| | Sitemap | EN | MK
Ekspozita ndërkombëtare 43- Makinova 2022 dhe 20- Ekonova 2022

Еdhe këtë vit, në shenjë bashkëpunimi me Teknologjinë Nacionale dhe Unionin e Shpikësve dhe Autorëve të Përmirësimeve Teknike - SPATUM, përfaqësues nga Enti Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në ekspozitën ndërkombëtare për vepra krijuese dhe inovacione 43 -MAKINOVA dhe 20- EKONOVA, e cila u mbajt nga data 8-10 nëntor 2022, në Shtëpinë e ARM-së, Shkup.

Qëllimi i këtij evenimenti është të stimulojë kreativitetin dhe të hapë rrugën drejt krijimit të shpikjeve dhe inovacioneve të reja.

Në këtë aktivitet morën pjesë inovatorë të rinj nga shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe të rritur të cilët tashmë kanë përvojë të madhe në këtë fushë. Ata prezantuan me sukses shpikjet dhe kërkimet e tyre shkencore dhe ndanë mendimet dhe vizionet e tyre me njëri-tjetrin. Enti rekomandoi që shpikësit të përdorin të drejtat e pronësisë industriale (patent, markë dhe dizajn industrial) që i shtojnë vlerë shpikjes, por edhe të përdorin bazat e të dhënave për të qenë në trend me arritjet më të fundit tekniko-teknologjike.

Tradicionalisht, Enti mori pjesë me një përfaqësues të Entit në Komisionin e Vlerësimit të ekspozitës, në të cilën shpikjet përzgjidhen sipas kritereve të caktuara dhe më pas në një arbitrazh profesional me të gjithë anëtarët e komisionit, shpërndajnë shpërblimet.

Sipas traditës, Enti ndan tre shpërblimeDiplomë me vlerë monetare prej 5000 denarë në kategorinë e patentës ose dizajnit të paraqitur, femra inovatore dhe inovatortë rinj.

Në një rast të veçantë u mbajt edhe shpërndarja e çmimeve, në të cilën u drejtuan përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kompetente në këtë fushë.

Në këtë aktivitet, z. Blerim Idrizi, zëvendësdrejtor i Entit Shtetërore për Pronësi Industriale, pati nderin t'u drejtohej të pranishmëve dhe ti shpërndajë shpërblimet në emër të Entit:

- Në kategorinë e patentave të paraqitur, shpikësit Dimitrija Angelkov i është ndarë çmimi për shpikjen "Termometer trupi me shqiptim në disa gjuhë dhe vibrime për personat me nevoja";

- Në kategorinë femra inovatore shpërblimi iu nda inovatores Blagica Cekova për shpikjen “Ndikimi i zeolitit në tokë për rritjen e bimëve”;

- Në kategorinë inovator të rinj, shpikësi Simeon Aleksovski mori çmimin për shpikjen "Procesi industrial i implementuar me kontrollues PLC".

Në pjesën e fundit u shpërndanë mirënjohje për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve që kontribuan në mbajtjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.



10.11.2022


Foto galeria