| | Sitemap | EN | MK
Seminaret e organizuara në bazë të bashkëpunimit bilateral Entit shtetëror për Pronësi Industriale dhe Zyrës Europiane të Patentave

Seminaret e organizuara në bazë të bashkëpunimit bilateral Entit shtetëror për Pronësi Industriale dhe Zyrës Europiane të Patentave

-  Seminar me temë "Zhvillimi i pronës intelektuale në Republikën e Maqedonisë në lidhje me harmonizimin e legjislacionit dhe të Konventës Europiane të Patentave u mbajt në:
-  6 shtator 2011 në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup për studentët e studimeve master të Fakultetit juridik dhe Fakultetit Ekonomik
-  9 shtator 2011 në Universitetin Shtetëror të Tetovës për studentët e studimeve master të të Fakultetit juridik dhe Fakultetit Ekonomik

Ligjerues dhe tema të seminarit ishin:
1. Dr Jadranka Daboviq Anastasovska,-harmonizimi i legjislacionit kombëtar në fushën e patentave me Rregulloret dhe Direktivat të BE-së;
2. Z. Neda Zdraveva - Burimet ndërkombëtare të së drejtës së pronësisë intelektuale;
3. Z. Nenad Gavriloviç - Standardet evropiane për mbrojtjen e pronësisë intelektuale;
4. Dr Borçe Davitkovski - Aspektet Administrative të mbrojtjes së pronësisë industriale;
5. Dr Arsen Janevski - Kontestet në pronësinë intelektuale, dhe
6. Mr Irena Jakimovska – kërkimi në bazat e të dhënave për patentë

Në të njëjtën temë, në gjuhën maqedonase dhe angleze do të shtypet broshurë dhe do të publikohet në faqen e internetit të ESHPI-t.

• Seminar me temën "Pronësia Intelektuale dhe ekonomia" për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipërmarrësit dhe menaxherët e biznesit u mbajt më 14 shtator 2011 në Odën ekonomike në Shkup
 
Ligjëruesit  dhe temat e seminarit ishin:
1. Dr Jadranka Daboviq Anastasovska - Komercializimi i të drejtave të PI;
2. Z. Neda Zdraveva – E drejta autoriale në sektorin e biznesit;
3. Z. Nenad Gavriloviç - të drejtat e pronësisë industriale në sektorin e biznesit;
4. Dr Borçe Davitkovski - Procedurat administrative për mbrojtjen e të drejtave të PI;
5. Dr Arsen Janevski - Zbatimi i të drejtave të IP dhe
6. Mr. Irena Jakimovska - kërkimi në bazat e të dhënave për patentë

Në të njëjtën temë, në gjuhën maqedonase dhe angleze do të shtypet broshurë dhe do të publikohet në faqen e internetit të ESHPI-t.



15.09.2011