| | Sitemap | EN | MK
Ekspozita Ndërkombëtare 44- MAKINOVA 2023 dhe 21- EKONOVA 2023

Në shenjë të bashkëpunimit afatgjatë me Teknikën popullore dhe Unionin e Shpikësve dhe Autorëve të Përmirësimeve Teknike - SPATUM, përfaqësues nga Enti Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare për vepra krijuese dhe inovacione 44- MAKINOVA dhe 21-EKONOVA, e cila u mbajt nga 10-12 nëntor 2023, në SHMK “Aco Ruskovski”, komuna e Berovës.

Ekspozita u mbajt nën përkujdesjen e presidentit, z. Stevo Pendarovski, i cili vizitoi stendat me shpikje dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesve të ekspozitës ua ndau çmimet.

Manifestimin e drejtoi dhe hapi zëvendëskryeministrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut znj. Sllavica Grkovska.

Qëllimi i këtij eventi është të stimulojë kreativitetin dhe të hapë rrugën drejt krijimit të shpikjeve dhe inovacioneve të reja.

 Në ekspozitë, përveç shpikësve nga vendi ynë, morën pjesë edhe shpikës nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Bullgaria. U prezantuan shpikjet e spikatura të inovatorëve të rinj nga shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe të rriturit që tashmë kanë përvojë të madhe në këtë fushë. Ata prezantuan me sukses shpikjet dhe kërkimet e tyre shkencore dhe ndanë mendimet dhe vizionet e tyre me njëri-tjetrin.

 Enti mori pjesë në Komisionin e Vlerësimit në të cilin shpikjet vlerësohen sipas kritereve të caktuara dhe më pas çmimet ndahen në një arbitrazh profesional. Sipas traditës, Enti ndan tre çmime - Diploma me vlerë monetare prej 5000 denarë.

Më datë 11.11.2023, në një rast të veçantë, u mbajt prezantimi i çmimeve, të cilit iu drejtuan përfaqësues nga institucionet e rëndësishme kompetente në këtë fushë.

Në këtë manifestim, z. Blerim Idrizi, drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, pati nderin t'u drejtohej të pranishmëve dhe t'i dorëzonte çmimet në emër të Entit, të cilat u ndanë në kategorinë e shpikësve të rinj.

- Shpikësja e re Iva Todoroska mori çmimin për shpikjen "Shtëpia e zgjuar (Shtëpia e së ardhmes);

- Çmimi për shpikjen “Teslla spirale” iu dha ekipit të shpikësve të rinj Jovana Cikarska dhe Martin Sivevski;

- Shpikësi i ri Filip Milevski mori çmimin për shpikjen "Dora e motorizuar për saktësi".

 Në pjesën e fundit u shpërndanë mirënjohje për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve që kontribuan në mbajtjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Më 12 nëntor 2023, në kuadër të kësaj ekspozite të rëndësishme, u mbajt një ngjarje mjaft domethënëse “Hapja e një shkolle për inovatorët e rinj”, e cila do të mbajë emrin e një shpikësi të shquar dhe autorit të një numri të madh të risive dhe patentave, Prof.Dr. Trpe Gruevski, ekspert në kibernetikë, robotikë dhe inteligjencë artificiale, i cili ishte edhe kryetar i Unionit të Shpikësve për 15 vjet.

Enti dha një rekomandim se si shpikësit mund të përdorin të drejtat e pronësisë industriale (patenta, marka tregtare dhe dizajni industrial) që i shtojnë vlerë shpikjes, por gjithashtu iu dha një drejtim që ata të mund të përdorin edhe bazat e të dhënave për të qenë në trend me arritjet më të fundit tekniko-teknologjike.



13.11.2023


Foto galeria