| | Sitemap | EN | MK
Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të fillojë me zbatimin e “CP5”

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ESHPI) publikon dokumentin e praktikës që i referohet elementeve jo dalluese/të dobëta të markave tregtare gjatë shqyrtimit të arsyeve relative të refuzimit për shkak të ekzistimit të mundësisë së konfuzionit.

Publikimi i dokumentit të praktikës është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të ESHPI-së dhe EUIPO për të gjetur gjuhën e përbashkët me kriteret e përfshira në Praktikën e Përbashkët mbi Arsyet Relative të Refuzimit – Mundësia e Konfuzionit (Ndikimi i Komponentëve Jo Dallues/Dobët) (CP5 ). Parimet e praktikës do të jenë të zbatimit të përgjithshëm dhe synojnë të mbulojnë një gamë të gjerë rastesh.

Ky dokument, i përgatitur në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të ESHPI-së dhe EUIPO-së, synon të rrisë saktësinë, transparencën, sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë në interes të përdoruesve dhe ekzaminuesve nga institutet e pronësisë industriale/intelektuale.Dokumenti synohet gjithashtu të jetë një referencë për të gjitha palët e tjera të interesuara.

Dokumenti i praktikës ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve mbi të cilat bazohet praktika dhe në përgjithësi do të zbatohet nga Enti dhe zyrat e PI që janë pjesë e Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPN).

Dokumenti publikohet me qëllim të njohjes së përdoruesve me praktikën që ESHPI do të zbatojë nga data 06/04/2024.

Dokumenti i praktikës është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë shpjegon kriteret dhe parimet kryesore të praktikës. Pjesa e dytë përmban një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të këtyre parimeve.

 Dokumenti është në dispozicion KËTU.


 

ESHPI gjithashtu ka publikuar dokumente praktike të disponueshme në maqedonisht, shqip dhe anglisht:

• CP3 – Marka dalluese-figurative që përmbajnë fjalë përshkruese/jo dalluese (MK / AL / EN).

• CP4 – Fusha e mbrojtjes së markave bardh e zi (MK / AL / EN).



06.03.2024