| | Sitemap | EN | MK
KUMTESË për provimin profesional për përfaqësues për pronësi industriale

Në bazë të neneve 279 dhe 280 nga Ligji për pronësi industriale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/09 dhe 24/2011) dhe nenet 2 dhe 3 nga Rregullorja për provimin profesional për përfaqësues  për pronësi industriale dhe për Regjistrin e përfaqësuesve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 92/09), Enti Shtetëror për Pronësi Industriale organizon dhënien e provimit profesional për përfaqësues për pronësi industriale.

                Në lidhje me provimin do të mbahen ligjerata në kohëzgjatje prej pesë ditë pune edhe atë: prej 14.12.2020 deri më 18.12.2020 nga ora 17.00 deri më ora 20.00.

                Provimin profesional për përfaqësues për  pronësi industriale të drejtë për dhënie kanë personat fizik me fakultet juridik të kryer ose ndonjë nga fakultetet  teknike, fakultetet të farmacisë dhe shpenzimet e paguara për dhënien e provimit në  shumë prej 6.250,00 denarë, konform  zërit  tarifor 7.1 nga Tarifa e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.115/07) edhe atë: emri i pranuesit – Enti Shtetëror për Pronësi Industriale; banka e pranuesit – BPRM, llogaria 100000000063095; llogaria e shfrytëzuesit buxhetor 1100200213 787 13; llogaria hyrëse 72414920; mënyra 1.

                Personat të cilët janë të interesuar për dhënien e provimit, duhet të parashtrojnë fletëparaqitje me shkrim në Ent më së voni deri më 11.12.2020.

Fletëparaqitja për provim duhet të përmbajë:

  1. të dhënat e kandidatit: emri, mbiemri, adresa, telefoni, faksi, e-maili;
  2. dëshmi për përgatitje profesionale (kopje të vërtetuar):
  3. dëshmi për shpenzime lidhur me  provimin (origjinal)

Si dëshmi përkatëse për përgatitje profesionale llogaritet diploma univerzitare me cikël prej 240 SETK-kredi ose diplom përkatëse nga studimet katërvjeçare e lëshuar nga Republika e Maqedonisë gjegjësisht diplom e nostrifikuar nga shtetet e huaja. 



25.11.2020