| | Sitemap | EN | MK
Trajnim për dorëzimin elektronik të aplikimeve për PCT (Marrëveshja për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Patentave)

Në datat 11 dhe 12 tetor 2022, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, në Tiranë, Republika e Shqipërisë, u zhvillua një sesion trajnimi për dorëzimin elektronik të aplikimeve ndërkombëtare për Zyrat që veprojnë në funksion tëZyrave për pranim.

Në trajnimin nga Enti Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut morrën pjesë dy përfaqësues nga Sektori i patentave.

Në kuadër të programit u mbajtën prezantime dhe u zgjidhën detyrat në mënyrë interaktive për problemin e dhënë, si: pasqyrë e funksioneve kur Zyra vepron si zyrë për pranim duke përdorur portalin IP të WIPO-së; procedurën e shqyrtimit të aplikacioneve ndërkombëtare të paraqitura sipas procedurës PCT; njohja me formularët si dhe procedura e ekzaminimit dhe përditësimi i procedurës duke përdorur formatin letër dhe elektronik.

Dita e dytë iu kushtua përfaqësuesve që veprojnë në kuadër të pronësisë industriale si dhe përfaqësuesve nga universitetet dhe përdoruesit e tjerë të këtyre shërbimeve, me qëllim njohjen me procedurat dhe paraqitjen e aplikimeve ndërkombëtare në formë letre dhe elektronike.



17.10.2022


Foto galeria