| | Sitemap | EN | MK
Raport nga Prezentimi i RM-së në Ekspozitën Ndërkombëtare "Ide-Shpikje-Produkte të reja" IENA 2012
Raport
nga
Prezentimi i Republikës së Maqedonisë në Ekspozitën Ndërkombëtare

"Ide-Shpikje-Produkte të reja"
IENA 2012, Nirnberg, Gjermani
(1-4 nëntor 2012)

Delegacioni i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale nga Republika e Maqedonisë në përbërje prej: z. Jetmir Shabani, udhëheqës i njësisë për patenta dhe znj. Irena Daneva, udhëheqëse e njësisë për mbikëqyrje teknologjike dhe promovim, morën pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare "Ide-Shpikje-Produkte të reja"- IENA 2012, që u mbajt prej 1 deri më 4 nëntor në Nirnberg, Gjermani. Në Ekspozitë morën pjesë 34 vende, të cilët u prezentuan me më shumë se 750 shpikje.

Republika e Maqedonisë me qëllim që ti promovojë shpikjet maqedonase në suaza ndërkombëtare mori pjesë në këtë panair të njohur ndërkombëtarisht. Në ekspozitë ishin prezentuar pesë shpikje me çka edhe njëherë u konfirmua se shpikjet nga inovatorët maqedonas që janë lëndë e mbrojtjes me të drejtat nga pronësia industriale janë të vlefshme për komercijalizim dhe transfer të teknologjive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Stenda maqedonase tërhoqi një vëmendje të madhe jo vetëm tek Juria Ndërkombëtare por edhe tek pjesëmarrësit e tjerë të panairit si dhe tek vizitorët.

Ndarja solemne e shpërblimeve të IENA 2012 u mbajt më 3 nëntor të vitit 2012.

Juria profesionale ndërkombëtare ndau këto shpërblime:

MEDALJA E ARTË - inovatorit Stojçe Smileski, për shpikjen
“FRENË E INTEGRUAR PËR SHASI RROTULLUESE”;

MEDALJE E ARGJENDTË - inovatorit Joti Popovski, për shpikjen
“STACION FILTRIMI ANAEROB ME BIOFILTRIM”;

MEDALJE E BRONZIT - inovatorëve Jakup Kadriu dhe Arben Ziberi, për shpikjen “PREPARAT PËR SHKATËRIMIN E INSEKTEVE – BLATIDA GERMANIKA” dhe

MEDALJE E BRONZIT - inovatores Zhaklina Stamboliska, për shpikjen
“METODË PËR PËRCJELLJE PROAKTIVE TË GJENDJES TË MAKINAVE ME ROTULLIME TË NGADALSHME”.

Gjithashtu u ndanë edhe këto shpërblime të posaçme:


- PLLAKATË me diplomë nga Ministria e arsimit, hulumtimit, rinisë dhe sporteve nga Rumunia, inovatorit Stojçe Smileski, për shpikjen “FRENË E INTEGRUAR PËR SHASI RROTULLUESE”;

- MEDALJA E ARTË me diplomë nga Asociacioni Rus për bashkëpunim ndërkombëtar shkencor dhe teknik të inovatorit Stojçe Smileski, për shpikjen “FRENË E INTEGRUAR PËR SHASI ROTULLUESE”;


- MEDALJA E ARTË me diplomë nga Asociacioni Rus për bashkëpunim ndërkombëtar shkencor dhe teknik, inovatorëve Jakup Kadriu dhe Arben Ziberi, për shpikjen “PREPARAT PËR SHKATËRIMIN E INSEKTEVE – BLATIDA GERMANIKA”;


- MEDALJA E ARTË me diplomë nga Shoqata për shpikje dhe dizajne nga Malezia inovatorit Joti Popovski, për shpikjen “STACION FILTRIMI ANAEROB ME BIOFILTRIM”;

- PLLAKATË me diplomë nga Shoqata e shpikësve të Hungarisë, inovatores Zhaklina Stamboliska, për shpikjen “METODË PËR PËRCJELLJE PROAKTIVE TË GJENDJES TË MAQINAVE ME ROTULLIME TË NGADALSHME”

ÇERTIFIKATË për kontributin në shpikje nga Shoqata e grave shpikëse NOVA nga Bosnja dhe Hercegovina inovatores Zhaklina Stamboliska, për shpikjen “METODË PËR PËRCJELLJE PROAKTIVE TË GJENDJES TË MAQINAVE ME ROTULLIME TË NGADALSHME” dhe

-ARKË BRONZE me diplomë nga Shoqata e shpikësve nga Kroacia inovatorit Vllatko Zdravkovski për shpikjen “DREJTUES ELEKTRIK NJËFAZËSH PËR NGARKESË 12 V DHE RRYMË 5A”.


4/11/2012
Nirnberg,Gjermani



08.11.2012