| | Sitemap | EN | MK
Vizitë pune me Drejtorin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Drejtori i Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale Goran Gerasimovski sot u takua me Drejtorin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Kosta Petrov. Gjatë takimit u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Të dy institucionet do të punojnë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën e patentimit të produkteve dhe përfitimet që vijnë me mbrojtjen. Duke mbrojtur produktet e tyre, inovatorët dhe kompanitë maqedonase po bëhen më konkurruese në tregjet e brendshme dhe të huaja.

Enti Shtetërorë i Pronësisë Industriale do të përfshihet përmes këshillave të ekspertëve në sesionet e informacionit për të aplikuar për thirrjet publike të FIZHT. Bashkëpunimi në këtë drejtim do të përcaktohet në mënyrë specifike në periudhën e ardhshme.



27.11.2020


Foto galeria