MARRËVESHJA PËR TË DREJTËN E PATENTËS
Miratuar në Gjenevë më 1 qershor të vitit 2000.
E shpallur në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 163/09
SHPREHJE TË SHKURTUARA
Neni 1
Në këtë marrëveshje, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe:
(i) „Enti“ do të thotë trup i palës nënshkruese që është përgjegjës për njohjen e patentave apo për çështje të tjera lidhur me këtë marrëveshje;
(ii) „Aplikim“ do të thotë aplikim për njohje të patentës, në përputhje me nenin 3;
(iii) „Patentë“ do të thotë patentë, në përputhje me nenin 3;
(iv) Çdo referencë për “person” interpretohet si referim që përfshin person fizik dhe person juridik;
(v) „komunikimi“ do të thotë cilido aplikim apo cilado kërkesë, deklaratë, dokument, shkresë apo informacione të tjera që kanë të bëjnë me aplikimin apo patentën, pa marrë parasysh se a kanë të bëjnë apo jo me procedurën e kësaj marrëveshje, e që dorëzohen deri tek Enti;
(vi) „Regjistrat e Entit“ do të thotë tërësi e informacioneve që i ruan Enti, e që kanë të bëjnë apo që përfshijnë aplikacionet e dorëzuara dhe patentat e fituara nga ai Ent apo trup tjetër përgjegjës i palës përkatëse nënshkruese, pa marrë parasysh mjetin në të cilin këto informacione ruhen;
(vii) „regjistrim (evidentim) në regjistër“ do të thotë evidentimi (regjistrimi) i çdo informacione në regjistrat e Entit;
(viii) „aplikuesi (dorëzuesi i aplikacionit) “ do të thotë personi që në përputhje me regjistrat e Entit, dhe në pajtueshmëri me ligjin e zbatueshëm, dorëzon aplikimin (fletëparaqitje) për patentë ose person që dorëzon aplikimin apo merr pjesë në dorëzimin e aplikimit;
(ix) „bartës“ do të thotë personi që në përputhje me regjistrat e Entit është bartës i patentës;
(x) „përfaqësues“ do të thotë përfaqësues sipas ligjit në zbatim;
(xi) „nënshkrim“ do të thotë çdo mënyrë e vetidentifikimit;
(xii) „gjuhë e pranuar nga Enti“ do të thotë çdo gjuhë e pranuar nga Enti për procedurën adekuate para Entit;
(xiii) „përkthim“ do të thotë përkthim gjuhësor ose, kur është adekuate, transkriptim me alfabet apo tërësi shenjash të pranuara nga Enti;
(xiv) „procedura para Entit” do të thotë çdo procedurë që udhëhiqet para Entit në lidhje me aplikimin ose patentën;
(xv) përveç nëse në një kontekst tjetër nënkuptohet ndryshe, fjalët në njëjës përfshijnë edhe ato në shumës dhe e kundërta, si dhe përemrat personal nga gjinia mashkullore përfshijnë edhe ato të gjinisë femërore;
(xvi) „Konventa e Parisit” do të thotë Konventa e Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale, e nënshkruar më 20 mars të vitit 1883, e rishikuar dhe ndryshuar;
(xvii) „Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e patentave” do të thotë Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e patentave, të nënshkruar më 19 qershor të vitit 1970, bashkë me Rregulloren dhe Udhëzimet administrative në përputhje me këtë marrëveshje, të rishikuara, ndryshuara dhe plotësuara;
(xviii) „pala nënshkruese“ do të thotë çdo shtet apo organizatë ndërqeveritare që është palë në këtë marrëveshje;
(xix) „ligji i aplikueshëm (ligji që zbatohet)” do të thotë, kur pala nënshkruese është shtet, ligji i atij shteti, ndërsa kur pala nënshkruese është organizatë ndërqeveritare, dispozitat ligjore sipas të cilave vepron (funksionon) organizata ndërqeveritare ;
(xx) „dokumenti për ratifikim“ interpretohet sikur përfshin dokumente për pranim apo miratim;
(xxi) „Organizata“ do të thotë Organizata Botërore për Pronësi Industriale;
(xxii) „Byroja ndërkombëtare” do të thotë Byroja ndërkombëtare e Organizatës;
(xxiii) „Drejtori gjeneral“ do të thotë drejtori gjeneral i Organizatës
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 2
(1) [Kushte më të favorshme] Pala nënshkruese mund të parashohë kushte të cilat, nga këndvështrimi i aplikuesëve dhe bartësve, janë më të favorshme nga kushtet e kësaj marrëveshje dhe Rregullore, përveç kushteve nga neni 5.
(2) [Mosrregullimi i së drejtës materiale për patenta] Asgjë në këtë Marrëveshje apo në Rregullore nuk ka për qëllim të interpretohet si rregull që do të kufizonte lirinë e palës nënshkruese të përcaktojë kushte të tilla ashtu siç dëshiron nga e drejta materiale që zbatohet lidhur me patentat.
* * *
Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shume detaje mbi Marrëveshja për te drejtën e patentës.
Shkarko