| | Sitemap | EN | MK
Skriningu shpjegues i Maqedonisë së Veriut për Kapitullin 7 – Të drejtat për pronësi intelektuale, në Bruksel

Më 12/10/2022 në Bruksel, u mbajt takimi për skriningun shpjegues ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut për Kapitullin 7 - Të Drejtat për Pronësi Intelektuale, nga Klasteri 2 - Tregu i brendshëm. Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shoqëronin edhe përfaqësues të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, si institucion bartës i Kapitullit 7, të udhëhequr nga drejtori i Entit, M-r. Ibush Jusufi.

Në takim u prezantuan ndryshimet më të fundit në legjislacionin evropian në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, me theks të veçantë në direktivat dhe rregullativatmbi të drejtën autoriale dhe të drejtën për pronësi industriale.

Me këtë takim ka përfunduar faza e shqyrtimit të skriningut shpjegues, pastaj vjen faza e shqyrtimit dypalësh në të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do t’a prezantojë statusin në lidhje me shkallën e përputhshmërisë së legjislacionit nacional me atë të Bashkimit Evropian, i prezantuar në takimet shpjeguese; kapacitetet institucionale dhe zbatimi. Sipas afatit kohor të përcaktuar, takimet dypalëshe të shqyrtimit duhet të fillojnë në janar 2023.



13.10.2022


Foto galeria