| | Sitemap | EN | MK
Më 22 Shtator 2014, Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me OHIM

Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale mori pjesë në sesionin e 54 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale - WIPO, që u mbajt në selinë e organizatës në Gjenevë, Zvicër.

Gjatë mbajtjes së Kuvendit, gjegjësisht më 22 Shtator 2014, Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Zyrën për Harmonizimin e Tregut të Brendshëm - OHIM, me seli në Alikante, Spanjë. Kështu, Republika e Maqedonisë kyçet në sistemin e harmonizuar të kësaj organizate evropiane që rregullon mbrojtjen e markave tregtare dhe të dizajnit industrial. Duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ajo i’u bashkangjitë vetëm pjesërisht kësaj organizate edhe atë në mënyrë që të kontribuojë për fitimin më të thjeshtë, kur është fjala për këto të drejtave të pronësisë industriale.

Si rezultat i bashkëpunimit pritet përmirësimi i kapaciteteve të Entit për punën në këtë fushë duke ndjekur trajnime të sistematizuara të ofruara nga organizata, shkëmbimin e Regjistrave të drejtave të regjistruara dhe të aplikuara nga të dy institucionet dhe pjesëmarrje në projekte të përbashkëta që ofrojnë thjeshtimin e procedurave të njohjes së të drejtave si dhe përmirësimin dhe thjeshtimin e qasjes në informacioneve në lidhje me sistemin e mbrojtjes së të drejtës së markës tregtare dhe të dizajnit industrial.



09.10.2014


Foto galeria