| | Sitemap | EN | MK
ESHPI mirëpriti inovatorin e ri nga Tetova

Sot Drejtori I ESHPI-së Ibush Jusufi së bashku me zv. Drejtorin Blerim Idrizi mirëpritën inovatorin e ri, Amin Osmani nga Bogovina e Tetovës. Gjatë takimit Aminit iu dorëzua vendimi për patent, i cili në bashkepunim me profesorin e lëndës së robotikës ka shfaqur talentin e tij duke zbuluar: Sistem (Senzor) për kalimin e këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

Ky inovacion do të ju shërbejë këmbësorëve për të evituar rrezikun nga përplasja me makinat, të cilat qarkullojnë në trafik. Me çrast ky sensor alarmon këmbësoret dhe vozitësit, posaçërisht iu dedikohet personave, të cilët I kanë humbur shqisat e të pamurit dhe të dëgjuarit.

Ne si institucion do të jemi gjithmonë në përkrahje të të rinjve inovatorë dhe nxitjen e tyre, që të kontribuojnë në këtë fushë shumë të rëndësishme.



17.02.2022


Foto galeria