeteve të zhvilluara nga Rrjeti i Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPN) përtej BE-së më qëllim që përdoruesit nga e mbarë bota të përfitojnë nga kjo shtirje.

Me gjashtë shtrirjet e reja, DesignClass tani u ofron përdoruesve mundësinë për të kërkuar dhe përkthyer më shumë se 12.000 koncepte të harmonizuara në 27 gjuhë nga 30 zyra të ndryshme për pronësi intelektuale.

Për më shume detaje mund të lexoni në linqet në vijim: www.euipn.org dhe http://euipo.europa.eu/designclass   



02.10.2019