| | Sitemap | EN | MK
Hapja solemne të Info Point Qendrës në Tetovë

Tetovë, 10 shtator 2014 (e mërkurë) – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) në partneritet me Entin Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Patentimit dhe Markave të Republikës së Shqipërisë, sot bëri hapjen solemne të Info Point Qendrës në Tetovë, e cila do të funksionojë në kuadër të Projektit “Mbrojtja e Markës së Produkteve nga Bashkëpunimi Ndërkufitar”, të implementuar në kuadër të thirrjes së 3-të për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë Shqipërisë, Programi IPA 2007-2013, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në hapjen solemne nga Enti Shtetëror për Pronësi Industriale të RM mori pjesë delegacioni pesë antarësh i kryesuar nga këshilltari shtetëror për pronësi industriale, z. Ali Asani. Gjithashtu, në këtë solemnitet morrën pjesë edhe përfaqësues të kompanive anëtare të OEMVP-së, të organizatave joqeveritare, univerziteteve, Kryetarët e Komunave të Tetovës dhe Tearcës, si dhe përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Me fjalime përshëndetëse, pjesëmarësve të këtij Evenimenti ju drejtuan Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi dhe Z-nj Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.
Ky Projekt do të realizohet në rajonin e Pollogut dhe të Maqedonisë Jug-Perëndimore, duke përfshirë qytetet: Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, ndërsa nga ana e Shqipërisë, qytetet e rajonit të Korçës dhe Dibrës. Projekti ka filluar më 2 qërshor të vitit 2014, dhe do të zgjasë deri më 2 dhjetor të vitit 2015, gjegjësisht, 18 muaj.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është kontributi për ngritjen e konkurencës së bizneseve ndëkufitare nëpërmjet promovimit dhe mbrojtjes së markave tregtare dhe patenteve në Maqedoni dhe Shqipëri. Synimi i këtij proekti është rritja e vetëdijës së kompanive për rëndësinë e mbrojtjes të inovacioneve të tyre si dhe të markës tregtare të produkteve të tyre.

Hapja përfundoi me prerje solemne të shiritit për hapjen e Info Point Qendrës në Tetovë.



11.09.2014