| | Sitemap | EN | MK
TAIEX misioni i ekspertëve “Lufta kundër barërave të falsifikuara si lëndë e ndjekjes penale”

Më 26 dhe 27 qershor të vitit 2012 në Shkup, u mbajt TAIEX misioni i ekspertëve “Lufta kundër barërave të falsifikuara si lëndë e ndjekjes penale”. Në trajnim morën pjesë anëtarët e Trupit koordinues për pronësi industriale, përfaqësues nga Byroja e barërave, nga Enti shtetëror për pronësi industriale dhe gjyqtar nga Gjykata themelore Shkupi I – Shkup.

Ekspertja, zonja Aline Plancon ishte përfaqësuese e INTERPOL-it nga njësia e krimit farmaceutik dhe produkteve të falsifikuara mjekësore. Gjatë trajnimit dyditor, zonja Plancon, duke filluar nga definicionet bazë ndërkombëtare, e deri tek zhvillimi i rregullativës dhe kornizës institucionale për luftë kundër barërave të falsifikuara, e prezantoi mënyrën e ndjekjes së kanaleve të falsifikimit përmes rasteve konkrete, duke potencuar rëndësinë e qasjes dhe bashkëpunimit të organizuar midis gjithë faktorëve relevant në nivel kombëtar, regjional dhe ndërkombëtar, sidomos për faktin se barërat e falsifikuara në mënyrë të drejtpërdrejtë prekin shëndetin publik.



20.07.2012