| | Sitemap | EN | MK
Njoftim për emërimin e Drejtorit të ri të ESHPI

Sot Zëvendës Drejtori aktual Goran Gerasimovski merr zyrtarisht funksionin e Drejtorit të Entit Shtetërore për Pronësi Industriale.

"Të gatshëm për sfida të reja, ne vazhdojmë të punojmë në mënyrë transparente dhe të palodhshme. Duke mbrojtur pronën intelektuale, ne po e çojmë ekonominë maqedonase përpara, duke inkurajuar inovacionin dhe duke krijuar kushte për të rinjtë për të realizuar talentet e tyre në vend," tha Gerasimovski.

Të gjithë të punësuarit e Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale shprehën mirënjohjen e tyre për Dr. Safet Emruli, i cili drejtoi këtë institucion në vitet e mëparshme. Zyra vazhdon me aktivitetet aktuale dhe ato shtesë, në përputhje me përparësitë e menaxhmentit të ri. Qëllimi është të theksohet rëndësia e mbrojtjes së të drejtave intelektuale dhe kontributi i madh që ka inovacioni në zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit.



27.10.2020


Foto galeria