Të nderuar përdorues të shërbimeve të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale,
Enti Shtetërore për Pronësi Industriale mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transformimit digjiital të shërbimeve të saj, me qëllim të forcimit të proceseve të brendshme, përmirësimit të efikasitetit operacional dhe ofrimit të shërbimeve elektronike të sigurta, moderne dhe të orientuara drejt përdoruesit për aplikantët dhe palët e interesuara.
Si pjesë e kësaj iniciative të vazhdueshme modernizimi, ESHPI zbatoi një zgjidhje të re softuerike që mbështet digjitalizimin e rrjedhave të saj të punës. Gjatë procesit të migrimit të sistemit të kryer gjatë muajit janar, u hasën disa sfida teknike të cilat rezultuan në vonesa në përpunimin e dokumentacionit të paraqitur nga aplikantët.
Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se të gjitha shërbimet tani janë rikthyer plotësisht dhe po funksionojnë në kushte normale. Aktivitetet e përpunimit kanë rifilluar me kapacitet të plotë operacional.
Ne kërkojmë ndjesë sinqerisht për çdo shqetësim të shkaktuar gjatë kësaj periudhe tranzicioni dhe falënderojmë përdoruesit tanë për mirëkuptimin dhe besimin e tyre të vazhdueshëm.
Me respekt,
Eljesa Neziri,
Drejtor