| | Sitemap | EN | MK
26 PRILL – DITA BOTËRORE E PRONËSISË INTELEKTUALE -2011
Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale - 2011

Dizajnimi i së ardhmes

Porosi e drejtorit të përgjithshëm

Dizajni prek çdo aspekt të kreativitetit njerëzorë. Ai i jep formë gjërave të cilat janë lëndëd e kënaqësisë sonë siç janë artizanatet tradicionale dhe mjetet elektronike për konsumin e gjërë, nëpërmjet ndërtimeve dhe biçikletave, e deri te moda dhe mobiljet. Dizajnin ndryshe e quajmë edhe “ zgjuarësi pamore ”.
Dizajni është atje ku forma e prek funksionin. Ai e përcakton pamjen dhe mënyrën me të cilën i përjetojmë prodhimet që i përdorim në përditshmëri, duke filluar nga aparatet për amvisëri, e deri tek tablet kompjuterët. Dizajni bashkon praktikën me të bukurën. Gjtihashtu ai u jep stil inovacioneve.
Këtë vit Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale feston rolin e dizajnit në treg, në shoqëri dhe dhe në dhënien formë të inovacioneve të së ardhmes.

Shprehja burimore për dizajnin industrial - “ art në industri ”, na mundëson që të bëjmë dallim ndërmjet lëndëve për prodhim masovik si dhe na lehtëson zgjedhjen e prodhimet, e me këtë favorizon një brend krahas të tjerëve. Pas çdo dizajni qëndron dëshira e tejkalimit të kufinjve të ri, të përmirësohet dhe të avancohet përvoja e konsumatorit. Dizajni i mirë prodhimit i jep thjeshtësi, akomodim dhe siguri gjatë shfrytëzimit të tij.

Duke pasur parasysh insistimin në rritje të ndjenjave në ditët e sotme për një jetesë sa më ekologjike, dizajnimi i “ mbeturinave ” u bë inspirim për shumë kreatorë. Proceset e dizajnimit mund të kontribuojnë në uljen e shpenzimeve të prodhimit si dhe në uljen e ndikimit ndaj rrethinës njerëzore. Dizajni i së ardhmes detyrimisht do jetë i gjelbërt, kurse sistemi i pronësisë intelektuale, përmes mbrojtjes së dizajnit origjinal nga kopjimi apo imitimi i paautorizuar, do ti nxitë dizajnerët që ta krijojnë atë.
Në tregjet ndërkombëtare, ndërmarrjet duhet të jenë në gjendje që të mbrojnë dizajnin e tyre në mënyrë të shpejtë dhe efektive në më shumë shtete. Sistemi i Hagës i WIPO-s për regjistrim ndërkombëtar të dizajnit industrial, me të cilin thjeshtësohet procedura, ka përjetuar rritje të parashtresave ndërkombëtare prej 30 % gjatë vitit të kaluar.

Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale në vitin 2011 WIPO i bashkon të gjitha Qeveritë e shteteve, organizatat dhe ndërmarrjet nga e gjithë bota për festë të dizajnerëve të së tashmes të cilët bëjnë dizajnimin e së ardhmes.



29.04.2011