| | Sitemap | EN | MK
26 Prill - Dita botërore e pronësisë intelektuale

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të WIPO-s, Z.Francis Gurry me rastin e k ë saj dite

Kur Bob Marley dhe Wailers shkruajtën melodinë e parë në Burnin’in, studio regjistrimi në Kingston disa dekada më parë, ata nuk kishin idenë sa larg ajo melodi e thjeshtë dhe e çiltër do dëgjohej, duke u bërë himn ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Kjo është fuqia e muzikës. Që nga ritmet më të hershme që u shfaqën dhe u përfshinë në shprehitë me kreative e universale, muzika na ka prekur. Nga Opera e Pekinit në Filarmoninë e Vjenës, nga Bamako Bluz te Shtëpia Chikago, nga Raga në Rai, muzika kapërcen kufijtë dhe lidhet me disa ndjesi të forta brenda të gjithëve ne. Edhe kur nuk jemi duke dëgjuar, muzika është duke luajtur në mendjet tona – melodi në mendimet tona.

Sot është dita që të "Ngrihemi për muzikën" - për të siguruar që muzicientet tanë të marrin marrëveshje të drejta, dhe ne të vlerësojmë krijimtarinë e tyre dhe kontributin e tyre unik për jetën tonë.

 

Muzika që ne shijojmë sot, vjen nga inspirimi dhe puna e madhe e mijëra njerëzve krijues nëpër boteë – shkrimtarë dhe tekst shkrues; muzikantë dhe prodhues; producentë, arranxhues, inxhinierë dhe shumë të tjerë. Përhapja dhe rezultatet e shumëllojshme nga një qasje të pa-precendentë në zhanerat muzikore dhe stilet – të gjitha në një trokitje të lehtë të ekranit – që na sjellin ne pothuaj cdo ditë forma të reja hibride. Dhe teknologjia me të cilën ne kemi akses në muzikë ndryshon pothuaj cdo ditë – ashtu sic ndryshojnë modelet e biznesit tëe cilët suportojnë atë. Shkarkimi ose transmetimi, blerja ose regjistrimi, shitja direkte nga krijuesi te konsumatori – të gjithë mundësitë janë mbi tavolinë.

Cila është e ardhmja për marrëdhënien tonë me muzikën? Si do krijohet dhe si do ta dëgjojmë? Dhe si do sigurohemi që gjithë personat e përfshirë për të na dhënë ne këtë kënaqësi universale do të nxjerrin jetesën me këetë zanat? Lidhuni me ne në Facebook për teë eksploruar disa nga ndryshimet e përmasave të industrisë muzikore sot, pasi të keni dëgjuar nga ata persona të përfshirë personalisht në biznesin e të bërit muzikë sesi ata e shohin të ardhmen. Pavarësisht nëse shijet tuaja vërtiten rreth K-pop ose Hip-Hop ose me kuartetet e fundit, mund të bashkoheni në biseda. Ngrihuni për Muzikën tuaj.

twitter(#worldipday)

 



27.04.2015