| | Sitemap | EN | MK
Njoftim

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale informon se Manifestimi tradicional vjetor Patenta e Vitit dhe festimi i 26 Prillit - Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale do të shtyhet, në përputhje me masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen nga COVID-19. Manifestimi për Patentën e Vitit do të mbahet pas përfundimit të krizës dhe masave të krizës.


Këtë vit, ne mirëpresim 26 Prill në kushte të ndryshme. Është detyrë e çdo institucioni dhe çdo qytetari të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit publik. Në të njëjtën kohë, kjo krizë nënvizon rolin e madh të inovacionit në gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet njerëzimi.


Ne, si Ent, vazhdojmë të punojmë intensivisht në përmirësimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe të gjithë palëve të interesuara, si dhe në përmirësimin e të gjithë sistemit të të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale e shënon 26 Prillin e këtij viti - Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale nën moton "Inovoni për një të ardhme të gjelbër". Teksti për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të OBPI si dhe aktivitetet me rastin e kësaj dite mund të lexoni në linkun vijues: https://www.wipo.int/ip-outreach/en/ipday/.
 



24.04.2020