| | Sitemap | EN | MK
Panairi Ndërkombëtar i Inovacionit - ISIF21 u mbajt në Stamboll, Republika e Turqisë

Në Panairin Ndërkombëtar të Inovacionit (ISIF21) të mbajtur për herë të 6 -të, nga 21-26 Shtator 2021 në Stamboll, Republika e Turqisë, organizuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë, Zyra Turke e Patentave dhe Markave, Shoqata Ndërkombëtare e Shpikësve - IFIA dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale - WIPO, shpikësit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale prezantuan shpikjet e tyre të fundit, për të cilat iu dhanë Certifikata dhe Medalje.

Panairi Ndërkombëtar i Inovacionit (ISIF21) u mbajt këtë vit si pjesë e festivalit më të madh botëror të teknologjisë dhe aviacionit në Turqi - TEKNOFEST, nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë, i cili u ndoq nga mbi 2 milion vizitorë.

 

Në pjesën solemne të panairit, ku u shpërndanë çmime dhe certifikata të shumta, Këshilltari Shtetëror i ESHPI, z. Ali Asani, dha një shpërblim për organizimin e suksesshëm të panairit si dhe për bashkëpunimin afatgjatë me Zyrën për Patenta dhe Marka të Republikës të Turqisë, e cila u pranua personalisht nga Drejtori i zyrës, Prof.Dr. Habib Hasan.



30.09.2021


Foto galeria