| | Sitemap | EN | MK
Punëtori teknike për implementimin e platformës Front Office për Patenta

Më 21-22 nëntor të vitit 2022, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale (ESHPI) i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit bilateral organizoi punëtorinë e dytë teknike për zbatimin e platformës Front Office me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO). Objektivi i kësaj vizite teknike ishte mbledhja dhe shënimi kërkesave dhe nevojave të ESHPI-t, si dhe diskutimi i hapave të ardhshëm të projektit por gjithashtu ishte edhe vizitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy Zyrave.

Front Office është një aplikacion në internet që u mundëson aplikantëve, shpikësve dhe përfaqësuesve të paraqesin aplikime për patentë nëpërmjet internetit.

Ekipi i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale e udhëhequr nga Drejtori Ibush Jusufi, i cili në fjalimin e tij hapës falemenderoi Zyrën Europiane për Patenta për angayhimin e saj për implementimin e plaftormave të ndryshmë në ESHPI të cilat lehtësojnë shërbimet ndaj përdoruesve të saj qofte ato vendor apo të huaj. Z. Jusufi gjithashtu theksoi lehtësimet dhe benefitet që implementimi i Front Office sjell si për përdoruesit e pronësisë intelektuale ashtu edhe për vetë Zyrën.

Mes të tjerash, z. Jusufi potencoi që përdoruesit do të munden të depozitojnë jo vetëm aplikime për patenta por edhe kërkesa tjera jurudikë siç janë, kërkesa për ndryshime, kërkesa për vazhdime, kërkesa për rinovim si dhe kërkësa për të anuitete. Front Office është platformë e rëndësishme për ESHPI-n dhe është komponent kyçe që lehtëson rrugën në transofrimin digjital të saj.

Vendimi i ESHPI-t i sjellur nga z. Jusufi që ESHPI të jetë një nga zyrat e para anëtare të EPO-s të zbatoj Front Office dëshmon që EPO vazhdon të jetë një partner strategjik vendimtar për ESHPI-n, dhe që përpiqet të jetë një shtytës kyç në zbatimin e projekteve të rëndësishme për Rrjetin Evropian të Patentave më qëllim të përmisimin e shërbimeve për përduruesit e saj.



24.11.2022


Foto galeria