| | Sitemap | EN | MK
Firmoset memorandum mirëkuptimi ndërmjet ESHPI-së dhe EUIPO-s
Firmoset memorandum mirëkuptimi për basshkëpunim bilateral ndërmjet: Zyra shtetërore e pronësisë industriale e Republikës së Maqedonisë Veriore (ESHPI dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale (EUIPO).
Zyra Shtetërore për Pronësi Industriale e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë “ESHPI”), e përfaqësuar nga z. Blerim Idrizi, Drejtor i Përgjithshëm, nga njëra anë, dhe Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian (në tekstin e mëtejmë'EUIPO'), e përfaqësuar nga z. Andrea Di Carlo, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv.
Të dy zyrat shprehën gatishmërinë për të zhvilluar lidhje më të forta bashkëpunimi që mund të çojnë në:
Krijimin e një partneriteti strategjik ndërmjet tyre.
Interesimi i Zyrave për zgjerimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në administrimin e pronësisë intelektuale, me qëllim të forcimit të sistemeve dhe shërbimeve të tyre të IP.
Nënshkruar në Gjenevë, Zvicër, 07 Korrik 2023, në Anglisht.


19.07.2023


Foto galeria