| | Sitemap | EN | MK
Nënshkruhet marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit

Më 10 korrik 2014 në Mynih, u nënshkrua Marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit ndërmjet drejtorit të Entit shtetëror për pronësi industriale, Dr. Safet Emruli, dhe drejtorit për bashkëpunim evropian dhe ndërkombëtar në Zyrën e Evropiane të patentave, z. Fransoa Rezhis Hanar.
Marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit bazohet në dokumentin strategjik për Bashkëpunim me shtetet anëtare të Organizatës Evropiane të Patentave për 2012-2015, të miratuar me vendim të Këshillit Administrativ të përfshira në dokumentin CA/85/11.

Bashkëpunimi midis dy institucioneve do të kryhet dhe bazohet në tri shtylla kryesore që kanë të bëjnë me:

• forcimin e kapaciteteve të Entit përmes trajnimit, seminareve dhe punëtorive;
• ngritjen e nivelit të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve dhe
• përgatitjen e materialeve të trajnimit dhe promovimin e inovacioneve dhe patentave.

Bashkëpunimi i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale dhe Zyrës Evropiane të Patentave do të vazhdojë të jetë edhe në nivel drejtues në trupat dhe organet e Organizatës.



16.07.2014