| | Sitemap | EN | MK
Ekspozita Ndërkombëtare e 47-të Makinova 2026 dhe e 24-ta Ekonova 2026

Edhe këtë vit, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale mori pjesë në “Ekspozitën e 47-të Ndërkombëtare për Inovacione, Shpikje, Patenta, Dizajn, Ide, Produkte dhe Teknologji të Reja, Marka Tregtare, Projekte Kërkimore dhe Krijimtari Rinore – MAKINOVA 2026” dhe në “Ekspozitën e 24-të Ndërkombëtare për Inovacione Ekologjike dhe Projekte Kërkimore – EKONOVA 2026”, të cilat tradicionalisht organizohen nga Unioni i Shpikësve dhe Autorëve të Përparimeve Teknike – SPATUM.

Manifestimi u mbajt më 14 dhe 15 nëntor 2026, në Shkollën e Mesme Profesional e Komunale “Nikolla Karev”, në Shkup.

Ekspozita u zhvillua nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska-Davkova, në prani të përfaqësuesve të Qeverisë, institucioneve arsimore dhe mbështetësve të tjerë të krijimtarisë inovative. Ky aktivite tedhe njëherë konfirmoi rëndësinë e mbështetjes së studiuesve dhe inovatorëve të rinj nga shkollat fillore dhe të mesme në zhvillimin e ideve të reja dhe shndërrimin e tyre në karriera të suksesshme profesionale.

Njëkohësisht, ekspozita përfaqëson edhe një mundësi të rëndësishme për afirmimin e shpikësve të rritur, të cilët kanë përvojë të madhe në fushën e shpikjeve.

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale edhe këtë vit mori pjesë me përfaqësuesin e tij në komisionin vlerësues, i cili vlerësoi shpikjet e paraqitura sipas kritereve të përcaktuara.

Enti ndau pesë çmime, n ëformën e diplomave të shoqëruara me një shumë monetare prej 5.000 denarësh, në kategoritë: patentë e paraqitur dh eshpikës i ri.

- Në kategorinë e patentës së paraqitur, çmimi iu nda shpikësit Dimitrija Angellkov për shpikjen “Drurë të lëngshëm”.

- Në kategorinë e inovatorit të ri, këtë vit Enti ndau katër çmime:

  • Shpikësi Filip Mançevski u vlerësua me çmimin për inovator të ri për shpikjen “Mikrokompjuter për përdorim të përgjithshëm funksional”;
  • Shpikësja Bojana Gavevska u vlerësua me çmimin për inovator të ri për shpikjen “EcoBot – Robot ekologjik”;
  • Shpikësja Iva Boshevska u vlerësua me çmimin për inovator të ri për shpikjen “Lojë gjithëpërfshirëse (Gur – Letër – Gërshërë)”;
  • Shpikësja Marija Zllateva u vlerësua me çmimin për inovator të ri për shpikjen “Skaner polarizues për zbulimin e defekteve të brendshme në materiale”.

Në pjesën përmbyllëse të manifestimit u ndanë edhe mirënjohje për përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave që kontribuuan në organizimin dhe realizimin e këtij manifestimi të rëndësishëm për inovacionet dhe shpikjet.



20.11.2026


Foto galeria