MARRËVESHJA PËR ASPEKTET TREGTARE TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE
NË MARAKESH
15 PRILL 1994
Anëtarët,
Me dëshirë për të parandaluar çrregullimet dhe pengesat në tregtinë ndërkombëtare dhe duke marrë parasysh nevojën për të nxitur mbrojtjen efikase dhe adekuate të të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe për të siguruar masat dhe procedurat për ushtrimin e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe vetë të mos bëhen pengesë për tregtinë legjitime;
Duke e parë, për këtë qëllim, nevojën për rregulla e rregullore të reja, në lidhje me:
(a) Zbatueshmërinë e parimeve themelore të GATT të vitit 1994 dhe të marrëveshjeve apo konventave përkatëse ndërkombëtare për pronësi industriale;
(b) Sigurimin e standardeve dhe parimeve adekuate për disponueshmërinë, vëllimin dhe përdorimin e aspekteve tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale;
(c) Sigurimin e mjeteve efikase dhe përkatëse për zbatimin e aspekteve tregtare të të drejtave nga pronësia industriale, duke marrë parasysh dallimet në sistemet ligjore nacionale;
(d) Sigurimin e procedurave efikase dhe të shpejta për parandalimin shumëpalësh të kontesteve ndërqeveritare dhe për zgjidhjen e tyre; dhe
(e) Aranzhimet kalimtare qëllimi i të cilave është realizimi i pjesëmarrjes më të plotë në rezultatet e negociatave;
Duke parë nevojën për një kornizë shumëpalëshe për parimet, rregullat dhe rregulloret që kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare të mallrave të falsifikuar;
Duke parë se të drejtat e pronësisë intelektuale janë të drejta private;
Duke parë qëllimet thelbësore të politikës publike të sistemeve kombëtare për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përfshirë edhe qëllimet zhvillimore dhe teknologjike; Të vetëdijshëm gjithashtu, për nevojat e veçanta të vendeve anëtare më pak të zhvilluara për fleksibilitet maksimal në zbatimin vendor të ligjeve dhe rregulloreve të tjera, për t’i mundësuar krijimin e bazës së fortë dhe të qëndrueshme teknologjike;
Duke theksuar rëndësinë e uljes së hendekut përmes arritjes së angazhimeve të përforcuara, kontestet e lidhura me aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale të zgjidhen përmes procedurave shumëpalëshe;
Me dëshirën për të vendosur marrëdhënie të mbështetjes së ndërsjellë midis OBT dhe Organizatës botërore për pronësi industriale (në pjesën tjetër të tekstit të përmendur edhe si “WIPO”), si edhe me organizatat të tjera relevante ndërkombëtare;
Me këtë bien dakord:
PJESA 1
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME DHE PARIMET THEMELORE
Neni 1
Natyra dhe fushëveprimi i detyrimeve
1. Anëtarët do t’i sjellin në fuqi dispozitat e kësaj Marrëveshje. Anëtarët mund, por nuk janë të obliguar, në ligjet e tyre kombëtare të zbatojnë mbrojtje më gjithëpërfshirëse sesa që kërkohet me këtë Marrëveshje, me kusht që kjo mbrojtje të mos jetë në kundërshtim me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje. Anëtarët do të jenë të lirë vetë të përcaktojnë mënyrën përkatëse të zbatimit të dispozitave të kësaj Marrëveshje brenda sistemeve dhe praktikave të tyre ligjore.
2. Për nevojat e kësaj Marrëveshje shprehja “pronësi” i referohet të gjitha kategorive të pronësisë intelektuale që janë lëndë e neneve 1 deri 7 të pjesës II-të.
3. Vendet anëtare do t’ua sigurojnë shtetasve të anëtarëve të tjerë trajtimin e paraparë me këtë Marrëveshje. Lidhur me të drejtat përkatëse të pronësisë intelektuale, si shtetas të vendeve anëtare të tjerë do të konsiderohen ato persona fizikë apo juridik që i plotësojnë kriteret për fitimin e mbrojtjes të parapara me Konventën e Parisit (1967), Konventën e Bernës (1971), Konventën e Romës dhe Marrëveshjen për mbrojtjen e pronësisë intelektuale mbi qarqet e integruara, nëse të gjithë Anëtarët e OBT janë nënshkruese edhe të këtyre konventave. Çdo vend anëtar që shfrytëzon mundësitë e parapara në paragrafin 3 të nenit 5 apo paragrafin 2 të nenit 6 të Konventës së Romës do t’i paraqesë Këshillit për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale (Këshilli i TRIPS), njoftim për këtë, në mënyrën e përshkruar në ato dispozita.
Neni 2
Konventat për pronësi intelektuale
1. Në lidhje me pjesët II, III dhe IV të kësaj Marrëveshje, vendet anëtare do të veprojnë në përputhje me nenet 1 deri 12 dhe nenin 19 të Konventës së Parisit (1967).
2. Asgjë në pjesët I deri IV të kësaj Marrëveshje nuk do të shmanget nga obligimet ekzistuese që i kanë vendet Anëtare ndaj njëri tjetrit në bazë të Konventës së Parisit, Konventës së Bernës, Konventës së Romës dhe Marrëveshjes për mbrojtje të pronësisë intelektuale të qarqeve të integruara.
Neni 3
Trajtimi kombëtar
1. Çdo vend Anëtar do t’i sigurojë shtetasve të vendeve Anëtarë të tjerë trajtim që nuk është më pak i favorshëm nga ai që ua siguron shtetasve të tij në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, duke marrë parasysh përjashtimet që vetëm se janë të parapara në Konventën e Parisit (1967), Konventën e Bernës (1971), Konventën e Romës ose në Marrëveshjen për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të qarqeve të integruara.
Në lidhje me artistët, producentët e fonogrameve dhe organizatat radiodifuzive, ky detyrim zbatohet vetëm për të drejtat e parapara me këtë Marrëveshje. Çdo anëtarë që shfrytëzon mundësitë e parapara në nenin 6 të Konventës së Bernës (1971) ose në paragrafin I(b) të nenit 16 të Konventës së Romës do t’i paraqesë Këshillit të TRIPS njoftim për këtë, në mënyrën e paraparë në ato dispozita.
2. Vendet Anëtare mund të shfrytëzojnë përjashtimet e lejuara në bazë të pikës 1 në procedurat gjyqësore dhe administrative, duke përfshirë caktimin e një adrese të shërbimit apo emërimin e një përfaqësuesi (agjenti) brenda juridiksionit të Anëtarit të caktuar, vetëm në rastet kur këto përjashtime janë të domosdoshme për të siguruar përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret që nuk janë në kundërshtime me dispozitat e kësaj Marrëveshje dhe kur praktika e tillë nuk zbatohet në mënyrë që do të përfaqësonte një kufizim të fshehur të tregtisë.
Neni 4
Trajtimi i kombit më të favorizuar
Në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, çdo përparësi, dobi, favor apo imunitet që ndonjë vend Anëtar ua siguron shtetasve të cilitdo vend tjetër, menjëherë dhe pa kushte u sigurohen edhe shtetasve të gjithë vendeve Anëtare tjerë. Nga këto obligime janë përjashtuar të gjitha përparësitë, dobitë, përfitimet apo llojet e imunitetit që i siguron ndonjë vend Anëtar:
(a) Që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për ndihmë ligjore ose për zbatiin e ligjeve me karakter të përgjithshëm që nuk janë qartë të kufizuara në mbrojtjen e pronësisë intelektuale;
(b) Të siguruara në pajtueshmëri me dispozitat e Konventës së Bernës (1971) apo Konventës së Romës, të cilat lejojnë që një trajtim i siguruar i caktuar të mos jetë në funksion të trajtimit kombëtar, por të trajtimit të siguruar në një shtet tjetër;
(c) Në lidhje me të drejtat e artistëve, producentëve të fonogrameve dhe organizatave radiodifuzive që nuk janë paraparë me këtë Marrëveshje.
(d) Që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të hyra në fuqi para se të hyjë në fuqi Marrëveshja me OBT, me kusht që për këto marrëveshje të jetë i njoftuar Këshilli TRIPS dhe ato të mos përbëjnë diskriminim arbitrar ose të pajustifikueshëm për shtetasit e vendeve Anëtarë të tjerë.
Neni 5
Marrëveshje shumëpalëshe për marrjen apo mbajtjen e mbrojtjes
Obligimet nga nenet 3 dhe 4 nuk zbatohen në procedurat të cilat janë të parapara me marrëveshje shumëpalëshe të nënshkruara në kuadër të WIPO, e të cilat kanë të bëjnë me marrjen apo mbajtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Neni 6
Pushimi i të drejtave
Me qëllim të zgjidhjes së kontesteve në bazë të kësaj Marrëveshje, me rezervë ndaj dispozitave të neneve 3 dhe 4, asgjë në këtë Marrëveshje nuk do të përdoret për ngritjen e çështjes për pushimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Neni 7
Qëllimet
Mbrojtja dhe ushtrimi i të drejtave të pronësisë industriale duhet të kontribuojë për avancimin e inovacioneve teknologjike dhe për bartjen dhe përhapjen e teknologjisë, të përfitimeve të përbashkëta të prodhuesve dhe përdoruesve të njohurive teknologjike dhe në mënyrë që kontribuon në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, si edhe për arritjen e baraspeshës midis të drejtave dhe detyrimeve.
Neni 8
Parimet
1. Gjatë formulimit apo ndryshimit të ligjeve dhe rregulloreve, venet Anëtare mund të miratojnë masa që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin publik dhe të ushqyerit, si dhe për të zhvilluar interesin publik në sektorët me rëndësi jetike për zhvillimin e tyre shoqëroro-ekonomik dhe teknologjik, me kusht që masat e tilla të jenë në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshje.
2. Masat përkatëse, me kusht që të jenë në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshje, mund të jenë të nevojshme për të parandaluar keqpërdorimin e të drejtave të pronësisë intelektuale nga ana e bartësve të të drejtave ose shmangies drejt procedurave që pa bazë kufizojnë tregtinë ose ndikojnë negativisht mbi transferimin ndërkombëtar të teknologjisë.
PJESA II
STANDARDE MBI DISPONUESHMËRINË, FUSHËVEPRIMIN DHE PËRDORIMIN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
Nënpjesa 1 : Të drejtat e autorit dhe të drejta të ngjashme
Neni 9
Raporti ndaj Konventës së Bernës
1. Anëtarët do të përshtatin nenet 1 dhe 2 të Konventës së Bernës (1971) dhe të Aneksit të së njëjtës. Megjithatë, Anëtarët nuk do të kenë të drejta e as detyrime në bazë të kësaj Marrëveshje në lidhje me të drejtat të ndara në bazë të nenit 6 bis të asaj Konvente ose në lidhje me të drejtat që dalin nga ajo.
2. Mbrojtja e të drejtave të autorit përfshin shprehjen, e jo idetë, procedurat, metodat e punës apo konceptet matematikore si të tilla.
Neni 10
Programet kompjuterike dhe përpilimet e të dhënave
1. Programet kompjuterike, qoftë në kodin burimor apo të përfundimtar, do të mbrohen si vepra letrare në bazë të Konventës së Bernës (1971)
2. Përpilimet e të dhënave apo të materialit tjetër, qofshin të lexueshme në mënyrë mekanike apo në formë tjetër, e që për arsye të zgjedhjes së tyre apo rregullimit të përmbajtjes së tyre përfaqësojnë krijime intelektuale, do të mbrohen si të tilla. Mbrojtja e tillë, e cila nuk ka të bëjë me vetë të dhënat apo materialet, do të jetë e padëmshme mbi cilëndo të drejtë autoriale që është e përmbajtur në të dhënat apo në vetë materialin.
Neni 11
Të drejtat në huazim
Në lidhje me, të paktën programet kompjuterike dhe veprat kinematografike, Anëtari do t’iu sigurojë autorëve dhe trashëgimtarëve të tyre, të drejtën të miratojë apo ndalojë huazimin komercial për publikun të origjinaleve apo të kopjeve të veprave të tyre autoriale.
Anëtari do të lirohet nga ky obligim lidhur me veprat kinematografike, përveç kur huazimi i tillë ka çuar në kopjimin e gjerë të veprave të tilla dhe me këtë materialisht ka dëmtuar të drejtën ekskluzive të riprodhimit, të cilën autorët dhe trashëgimtarët e tyre e kanë në atë vend Anëtar. Në lidhje me programet kompjuterike, ky detyrim nuk do të zbatohet në huazimet gjatë së cilës vetë programi nuk është lëndë bazë e huazimit.
Neni 12
Afati i mbrojtjes
Në të gjitha rastet kur afati i mbrojtjes së veprave, me përjashtim të veprave fotografike apo të veprave të artit të zbatuar, llogaritet mbi bazë tjetër, e jo mbi bazën e jetëgjatësisë së personit fizik, ky afat nuk do të jetë më i shkurtë se 50 vite nga fundi i vitit kalendarik në të cilin është miratuar publikimi, ose në rast se në afatin prej 50 viteve nga krijimi i veprës nuk është dhënë një miratim i tillë, 50 vite nga fundi i vitit kalendarik në të cilin është krijuar vepra.
Neni 13
Kufizime dhe përjashtime
Anëtarët do të reduktojnë kufizimet apo përjashtimet lidhur me të drejtat ekskluzive për raste të veçanta të caktuara që nuk janë në kundërshtim me eksploatimin (shfrytëzimin) normal të veprave dhe që nuk përfaqësojnë dëm të paarsyeshëm për interesin legjitim të bartësit të së drejtës.
Neni 14
Mbrojtja e performuesve, producentëve të fonogrameve (regjistrime zanore) dhe organizatave radiodifuzive
1. Në lidhje me incizimin (regjistrimin) e performancës së tyre në fonogram, performuesit kanë mundësi të pengojnë procedurat në vijim, kur ato merren pa autorizimin e tyre: regjistrimin e performimeve të tyre të paregjistruara dhe riprodhimin e regjistrimeve të tilla. Performuesit, gjithashtu, do të kenë mundësinë për të penguar procedurat vijuese që merren pa autorizimin e tyre: emetimin- transmetimin pa tel dhe transmetimin publik të performimeve të tyre të drejtpërdrejta.
2. Producentët e fonogrameve kanë të drejtë të lejojnë ose ndalojnë drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë riprodhimin e fonogrameve të tyre.
3. Organizatat radiodifuzive kanë të drejtë të ndalojnë veprimet në vijim, në raste kur ndërmerren pa lejen e tyre: regjistrimin, riprodhimin e xhirimeve dhe ritransmetimin e xhirimeve përmes mjeteve transmetimi pa tela, si edhe transmetimin publik të xhirimeve televizive të të njëjtave. Në rastet kur Anëtarët nuk i japin këso të drejta organizatave radiodifuzive, ata do t’i mundësojnë bartësve të të drejtave autoriale në fushën e veprave radiodifuzive që t’i ndalojnë veprimet e mësipërme, subjekt i dispozitave të Konventës së Bernës (1971).
4. Dispozitat e nenit 11 në lidhje me programet kompjuterike do të zbatohen mutatis mutandis për producentët e fonogrameve dhe të gjithë bartësve të tjerë të të drejtave në fushën e fonogrameve, të përcaktuara me ligjin e vendit Anëtarë. Nëse më 15 prill 1994 në ndonjë vend Anëtarë ishte në fuqi ndonjë sistem i kompensimit të drejtë për bartësit e të drejtave në lidhje me huazimet e fonogrameve, ai mund të mbajë atë sistem, me kusht që huazimi komercial i fonogrameve të mos nxisë shkelje të mëdha të të drejtave ekskluzive të riprodhimit të bartësve të të drejtave.
5. Mbrojtja, e cila në bazë të kësaj marrëveshje i jepet përforcuesve dhe producentëve të fonogrameve, do të zgjasë së paku deri në fund të periudhës prej 50 viteve, të llogaritura nga fundi i vitit kalendarik në të cilin është krijuar regjistrimi ose në të cilin ka ndodhur performimi. Afati i mbrojtjes i paraparë sipas pikës 3, do të zgjasë së paku 20 vite nga fundi i vitit në të cilin është bërë transmetimi.
6. Çdo vend Anëtarë mund, në lidhje me të drejtat e ndara në bazë të paragrafëve 1,2 dhe 3, të përshkruaj kushtet, kufizimet, përjashtimet dhe rezervimet në masën e lejuar sipas Konventës së Romës. Megjithatë, në të drejtat e performuesve dhe producentëve të fonogrameve, në lidhje me fonogramet do të zbatohen, mutatis mutandis, edhe dispozitat nga neni 18 i Konventës së Bernës (1971).
Nënpjesa 2: Marka tregtare
Neni 15
Lënda e mbrojtjes
1. Çdo shenjë, ose çdo kombinim i shenjave, me të cilat mund të dallohen të mirat apo shërbimet e një firme nga të mirat dhe shërbimet e firmave të tjera, mund të jenë pranueshme për të përfaqësuar markë tregtare. Këto shenja, sidomos fjalët që përfshijnë emra personal, shkronja, numra, elemente figurative dhe kombinime ngjyrash, si edhe çdo kombinim i shenjave të tilla, fitojnë të drejtën për t’u regjistruar si marka tregtare. Në raste kur shenjat vetvetiu nuk mundësojnë dallimin e mallrave dhe shërbimeve relevante, vendet Anëtare mund të kushtëzojnë regjistrimin edhe me dallueshmërinë e arritur gjatë përdorimit. Anëtarët mund të kërkojnë, si kusht për regjistrim, që shenjat të jenë vizualisht të perceptueshme.
2. Paragrafi 2 nuk do të interpretohet sikur pengon vendin Anëtarë të refuzojë regjistrimin e markës tregtare në baza të tjera, me kusht që me këtë të mos kryhet devijim nga dispozitat e Konventës së Parisit (1967).
3. Vendet Anëtare mund të të drejtën e regjistrimit ta kushtëzojnë me përdorimin. Megjithatë, përdorimi i vërtetë i ndonjë marke tregtare nuk do të jetë kusht për dorëzimin e aplikacionit për regjistrim. Aplikimi nuk do të refuzohet vetëm në bazë të faktit se përdorim i i planifikuar nuk ka ngjarë para skadimit të periudhës prej tre viteve nga data e paraqitjes së aplikacionit (aplikimit).
4. Natyra e mallrave dhe shërbimeve mbi të cilat zbatohet marka tregtare, në asnjë rast nuk do të paraqesë pengesë për regjistrimin e markës tregtare.
5. Vendet Anëtare do të publikojnë çdo markë tregtare ose para regjistrimit të saj ose menjëherë pas regjistrimit, si dhe do të sigurojnë mundësi përkatëse për paraqitjen e kërkesave për anulimin e regjistrimit. Përveç kësaj, vendet Anëtare mund të sigurojnë mundësi për paraqitjen e ankesës për markën e regjistruar tregtare.
Neni 16
Të drejtat e dhëna
1. Bartësi i markës së regjistruar tregtare ka të drejtën ekskluzive t’i ndalojë gjithë personat e tretë që nuk kanë pëlqimin e tij të përdorin në tregti shenja identike apo të ngjashme për mallra apo për shërbime, që janë identike apo të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar marka tregtare, në rastet kur ekziston mundësia që përdorimi i tillë do të mund të çoj në konfuzion. Në rast të përdorimit të shenjës identike për mallra apo shërbime identike, mundësia për konfuzion supozohet. Të drejtat e lartpërmendura nuk do të dëmtojnë çfarëdo të drejta paraprake ekzistuese, e as që do të ndikojnë mbi mundësinë që e kanë vendet Anëtare që t’i kushtëzojnë të drejtat e shfrytëzimit.
2. Neni 6 bis i Konventës së Parisit (1967) do të zbatohet mutatis mutandis, edhe për shërbimet. Gjatë përcaktimi se a është ndonjë markë tregtare e njohur, vendet Anëtare do të marrin parasysh njohurinë për atë markë tregtare në pjesën përkatëse të publikut, duke përfshirë njohurinë e pranishme në vendin Anëtarë për të cilën bëhet fjalë të arritur si rezultat i promocionit të markës tregtare.
3. Neni 6 bis i Konventës së Parisit (1967) do të zbatohet mutatis mutandis, edhe në mallrat apo shërbimet që nuk janë të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar markë tregtare, me kusht që përdorimi i asaj marke tregtare në lidhje me atë mall ose shërbim të tregojë lidhje midis mallrave apo shërbimeve dhe bartësit të markës së regjistruar tregtare dhe me kusht që të ekzistojë mundësi që me përdorimin e tillë do të dëmtohen interesat e bartësit të së drejtës së markës së regjistruar tregtare.
Neni 17
Përjashtime
Vendet anëtare mund të parashikojnë përjashtime ët kufizuara për të drejtat që merren me markën tregtare, siç është përdorimi i drejtë i shprehjeve përshkruese, me kusht përjashtimet e tilla të marrin parasysh interesat legjitime të bartësit të markës tregtare dhe të personave të tretë.
Neni 18
Kohëzgjatja e mbrojtjes
Regjistrimi fillestar dhe çdo rinovim i regjistrimit të markës tregtare do të jetë për periudhë prej të paktën shtatë viteve. Regjistrimi i markës tregtare mund të rinovohet pafundësisht.
Neni 19
Kërkesat për përdorim
1. Nëse kërkohet përdorimi për të mbajtur një regjistrim të caktuar, regjistrimi mund të anulohet vetëm pas periudhës së pandërprerë të mospërdorimit të markës tregtare prej të paktën tre viteve, përveç kur bartësi i së drejtës së markës tregtare do të paraqesë arsye të vlefshme të bazuara në ekzistencën e pengesave për atë përdorim. Si arsye të vlefshme për mospërdorimin e markës tregtare do të pranohen rrethanat e paraqitura pavarësisht vullnetit të bartësit të së drejtës të markës tregtare, e që përfaqësojnë pengesa për përdorimin e markës tregtare, siç janë kufizimet në importe apo kushtëzime të tjera qeveritare në lidhje me mallin e mbrojtur me markë tregtare.
2. Në rastet kur përdorimi i një marke të caktuar tregtare është nën kontrollin e bartësit të së drejtës, përdorim i saj nga ana nga një person tjetër do të pranohet si përdorim i markës tregtare për nevojat e mbajtjes së regjistrimit.
Neni 20
Kushte të tjera
Përdorimi i markave tregtare në tregti nuk do të kufizohet padrejtësisht me kërkesa të veçanta, siç janë përdorimi me një markë tjetër tregtare, përdorim në formë të veçantë, apo përdorimi në mënyrë që zvogëlon aftësinë e markës tregtare të tregojë dallimin midis mallrave apo shërbimeve të një firme dhe atyre të një firme tjetër. Kjo nuk do të shkojë në dëm të ndonjë kushti të caktuar me të cilin përshkruhet përdorimi i markës tregtare me të cilën identifikohet firma që prodhon mallrat apo shërbimet bashkë me, por pa mos e lidhur me të, markën tregtare sipas së cilës dallohen mallrat apo shërbimet konkrete të asaj firme për të cilën bëhet fjalë.
Neni 21
Dhënia e licencave dhe bartja e së drejtës
Vendet Anëtare mund të caktojnë kushtet për dhënien e licencave dhe bartjes së të drejtave të markave tregtare, me atë që nënkuptohet se nuk do të lejohet licencimi i detyrueshëm për marka tregtare dhe se bartësi i markës së regjistruar tregtare do të ketë të drejtën të bart (transferoj) markën tregtare, me ose pa bartjen e aktiviteteve të biznesit të cilave i takon marka tregtare.
Nënpjesa 3: Treguesit gjeografik
Neni 22
Mbrojtja e treguesve gjeografik
1. Për qëllimet e kësaj Marrëveshje, treguesit gjeografi janë ato tregues që tregojnë se malli ka prejardhje nga territori i një vendi të caktuar Anëtarë apo regjioni apo lokaliteti i atij territori, në rastet cilësia e dhënë, reputacioni apo ndonjë karakteristikë tjetër e mallit esencialisht mund t’i përshkruhet prejardhjes së tij gjeografike.
s
2. Në lidhje me treguesit gjeografik, vendet Anëtare do t’i sigurojnë palëve të interesuara mjete juridike për të parandaluar:
(a) përdorimin e cilave do mjete gjatë përcaktimit apo prezantimit të mallit që tregojnë apo sugjerojnë se malli për të cilin bëhet fjalë ka prejardhje nga regjioni i caktuar gjeografik që nuk është vendi i vërtetë i prejardhjes, në mënyrë që e fut publikun në konfuzion në lidhje me prejardhjen gjeografike të mallit;
(b) çfarëdo përdorimi që përfaqëson akt të konkurrencës jolojale në kuptim të nenit 10 bis të Konventës së Parisit (1967).
3. Vendi Anëtarë, ex officio në rast se legjislacioni i tij e lejon atë apo me kërkesë të ndonjë pale të interesuar, do të refuzojë apo anulojë regjistrimin e markës tregtare që përmban apo përbëhet nga emërtimi gjeografik për mallra që nuk kanë prejardhje nga territori i cekur, nëse përdorimi i atij treguesi të markës tregtare për atë mall në atë vend Anëtarë është i asaj natyre që mund të sjellë publikun në konfuzion në lidhje me vendin e vërtetë të prejardhjes.
4. Mbrojtja në bazë të paragrafëve 1,2 dhe 3 do të zbatohet mbi treguesin gjeografik, e cila megjithëse gjuhësisht e saktë sa i përket territorit, regjionit apo lokalitetit prej ku ka prejardhjen malli, në mënyrë të rreme i paraqet publikut se malli ka prejardhje nga një territor tjetër.
Neni 23
Mbrojtja shtesë për treguesit gjeografik për verërat dhe pijet alkoolike
1. Çdo vend anëtarë do t’i sigurojë palëve të interesuara mjete ligjore për parandalimin e përdorimit të treguesve (emërtimeve) gjeografike të cilat verën e identifikojnë si verë që nuk ka prejardhje nga vendi i treguar në atë emërtim gjeografik ose që pijen alkoolike e identifikon si pije alkoolike që nuk ka prejardhjen nga vendi i treguar në atë emërtim gjeografik, madje edhe në rastet kur është treguar prejardhja e vërtetë e mallit ose kur emërtimi gjeografik përdoret në përkthim ose i shoqëruar me shprehje siç janë: “lloj”, “tip”, “stil”, “imitim” ose të ngjashme.
2. Regjistrimi i markës tregtare për verën që përmban ose përbëhet nga emërtimi gjeografik që e identifikon verën, ose markës tregtare për pije alkoolike që përmban ose përbëhet nga emërtimi gjeografik që identifikon pijet alkoolike, do të refuzohet ose anulohet ex officio, nëse lejon legjislacioni vendor i vendit të caktuar Anëtarë, ose me kërkesë të palës së interesuar, për verërat apo pijet alkoolike që nuk janë me atë prejardhje të cekur.
3. Në rastet e emërtimeve homonime gjeografike për verërat do të sigurohet mbrojtje për çdo emërtim, subjekt i dispozitave të nenit 22, paragrafi 4. Çdo vend Anëtarë do të përcaktojë kushte praktike në bazë të të cilave emërtimet homonime (me të njëjtin emër) për të cilat bëhet fjalë do të dallohen nga njëri tjetri, duke marrë parasysh nevojën për të siguruar trajtim të barabartë të prodhuesve për të cilët bëhet fjalë dhe konsumatorët të mos vihen në konfuzion.
4. Për të lehtësuar mbrojtjen e emërtimeve gjeografike për verërat, në Këshillin e TRIPS do të ndërmerren negociata në lidhje me themelimin e sistemit multilateral të njoftimit dhe regjistrimit të emërtimeve gjeografike për verërat që plotësojnë kushtet për mbrojtje në këto vende Anëtare që marrin pjesë në sistem.
Neni 24
Negociatat ndërkombëtare: Përjashtime
1. Anëtarët pajtohen të futen në negociata që kanë për qëllim të rrisin mbrojtjen e emërtimeve të caktuara gjeografike në pajtim me nenin 23. Vendi anëtarë nuk do të përdorë dispozitat nga 4 deri në 8 më poshtë për të refuzuar për të udhëhequr negociatat apo për të arritur marrëveshje bilaterale apo multilaterale. Në kontekst të këtyre negociatave, vendet Anëtare do të tregojnë gatishmëri për të shqyrtuar mundësitë për zbatueshmërinë e mëtutjeshme e këtyre dispozitave për emërtimet individuale gjeografike përdorimi i të cilave është lëndë e këtyre negociatave.
2. Këshilli i TRIPS do të bëj rishikime të zbatimit të dispozitave të kësaj Nënpjese; rishikimi i tillë i parë do të kryhet në afat prej 2 vitesh pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së OBT-së. Të gjitha çështjet që ndikojnë në plotësimin e obligimeve të parapara me këto dispozita mund t’i drejtohen Këshillit i cili, me kërkesë të vendit të caktuar anëtarë, do të konsultohet me ndonjë vend tjetër anëtarë apo vende anëtare, në lidhje me çdo çështje për të cilën nuk do të ishte e mundur të gjendej zgjidhje e pëlqyeshme përmes konsultimeve bilaterale apo multilaterale midis vendeve përkatëse anëtare. Këshilli do të ndërmerr të gjitha masat e miratuara për të lehtësuar funksionimin dhe për të avancuar qëllimet e kësaj nënpjesë.
3. Gjatë implementimit të dispozitave të kësaj Nënpjese, vendi anëtarë nuk do të zvogëlojë mbrojtjen e emërtimeve gjeografike që ka ekzistuar në atë vend anëtare para futjes në fuqi të Marrëveshjes së OBT-së.
4. Asgjë në këtë nënpjesë nuk do të obligojë vendin Anëtarë të parandalojë përdorimin e vazhdueshëm dhe të ngjashëm të emërtimit të caktuar gjeografik të ndonjë vendi tjetër Anëtarë që identifikon verërat apo pijet alkoolike në lidhje me mallrat apo shërbimet që i sigurojnë kushdo nga shtetasit apo rezidentët e tij që atë emërtim gjeografik e kanë përdorur në mënyrë të vazhdueshme për mallin apo shërbimin e njëjtë apo të ngjashëm në territorin e atij vendi anëtarë ose (a) së paku dhjetë vite para 15 prillit të vitit 1994 ose (b) me qëllim të mirë para asaj date.
5. Në rastet kur marka tregtare është përdorur ose është regjistruar me qëllim të mirë, ose kur të drejtat e markës tregtare janë fituar përmes përdorimit të saj në mënyrë të ndërgjegjshme, ose:
(a) para datës së zbatimit të këtyre dispozitave në atë vend Anëtarë, siç është definuar në pjesën VI; ose
(b) para se emërtimi gjeografik të mbrohet në vendin e tij të prejardhjes;
masat e miratuara për implementimin e kësaj nënpjese nuk do të jenë në dëm të pranueshmërisë për apo vlefshmërisë së regjistrimit të markës tregtare, ose të së drejtës së përdorimit të markës tregtare, në bazë të faktit se ajo markë tregtare është identike me, ose e ngjashme me, ndonjë emërtim gjeografik.
6. Asgjë në këtë nënpjesë nuk obligon vendin Anëtarë të zbatojë dispozitat e kësaj Nënpjese për ndonjë emërtim gjeografik të cilitdo vend tjetër anëtarë në lidhje me mallrat apo shërbimet për të cilat ai emërtim është identik me termin që është i zakonshëm në gjuhën e përditshme në territorin e atij vendi Anëtarë si emër i shpeshtë për mallra apo shërbime të tilla. Asgjë në këtë nënpjesë nuk do të obligojë vendin Anëtarë të zbatojë dispozitat e kësaj nënpjese në lidhje me emërimin gjeografik të cilitdo vend tjetër për produktet e verës për të cilat ai emërtim është identik me emrin e zakonshëm të llojit të rrushit që ekziston në territorin e atij vendi Anëtarë në datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së OBT-së.
7. Vendi anëtarë mund të parashikojë që çdo kërkesë e bërë në bazë të kësaj nënpjese në lidhje me përdorimin apo regjistrimin e markës tregtare duhet të jetë parashtruar në afat prej pesë viteve pasi përdorimi i palejuar i emërtimit të mbrojtur të jetë bërë gjerësisht i njohur në atë vend Anëtarë ose nga data e regjistrimit të markës tregtare në atë vend Anëtarë, me kusht që marka tregtare të jetë e publikuar deri në atë datë, nëse ajo datë është më e hershme se data kur përdorimi i palejuar është bërë gjerësisht i njohur në atë vend Anëtarë, me kusht emërtimi gjeografik të mos jetë përdorur apo regjistruar me qëllim të keq.
8. Dispozitat e kësaj nënpjese në asnjë mënyrë nuk do të shkojnë në dëm të së drejtës të cilitdo person të përdorë, në rrjedhën normale të tregtisë, emrin e tij apo emrin e paraardhësit të tij në veprimtarinë që e kryen, përveç në rastet kur ai emër përdoret në mënyrë që ka për qëllim ta vë publikun në konfuzion (huti).
9. Me këtë Marrëveshje nuk do të ketë obligime shtesë për të mbrojtur emërtimet gjeografike që në vendet e tyre të prejardhjes nuk janë të mbrojtura, ose janë ndërprerë së mbrojturi, ose të cilat në atë vend janë ndërprerë së përdoruri.
Nënpjesa 4: Dizajni industrial
Neni 25
Kushtet për mbrojtje
1. Vendet anëtare do të sigurojnë mbrojtje të dizajnit industrial të krijuar në mënyrë të pavarur, të ri apo origjinal. Vendet anëtare mund të sigurojnë që një dizajn i caktuar industrial të mos konsiderohet si i ri ose origjinal nëse nuk dallon dukshëm nga ndonjë dizajn i njohur industrial apo kombinim i karakteristikave të ndonjë dizajni të njohur. Vendet anëtare mund të parashikojnë që mbrojtja e tillë të mos përfshijë dizajn industrial që parimisht është diktuar nga nevojat dhe mundësitë teknike apo funksionale.
2. Çdo vend anëtarë do të sigurojë që kushtet për sigurimin e mbrojtjes për dizajn tekstili, sidomos në lidhje me shpenzimet e mundshme, ekzaminimet ose publikimet, të mos pengojnë pa nevojë mundësinë për të kërkuar apo fituar atë mbrojtje. Vendet anëtare do të jenë të lira të plotësojnë këtë obligim përmes ligjeve për dizajn industrial ose për të drejtat e autorit.
Neni 26
Mbrojtja
1. Bartësi i dizajnit të mbrojtur industrial do të ketë të drejtën të parandalojë personat e tretë që nuk kanë pëlqimin e tij, të prodhojnë , të shesin ose të importojnë mallra që përmbajnë ose që personifikojnë një dizajn që është kopje, ose në esencë kopje e dizajnit të mbrojtur, kur veprime të tilla ndërmerren për qëllime komerciale.
2. Vendet anëtare mund të parashikojnë përjashtime të kufizuara nga mbrojtja e dizajnit industrial, me kusht këto përjashtime të mos jenë paarsyeshëm në konflikt me eksploatimin normal të dizajnëve të mbrojtur industrialë dhe të mos jenë paarsyeshëm në dëm të interesave legjitime komerciale të bartësit të dizajnit të mbrojtur industrial, duke marrë parasysh interesat legjitime të palëve të treta.
3. Kohëzgjatja e mbrojtjes do të jetë së paku 10 vite.
Nënpjesa 5: Patentat
Neni 27
Lëndë e mbrojtjes me patentë
1. Në pajtueshmëri me dispozitat e paragrafëve 2 dhe 3, patentë mund të merret për shpikje, qofshin ato produkte apo procese, në të gjitha fushat e teknologjisë, me kusht që të jenë të reja, të përmbajnë një hap inovativ, dhe të jenë të përshtatshme për zbatim industrial. Në pajtueshmëri me paragrafin 4 të nenit 65, paragrafin 8 të nenit 70 dhe paragrafin 3 të këtij neni, patentat të të jenë në dispozicion dhe të drejtat e patentave do të mund të përdoren pa diskriminim në raport me vendin e shpikjes, fushën e teknologjisë dhe pa dallim se a bëhet fjalë për produkte të importuara apo produkte të prodhuara lokale.
2. Vendet anëtare mund të përjashtojnë nga mbrojtja me patentë ato shpikje në raport me të cilat është e domosdoshme të parandalohet shfrytëzimi komercial i territorit të tyre për të mbrojtur rendin apo moralin publik, duke përfshitë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, kafshëve apo bimëve ose për të shmangur dëmtimin serioz të mjedisit jetësor, me kusht përjashtimi të mos bëhet vetëm pse shfrytëzimi është i ndaluar me ligjin kombëtar.
3. Vendet anëtare mund të përjashtojnë nga mbrojtja me patentë edhe:
(a) metodat diagnostikuese, terapeutike dhe kirurgjike të shërimit njerëzve dhe kafshëve;
(b) bimët dhe kafshët, përveç mikroorganizmave, dhe në esencë proceset biologjike për prodhimin e bimëve apo kafshëve, përveç proceseve jo-biologjike dhe mikrobiologjike. Megjithatë, vendet anëtare do të sigurojnë mbrojtje të llojeve të bimëve, ose me sistem sui generis adekuat, ose me kombinimin e tyre. Dispozitat nga ky nënparagraf do të rishikohen çdo katër vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së OBT-së.
Neni 28
Të drejtat e dhëna
1. Patenta do t’i sigurojë bartësit të tij të drejtat ekskluzive në vijim:
(a) kur lënda e patentës është produkt, të drejtën për të parandaluar persona të tretë që nuk kanë pëlqimin e tij të kryejnë veprime të: prodhimit të atij produkti, përdorimit të tij, ofrimit për shitje, shitjes, ose importit për qëllime të tilla;
(b) kur lënda e patentës është proces, të drejtën për të parandaluar personat e tretë që nuk kanë pëlqimin e tij të kryejnë veprime të përdorimit të procedurës, si edhe veprime të: përdorimit, ofrimit për shitje, shitjes apo importit për këto qëllime të paktën të produktit që drejtpërdrejt është fituar me atë proces.
2. Bartësit e patentës gjithashtu kanë të drejtën të bartin (caktojnë) patentën ose të transferojnë përmes trashëgimisë, si edhe të lidhin marrëveshje licencash.
Neni 29
Kushtet që kanë të bëjnë me parashtruesit e kërkesave për patenta
1. Vendet anëtare do të kërkojnë që parashtruesi i kërkesës për patentë të zbulojë shpikjen në mënyrë që do të jetë mjaftueshëm i qartë dhe i plotë që shpikja të mund të realizohet nga person që është profesionist në atë fushë, dhe mund të kërkojnë nga parashtruesi i kërkesës që të tregojë mënyrën më të mirë për realizimin e shpikjes të njohur nga shpikësi në kohën e paraqitjes së kërkesës ose, në rast të kërkese për prioritet, në datën e prioritetit të kërkesës.
2. Vendet anëtare mund të kërkojnë nga parashtruesi i kërkesës për patentë të dorëzojë t dhëna që kanë të bëjnë me aplikimet dhe të drejtat e regjistruara adekuate të huaja.
Neni 30
Përjashtime në lidhje me të drejtat e dhëna
Vendet anëtare mund të sigurojnë përjashtime të kufizuara në lidhje me të drejtat ekskluzive të dhëna me patentë, me kusht përjashtimet e tilla të mos bien paarsyeshëm në konflikt me shfrytëzimin e zakonshëm të patentës dhe të mos shkaktojnë dëm të paarsyeshëm mbi interesat legjitime të bartësit të patentës, duke mbajtur llogari për interesat legjitime të palëve të treta.
Neni 31
Lloje të tjera përdorimi pa lejen e bartësit të së drejtës
Në rastet kur ligji i një vendi anëtar lejon lloj tjetër të përdorimit të lëndës së patentës së dhënë pa autorizim nga bartësi i së drejtës, duke përfshirë përdorimin nga ana e qeverisë ose të palëve të treta të autorizuara nga qeveria, do të respektohen dispozitat në vijim:
(a) Autorizimi i përdorimit të tillë do të shqyrtohet në veçanti për çdo rast;
(b) përdorimi i tillë mund të lejohet vetëm nëse, para përdorimit të tillë, përdoruesi i propozuar ka bërë përpjekje për të marrë autorizimin nga bartësi i së drejtës nën kushte dhe afate të pranueshme komerciale dhe nëse ajo përpjekje nuk ka rezultuar me sukses në periudhë të arsyeshm kohore. Nga ky kusht vendi Anëtar mund të heq dorë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme në vend ose në rrethana të tjera të jashtëzakonshme ose në raste të përdorimit publik jokomercial. Në rast të gjendjes së jashtëzakonshme në vend ose në rrethana të tjera të jashtëzakonshme, bartësi megjithatë duhet menjëherë të njoftohet, menjëherë sapo praktikisht të jetë e mundur. Në rast të përdorimit publik jokomercial, kur qeveria ose ndonjë person i kontraktuar, pa mos bërë kërkim të patentës, e dinë ose kanë baza të provueshme të dinë se një patentë e vlefshme përdoret ose do të përdoret nga qeveria ose për qeverinë, mbajtësi i së drejtës do të njoftohet menjëherë.
(c) vëllimi dhe kohëzgjatja e përdorimit të tillë të jetë i kufizuar në qëllimet për të cilat është marrë autorizimi, ndërsa në rastet e teknologjisë gjysmëpërçuese vetëm për përdorim publik jokomercial ose për të korrigjuar një praktikë për të cilën në procedurë gjyqësore ose administrative është vërtetuar se është jolojale.
(d) përdorimi i tillë të mos jetë ekskluzivë;
(e) përdorimi i tillë të jetë i patransferueshëm, përveç me atë pjesë të ndërmarrjes ose gudvill-it që gëzon të drejtat e përdorimit;
(f) çdo përdorim i tillë të lejohet kryesisht për furnizimin e tregut vendor të vendit Anëtar që e autorizon përdorimin;
(g) autorizimet për këto përdorime të jenë subjekt, nën mbrojtjen adekuate të interesave legjitime të personave që kanë aso autorizimi, në mundësinë të revokohet nëse dhe kur të ndalojnë së ekzistuari rrethanat që kanë sjellë në ato autorizime dhe nëse është pak e mundshme që sërish do të paraqiten. Organi kompetent ka autorizime të rishikojë, në bazë të kërkesës së arsyetuar, ekzistencën e vazhduar e këtyre rrethanave;
(h) bartësit të së drejtës t’i paguhet kompensim adekuat sipas rrethanave në çdo rast të veçantë, duke marrë parasysh vlerën ekonomike të autorizimit;
(i) Vlefshmëria ligjore e çdo vendimi në lidhje me autorizimet për atë përdorim, të jetë lëndë e rishikimit gjyqësor apo ndonjë rishikimi tjetër të pavarur nga ana e ndonjë instance më të lartë në atë vend anëtar;
(j) çdo vendim që ka të bëjë me kompensimin e paraparë për përdorimin e tillë të nënshtrohet në rishikim gjyqësor ose në ndonjë rishikim tjetër të pavarur nga ndonjë instancë e veçantë më e lartë e atij vendi anëtar;
(k) Vendet anëtare nuk janë të obliguara të zbatojnë kushtet e përcaktuara në nënparagrafet (b) dhe (f), në rastet kur përdorimi i tillë është i lejuar për të korrigjuar një praktikë për të cilën në procedurë gjyqësore ose administrative është vërtetuar se është anti-konkurruese. Gjatë përcaktimit të kompensimit për këto raste mund të merret parasysh nevoja për të korrigjuar procedurën e caktuar anti-konkurruese. Organet kompetente kanë autorizime të refuzojnë anulimin e autorizimit nëse dhe kur ekziston mundësia sërish të paraqiten rrethanat që sollën në lëshimin e asaj leje;
(l) kur përdorimi i tillë është i autorizuar për të mundësuar shfrytëzimin e ndonjë patente (“patenta e dytë”) që nuk mund të shfrytëzohet pa mos shkaktuar dëmtim të ndonjë patente tjetër (“patenta e parë”), do të zbatohen kushtet plotësuese në vijim:
(i) Shpikja e pretenduar në patentën e dytë do të përfshijë një avancim të rëndësishëm teknologjik të rëndësisë së madhe ekonomike, në lidhje me shpikjen e pretenduar në patentën e parë;
(ii) Bartësi i patentës së parë do të ketë të drejtën në licencë të kryqëzuar nën kushte të pranueshme të përdor shpikjen e patentës së dytë; dhe
(iii) Përdorimi i lejuar në patentën e parë të mos jetë i transferueshëm, përveç në rast të transferim (bartjes) së patentës së dytë.
Neni 32
Anulimi (Revokimi) / Konfiskimi
Do të ekzistojnë mundësi për rishikim gjyqësor të të gjitha vendimeve për anulimin ose konfiskimin e patentës.
Neni ÇÇ
Kohëzgjatja e mbrojtjes
Kohëzgjatja e mbrojtjes që mund të miratohet nuk mund të përfundojë para skadimit të periudhës prej 20 viteve të llogaritura nga data e paraqitjes së kërkesës.
Neni 34
Patentat e proceseve: obligim për t’u provuar
1. Për qëllime të procedurës civile në lidhje me shkeljen e së drejtës së bartësit të patentës nga paragrafi 1 (b) të nenit 28, nëse lëndë e patentës është procesi për fitimin e ndonjë produkti, organet gjyqësore do të kenë autorizimet t’i urdhërojnë palës së paditur të dëshmojë se procesi i fitimit të ndonjë produkti identik është ndryshe nga procesi i patentuar. Sipas kësaj, vendet Anëtare janë të obliguara të sigurojnë, të paktën në një nga rrethanat vijuese, që çdo produkt identik, kur prodhohet pa pëlqimin e bartësit të patentës dhe në mungesë të dëshmive për të kundërtën, të konsiderohet si i fituar me proces të patentuar:
(a) nëse produkti i fituar me proces të patentuar është i ri;
(b) nëse ekziston mundësi e theksuar që produkti identik është prodhuar me atë proces dhe se bartësi i patentës nuk ka qenë në gjendje me përpjekje të arsyeshme të përcaktoj se procesi në fakt është shfrytëzuar.
2. Çdo vend anëtar do të jetë i lirë të përshkruaj paraqitjen e dëshmive të cekura në paragrafin 1 të jenë në barrë të shkelësit të pretenduar vetëm nëse është plotësuar kushti i paraparë në nënparagrafin (a) ose nëse është plotësuar kushti për të cilin flitet në nënparagrafin (b).
3. Gjatë paraqitjes së dëshmive për të kundërtën, do të merren parasysh interesat legjitime të palës së paditur për të mbrojtur produktet e saj dhe sekretet e biznesit.
Nënpjesa 6: Skemat e qarqeve të integruara (topografive)
Neni 35
Marrëdhëniet me Marrëveshjen IPIC
Vendet anëtare patohen të sigurojnë mbrojtjen e skemave (topografive) të qarqeve të integruara (në tekstin e mëposhtëm “skemat”) në pajtueshmëri me nenet 2 deri 7 (përveç paragrafi 3 i nenit 6), nenin 12 dhe paragrafi 3 i nenit 16 të Konventës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të qarqeve të integruara dhe, përskaj saj, të harmonizohen me dispozitat e mëposhtme.
Neni 36
Shtrirja e mbrojtjes
Në bazë të dispozitave të paragrafit 1 të nenit 37, vendet anëtare do t’i konsiderojnë si joligjore veprimet vijuese, nëse kryhen pa lejen e bartësit të së drejtës: importi, shitja apo ndonjë lloj tjetër shpërndarje për qëllime komerciale të skemave të mbrojtura, të qarkut të integruar në të cilin është përfshirë skema e mbrojtur, ose të produktit që përfshin një qark të tillë të integruar, vetëm nëse vazhdon të përmbajë skemë joligjore riprodhuese.
Neni 37
Veprime për të cilat nuk është i nevojshëm autorizimi nga bartësi i së drejtës
1. Pa marrë parasysh nenin 36, asnjë vend anëtar nuk do të konsideroj si joligjore kryerjen e cilitdo veprim për të cilët flitet në atë nen në lidhje me qarkun e integruar që ka të inkorporuar skemë riprodhuese joligjore, ose cilindo produkt në të cilin është inkorporuar një qark i tillë integrues, në rastet kur personi që kryen apo porosit veprime të tilla të mos ketë ditur dhe të mos ketë pasur bazë të arsyeshme të dijë gjatë fitimit të qarkut të integruar apo produktit në të cilin është inkorporuar një qark i tillë i integruar, se kjo përmban skemë riprodhuese joligjore. Vendet anëtare do të sigurojnë se, pas momentit kur ai person të ketë pranuar njohuri të mjaftueshme se skema është riprodhuar në mënyrë joligjore, ai person mund të ndërmerr çdo veprim në lidhje me rezervat e disponueshme ose me rezervat që janë porositur para atij momenti, me atë që do të detyrohet t’i paguajë bartësit të së drejtës një shumë ekuivalente me një kompensim të arsyeshëm, një të tillë që do të duhej t’i paguhej mbi bazën e një marrëveshje licence të arritur lirshëm për atë skemë.
2. Kushtet e cekura në nënparagrafet (a) deri në (k) të nenit 31 do të zbatohen mutatis mutandis në rast të çdo licencimi jovullnetar për skemën ose për përdorimin e saj nga ana e Qeverisë ose për Qeverinë pa autorizimin e bartësit të të drejtës.
Neni 38
Kohëzgjatja e mbrojtjes
1. Në vendet anëtare ku mbrojtja është e kushtuar me regjistrim, afati i mbrojtjes së skemës nuk do të skadojë para skadimit të periudhës prej 10 vitesh të llogaritur prej datës së parashtrimit të kërkesës për regjistrim ose nga shfrytëzimi i parë komercial në cilëndo pjesë të botës.
2. Në vendet anëtare, ku mbrojtja nuk është e kushtëzuar me regjistrim, skemat do të mbrohen në afat prej së paku 10 vitesh pas datës së shfrytëzimit të parë komercial në cilëndo pjesë të botës.
3. Me përjashtim të paragrafëve 1 dhe 2, vendet anëtare mund të mundësojnë që mbrojtja të skadojë 15 vite pas krijimit të skemës.
Nënpjesa 7: Mbrojtja e të dhënave konfidenciale
Neni 39
1. Gjatë sigurimit të mbrojtjes efektive nga konkurrenca jolojale, të paraparë me nenin 10 bis të Konventës së Parisit (1967), vendet anëtare do t’i mbrojnë të dhënat e pazbuluara në pajtueshmëri me paragrafin 2, ndërsa të dhënat të dorëzuara në Qeveri ose organet shtetërore në pajtueshmëri me paragrafin 3.
2. Personat fizik dhe juridik do të kenë mundësi të parandalojnë të dhënat që sipas ligjit janë në pronësi të tyre, të zbulohen për të tjerët, të përfitohen nga të tjerë ose të përdoren nga të tjerë, pa pëlqimin e tyre dhe në mënyrë të kundërt me praktikat e drejta komerciale, me kusht që të dhënat e tilla:
(a) të jenë sekrete, në esencë se, si tërësi ose sipas konfiguracionit të tyre preciz dhe përmbledhjes së komponentëve, nuk u janë gjerësisht të njohura, ose lehtësisht në dispozicion, personave në qarqet që zakonisht marren me atë lloj informacioni;
(b) kanë vlerë komerciale meqenëse janë sekrete (fshehtësi); dhe
(c) janë lëndë e masave të arsyeshme që në rrethana të caktuara i ndërmerr personi që ka kontroll ligjor mbi të dhënat, për të mbajtur fshehtësinë e tyre.
3. Vendet anëtare, në raste kur kërkojnë, si kusht për miratimin për futje në treg të produkteve farmaceutike apo kimike bujqësore që përmbajnë përbërës të ri kimik, që të dorëzohen të dhëna të pazbuluara për teste apo të dhëna të tjera, që mund të sigurohen vetëm me angazhim të madh, përveç në rastet kur zbulimi i tyre është i domosdoshëm për të mbrojtur publiku, ose kur ndërmerren masa me të cilat është siguruar që të dhënat e tilla janë të mbrojtura nga përdorimi komercial jolojal.
Nënpjesa 8: Kontrolli i konkurrencës jolojale në licencat e kontraktuara
Neni 40
1. Vendet anëtare pajtohen se disa mënyra të dhënies së licencave, ose kushte që dominojnë në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale, e të cilat e kufizojnë konkurrencën, mund negativisht të ndikojnë mbi tregtinë dhe mund të parandalojnë transferin dhe zgjerimin e teknologjisë.
2. Asgjë në këtë Marrëveshje nuk do t’i ndalojë vendet anëtare të specifikojnë në ligjet e tyre mënyrat apo kushtet e dhënies së të drejtave të pronësisë intelektuale që shkaktojnë pasoja negative për konkurrencën në tregun adekuat. Siç është parashikuar më lartë, vendi anëtar mund, në pajtim me dispozitat tjera të kësaj Marrëveshje, të miratoj masa adekuate për parandalimin ose për kontrollin e praktikave të tilla, midis së cilave mund të jenë për shembull, kushte ekskluzive për kthimin e së drejtës, kushte që ndalojnë mohimin e plotfuqishmërisë dhe dhënies së detyrueshme të licencave të lidhura, marrë parasysh ligjet dhe rregulloret relevante të atij vendi anëtar.
3. Çdo vend anëtar, me kërkesë, do të hyjë në konsultime me çdo vend tjetër anëtar që ka arsye të besoj se bartësi i së drejtës së pronësisë intelektuale, që është shtetas ose rezident në vendin Anëtar deri te cili është dorëzuar kërkesa për konsultime, ndërmerr veprime me të cilat shkel ligjet dhe rregulloret, në lidhje me lëndën e kësaj nënpjese, anëtarit që kërkon konsultime dhe që dëshiron të sigurohet se do të kryhet harmonizim me legjislacionin e lëndës, pa dëm sipas cilësdo masë në bazë të ligjit dhe pas lirisë së plotë në lidhje me vendimin përfundimtar të cilësdo nga dy vendet anëtare. Vendi Anëtar të cilit i dërgohet kërkesa në mënyrë të detajuar dhe me qëllim të mirë do të shqyrtojë mundësitë për konsultime dhe do të siguroj mundësi adekuate për konsultime me vendin anëtarë që ka dërguar kërkesën, dhe plotësisht do të bashkëpunojë me të dhe do t’i sigurojë informacione që janë në dispozicion për publikun, e që janë të rëndësishme për çështjen në fjalë, si edhe informacione të tjera që i janë në dispozicion vendit anëtar, de ndërkohë duke marrë parasysh ligjin vendor dhe marrëveshjet e përbashkëta të nënshkruara në lidhje me mbrojtjen e besueshmërisë së atyre të dhënave nga ana e vendit anëtar që parashtron kërkesën për konsultime.
4. Me kërkesë, vendit anëtarë shtetasit po rezidentët e të cilit janë lëndë (subjekt) i masës (procedimit) ligjore në një vend tjetër anëtar në lidhje me shkeljen e pretenduar të ligjeve dhe rregulloreve të atij vendi anëtar për çështjen e lëndës së kësaj nëpjese, vendit tjetër anëtar do të ofroj mundësinë për konsultime nën kushtet e njëjta si ato të parashikuara në paragrafin 3.
PJESA III
ZBATIMI I SË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
Nënpjesa 1 : Detyrimet e përgjithshme
Neni 41
1. Vendet anëtare do të sigurojnë procedurat për zbatimin e të drejtave siç janë të përcaktuara në këtë Pjesë, të jenë të disponueshme në ligjet e tyre për të mundësuar veprime efektive kundër çdo veprimi të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale të përfshira në këtë Marrëveshje, duke përfshirë mjete ligjore efikase për parandalimin e shkeljeve dhe mjete ligjore që parandalojnë kryerjen e mëtutjeshme të shkeljeve. Këto procedura do të zbatohen në mënyrë me të cilën do të shmanget krijimi i pengesave për tregti ligjore dhe do të sigurojë masa mbrojtëse kundër keqpërdorimeve të tyre.
2. Procedurat që kanë të bëjnë me zbatimin e së drejtës së pronësisë intelektuale do të jenë të paanshme dhe të drejta. Ato nuk do të jenë të komplikuara apo të shtrenjta pa nevojë, e as që do të kërkojnë caktime të afateve joreale, e as vonesa të panevojshme.
3. Vendimet për faktet e një rasti të dhënë preferohet të jenë në formë të shkruar dhe me arsyetime. Ato do t’u jepen për shqyrtim të paktën palëve në procedurë pa vonesa të panevojshme. Vendimet për faktet e një rasti të caktuar do të bazohen vetëm në dëshmitë për të cilat palëve iu është mundësuar të deklarohen.
4. Palët në procedurë do të kenë mundësinë për rishikim nga ana e organeve gjyqësore të vendimeve përfundimtare administrative dhe, duke marrë parasysh dispozitat për juridiksionin në ligjin e vendit anëtarë në lidhje me rëndësinë e rastit, të paktën edhe të aspekteve juridike të vendimeve fillestare gjyqësore për faktet e rastit të caktuar. Megjithatë, nuk ekziston detyrimi për të siguruar mundësi për rishikim të vendimeve të pafajësisë në rastet penale.
5. Nënkuptohet se kjo Pjesë nuk krijon asnjë detyrim për të futur sistem gjyqësor për zbatimin e së drejtës së pronësisë intelektuale që do të dallonte nga sistemi për zbatimin e ligjeve në përgjithësi, dhe se nuk do të ndikojë mbi aftësinë e vendeve anëtare për të zbatuar ligjet e tyre në përgjithësi. Asgjë në këtë pjesë nuk krijon obligim në lidhje me shpërndarjen e mjeteve midis zbatimit të së drejtave të pronësisë intelektuale dhe zbatimit të ligjeve në përgjithësi.
Nënpjesa 2: Procedurat civile dhe administrative dhe mjetet juridike
Neni 42
Procedurat e paanshme dhe të drejta
Vendet anëtare do t’ua mundësojnë bartësve të së drejtave procedurat civile gjyqësore në lidhje me zbatueshmërinë e cilësdo të drejtë të pronësisë intelektuale të përfshirë në këtë Marrëveshje. Pala e paditur gëzon të drejtën për njoftim me shkrim që do të dorëzohet me kohë dhe do të përmbajë detaje të mjaftueshme, përfshirë edhe arsyet mbi të cilat bazohet padia. Palët mund të përfaqësohen nga përfaqësues të pavarur ligjor, ndërsa procedurat nuk do të imponojnë kërkesa tepër të rënda në lidhje me paraqitjen e detyrueshme personale. Të gjitha palët në këto procedura kanë të drejta të arsyetojnë pretendimet e tyre dhe të paraqesin të gjitha dëshmitë relevante. Procedura do të sigurojë mënyra për të vërtetuar dhe mbrojtur të dhëna të besueshme, përveç në rastet kur kjo do të ishte në kundërshtim me kërkesat ekzistuese kushtetuese.
Neni 43
Dëshmitë
1. Organet gjyqësore do të kenë autorizimet, në rastet kur njëra nga palët do të prezantojë dëshmi të arsyeshme të disponueshme që janë të mjaftueshme për të argumentuar pretendimet e saj, dhe kur nxjerr në pah dëshmi që janë të rëndësishme për mbështetjen e pretendimeve, ndërsa janë nën kontrollin e palës së kundërt, për të urdhëruar atë dëshmi ta paraqesë pala e kundërt, në të tilla situata kur, në raste të caktuara, janë plotësuar kushtet që sigurojnë mbrojtjen e informacioneve të besueshme.
2. Në rastet kur njëra palë në procedurë me vetiniciativë dhe pa një arsye të justifikueshme refuzon të lejoj qasje në to, ose në një mënyrë tjetër nuk i siguron informacionet e nevojshme në periudhë të arsyeshme kohore, ose pengon në mënyrë të rëndësishme ndonjë procedurë në lidhje me masën e zbatimit të së drejtës, vendi anëtarë mund të autorizojë organet gjyqësore të sjellin vendime preliminare dhe përfundimtare, në favor apo kundër, në bazë të informacioneve që i janë prezantuar, duke përfshirë ankesat apo pretendimet të paraqitura nga pala e prekur me refuzimin në qasjen në informacion, me atë që palëve do të u jepet mundësi për t’u deklaruar për pretendimet apo dëshmitë e paraqitura.
Neni 44
Ndalesa gjyqësore
1. Organet gjyqësore do të kenë autorizime të urdhërojnë palën që të ndalojë me kryerjen e ndonjë shkelje të së drejtës, inter alia dhe për të penguar hyrjen në rrjedhat e tregtisë, në territorin e juridiksionit të tyre, të mallrave me të cilat shkeljet ndonjë e drejtë e pronës intelektuale, menjëherë pas doganimit të atij malli. Vendet anëtare nuk janë të obliguara të japin këso autorizimesh në lidhje me përmbajtjen e mbrojtur që ndonjë person e ka arritur apo ka porositur para se të dijë ose para se të ketë baza të arsyeshme se tregtia me atë përmbajtje do të përfaqësonte shkeljen e ndonjë të drejte të pronësisë intelektuale.
2. Me përjashtim të dispozitave të tjera të kësaj pjese dhe me kusht të respektohen dispozitat e pjesës II, që në mënyrë specifike kanë të bëjnë me përdorimin nga ana e qeverive ose nga palët e treta të autorizuara nga ndonjë qeveri, e pa autorizime nga bartësi i së drejtës, vendet anëtare mund të kufizojnë mjetet juridike në dispozicion kundër përdorimit të tillë përmes pagesës së kompensimit sipas nënparagrafit (h) të nenit 31. Në raste të tjera, do të zbatohen mjetet juridike sipas kësaj pjese ose, në raste kur këto mjete juridike nuk janë në pajtueshmëri me ligjin nacional të vendit anëtarë, do të jenë në dispozicion aktgjykimet deklarative dhe kompensimet adekuate.
Neni 45
Kompensimet
1. Organet gjyqësore do të jenë të autorizuara të urdhërojnë shkelësin që t’i paguajë bartësit të së drejtës dëmshpërblim që do të përfaqësojë kompensim adekuat për dëmin që i është shkaktuar bartësit të së drejtës me shkeljen e së drejtës së tij të pronësisë intelektuale të kryer nga ana e shkelësit që ka kryer veprime të shkeljes së të drejtës me vetëdije, ose me baza të arsyeshme për të qenë i vetëdijshëm se po kryen shkelje.
2. Organet gjyqësore, gjithashtu, do të kenë autorizime t’i urdhërojnë shkelësit të paguaj shpenzimet bartësit të së drejtës, ku mund të bien edhe honorarët adekuat për përfaqësues ligjor (avokat). Në raste të caktuara, vendet anëtare mund të autorizojnë organet gjyqësore të urdhërojnë kthimin e profitit dhe / ose pagesën e dëmit paraprakisht të përcaktuar, madje edhe në rastet kur shkelësi ka marrë pjesë në këto veprime pa vetëdije apo pa baza të arsyeshme për të qenë i vetëdijshëm se po kryen shkelje.
Neni 46
Mjetet e tjera juridike
Për të siguruar parandalim efikas ndaj shkeljeve të të drejtave, organet gjyqësore do të kenë autorizime të urdhërojnë që mallrat për të cilat është përcaktuar se përfaqësojnë shkelje të të drejtave, pa asnjë lloj kompensimi, të tërhiqen nga qarkullimi tregtar në atë mënyrë që do të shmanget çdo dëmtim për bartësin e të drejtës ose, nëse kjo nuk është në kundërshtime me kërkesat ekzistuese kushtetuese, të shkatërrohen. Organet gjyqësore gjithashtu do të kenë autorizime për të urdhëruar që lëndët e para dhe pajisjet të cilat kryesisht janë përdorur për krijimin e mallit me të cilin kryhet shkelja e së drejtës, pa asnjë kompensim të tërhiqen nga qarkullimi tregtar në mënyrë të tillë për të minimizuar rrezikun e shkeljeve të mëtutjeshme. Gjatë shqyrtimin e këtyre kërkesave, do të merret parasysh proporcioni midis seriozitetit të shkeljes dhe mjeteve të ndërmarra juridike, si edhe interesat e palëve të treta. Në lidhje me mallrat me markë tregtare të falsifikuara, nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm të largohet marka tregtare e vënë në mënyrë joligjore, përveç në raste specifike, për të lejuar qarkullimin e mallit në treg.
Neni 47
E drejta e informimit
Vendet anëtare mund të sigurojnë që organet gjyqësore të kenë autorizime, në qoftë se kjo nuk është e shpërpjesëtuar me seriozitetin e shkeljes së të drejtës, për të urdhëruar shkelësit që të informojnë bartësin e së drejtës për identitetin e palëve të treta të përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve me të cilat kryhet shkelja e të drejtave, dhe për kanalet e tyre të shpërndarjes.
Neni 48
Dëmshpërblimi i të paditurit
1. Organet gjyqësore do të jenë të autorizuara të urdhërojnë palën, me kërkesë të së cilës janë ndërmarrë masat dhe e cila ka shkelur procedurat për zbatimin e së drejtës, që të i sigurojë palës, së cilës padrejtësisht i është caktuar ndalesë apo kufizim, një kompensim adekuat për dëmin e shkaktuar si pasojë e keqpërdorimit të tillë. Organet gjyqësore, gjithashtu, do të kenë autorizim të urdhërojnë parashtruesit të kërkesës t’i paguajë shpenzimet personit të paditur, të cilat mund të përfshijnë honorarët përkatëse të përfaqësuesve ligjor (avokatëve).
2. Në lidhje me zbatueshmërinë e cilitdo ligj që ka të bëjë me mbrojtjen apo zbatimin e së drejtës së pronësisë intelektuale, vendet anëtare do t’i lirojnë organet publike dhe nëpunësit publik nga obligimi për të siguruar mjete përkatës juridike, vetëm në rastet kur veprimet gjatë zbatimit të atyre ligjeve janë ndërmarrë apo planifikuar me qëllim të mirë.
Neni 49
Procedurat administrative
Në rast se cilido mjet civil ligjor mund të urdhërohet si rezultat i procedurës administrative në lidhje me faktet me një rast të caktuar, procedura e tillë duhet të jetë në përputhje me parimet të cilat në esencë janë ekuivalentë të atyre të cekura në këtë nënpjesë.
Nënpjesa 3: Masa të përkohshme
Neni 50
1. Organet gjyqësore do të kenë autorizim të urdhërojnë ndërmarrjen e masave të përkohshme të shpejta dhe efikase:
(a) për të parandaluar paraqitjen e shkeljes e cilësdo së drejtë të pronësisë intelektuale, e sidomos për të parandaluar futjen e mallrave të caktuar në qarkullim tregtar nën juridiksionin e tyre, duke përfshirë edhe mallrat e importuar menjëherë pas doganimit;
(b) për të ruajtur dëshmi të rëndësishme për shkeljen e pretenduar.
2. Irganet gjyqësore do të kenë autorizime në raste të caktuara të miratojnë masa të përkohshme inaudita letra parte, sidomos në ato raste kur çdo vonesë mund të shkaktojë dëm të pandreqshëm të bartësit të së drejtës, ose kur ekziston rrezik i provueshëm nga shkatërrimi i dëshmive.
3. Organet gjyqësore do të kenë autorizime të kërkojnë nga paditësi të sigurojë të gjitha dëshmitë e arsyeshme në dispozicion për të siguruar me një shkallë të kënaqshme të sigurisë se paditësi është bartësi i vërtetë i së drejtës dhe se janë shkelur të drejtat e tij, ose se ekziston rrezik i menjëhershëm për t’u shkelur ato, si edhe t’i urdhërojnë paditësit që të jap sigurim ose garanci ekuivalente në masë të mjaftueshme për të mbrojtur palën e paditur dhe për të parandaluar keqpërdorimin.
4. Në rastet e miratimit të masave të përkohshme inaudita altera parte,palët e prekura do të njoftohen pa vonesa për atë, më së voni pas zbatimit të masave. Rishikimi, përfshirë të drejtën për t’u deklaruar, do të kryhet me kërkesë të palës së paditur me qëllim që të sillet vendim, në afat të arsyeshëm pas njoftimit të masave, pa marrë parasysh se këto masa do të ndryshojnë, tërhiqen apo konfirmohen.
5. Nga paditësi mund të kërkohet të ofrojë informacione të tjera të domosdoshme për identifikimin e mallit për të cilin bëhet fjalë, nga organet që do të kryejnë masat e përkohshme.
6. Pa cenuar paragrafin 4, masat e përkohshme të ndërmarra në bazë të paragrafëve 1 dhe 2, me kërkesë të palës së paditur, do të tërhiqen (revokohen) ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndalojnë të vlejnë, nëse procedura gjyqësore që çon në sjelljen e vendimit për rëndësinë e rastit nuk është iniciuar në periudhë të arsyeshme, që do të përcaktohet nga organi gjyqësor që ka urdhëruar masat në rastet kur këtë e lejon ligji i vendit anëtarë, ose, në mungesë të një përkufizimi të tillë, do të revokohen ose do të ndalojnë të vlejnë në afat që nuk është më i gjatë se 20 ditë pune, ose 31 ditë kalendarike, cilido qoftë afat më i gjatë.
7. Në rastet kur masat e përkohshme do të tërhiqen (revokohen) ose të vjetërsohen si pasojë e ndonjë veprimi apo mosveprimi i paditësit, ose kur më pas përcaktohet se nuk ka pasur shkelje apo rrezik për paraqitje të shkeljeve të së drejtës së pronësisë intelektuale, organet gjyqësore janë të autorizuara të urdhërojnë paditësin, me kërkesë të palës së paditur, t’i sigurojë palës së paditur kompensim adekuat për dëmin eventual të shkaktuar me masat e përkohshme.
8. Në rast se ndonjë masë e përkohshme mund të urdhërohet si rezultat i procedurave administrative në lidhje me rëndësinë e rastit të caktuar, këto procedura duhet të jenë në përputhje me parimet të cilat në thelb janë ekuivalente me ato të përmendura në këtë nënpjesë.
Nënpjesa 4:
Kërkesa të veçanta të lidhura me masat kufitare
Neni 51
Shtyrje në qarkullim nga ana e organeve doganore
Vendet anëtare, në pajtim me dispozitat e mëposhtme, do të miratojnë procedura me të cilat do t’i mundësojnë bartësit të së drejtës, i cili ka arsye të bazuara për të dyshuar se mund të vijë deri tek importimi i mallit me markë tregtare të falsifikuar ose mallit të prodhuar në bazë të të përvetësimit të paligjshëm të veprave autoriale, për të dorëzuar kërkesë me shkrim deri tek organet përkatëse administrative apo gjyqësore për të urdhëruar organet doganore të shtyrë qarkullimin në treg të atij malli. Vendet anëtare mund të mundësojnë që kjo kërkesë të dorëzohet edhe në lidhje me mallrat tek të cilët bëhet fjalë për lloje të tjera të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, me kusht që të plotësohen kërkesat nga kjo Nënpjesë. Vendet anëtare mundet gjithashtu të parashikojnë procedura adekuate për pezullimin nga ana e organeve doganore të futjes në qarkullim të mallrave me të cilat kryhet shkelja, e të cilët janë të destinuara për eksport nga territoret e tyre.
Neni 52
Padia
Çdo bartës i së drejtës që inicion procedurë në bazë të nenit 51, do të jetë i obliguar të paraqesë dëshmi që do t’i bindin organet përkatëse se, në pajtim me ligjet e vendit për importet, ekziston prima facie shkelje e së drejtës së pronësisë intelektuale të bartësit të së drejtës, dhe të paraqesë përshkrim mjaftueshëm të detajuar të mallrave që do t’i mundësojë organeve doganore lehtësisht të njohin ato. Organet kompetente në afat të arsyeshëm do të njoftojnë parashtruesin e padisë se a e kanë pranuar kërkesën për inicim të procedurës dhe, në rastet kur organet kompetente e përcaktojnë, për periudhën për të cilën organet doganore do të ndërmarrin masat adekuate.
Neni 53
Kolaterali ose garancia ekuivalente
1. Organet kompetente janë të autorizuara të kërkojnë nga paditësi të jap kolateral apo garanci ekuivalente që do të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur të paditurin dhe organet kompetente dhe për të parandaluar keqpërdorimi. Kolaterali apo garancia ekuivalente e tillë nuk do të largojë paarsyeshëm (shmang) nga këto procedura.
2. Në rastet kur në pajtim me ndonjë kërkesë të parashtruar në bazë të dispozitave të kësaj nënpjese, lëshimi në qarkullim i mallit që përfshinë dizajn industrial, patenta, skema të qarqeve të integruara apo informacione të besueshme është pezulluar nga organet doganore me vendim që nuk është vendim i organit gjyqësor apo organi tjetër të pavarur, ndërsa afati i paraparë me nenin 55 ka skaduar pa mos dhënë në të, organi i autorizuar, lirim të përkohshëm të mallit, dhe me kusht të jenë plotësuar të gjitha kushtet tjera për import, pronari, importuesi apo pranuesi i mallit në fjalë do të ketë të drejtën ta lëshoj në qarkullim pasi të paguajë kolateral (garanci) në shumë të mjaftueshme për të mbrojtur bartësin e së drejtës nga çfarëdo qoftë dëmtimesh. Pagesa e kësaj garancie nuk do të jetë në dëm për çfarëdo mjeti tjetër juridik që u është në dispozicion bartësit të së drejtës, me atë që nënkuptohet se garancia do të kthehet nëse bartësi i së drejtës nuk e shfrytëzon të drejtën e vet për të ngritur padi në afatin e caktuar kohor.
Neni 54
Njoftimi për pezullimin
Importuesi dhe parashtruesi i padisë do të njoftohen menjëherë për pezullimin e lëshimit në qarkull të mallrave në bazë të nenit 51.
Neni 55
Kohëzgjatja e pezullimi
Nëse, në afat jo më të gjatë se 10 ditë pune pas dorëzimit të njoftimit për pezullimin deri tek parashtruesi i kërkesës, organet doganore nuk janë njoftuar se ndonjëra palë që nuk është palë e paditur ka iniciuar procedurë për sjellje të vendimit në lidhje me rëndësinë e rastit, ose se organi i autorizuar me rregull ka ndërmarrë masa të parakohshme me të cilat vazhdohet pezullimi i futjes në qarkullim të mallrave, malli do të futet në qarkullim, me kusht që të jenë plotësuar të gjitha kushtet tjera për import dhe eksport; në raste të caktuara, ky afat mund të vazhdohet edhe për 10 ditë pune shtesë. Nëse është nisur procedurë që duhet të sjellë deri tek vendimi për rëndësinë e rastit të dhënë, në kërkesën e të paditurit do të bëhet rishikim, nën të cilën nënkuptohet edhe e drejta për t’u deklaruar, me qëllim që në afat të arsyeshëm të sillet vendim mbi atë se ato masa do të ndryshojnë, tërhiqen (revokohen) apo konfirmohen. Me përjashtim të të lartpërmendurës, në raste kur pezullimi i lëshimit në qarkullim kryhet ose vazhdohet në pajtim me ndonjë masë të përkohshme gjyqësore, do të zbatohen dispozitat e paragrafit 6 të nenit 50.
Neni 56
Dëmshpërblimi i importuesit dhe pronarit të mallrave
Organet kompetente do të jenë të autorizuara të urdhërojnë parashtruesin e kërkesës t’i paguaj importuesit, pranuesit të mallit dhe pronarit të mallit, kompensim adekuat për çfarëdo dëmi që u është shkaktuar përmes mbajtjes së padrejtë të mallit apo përmes mbajtjes së mallit të lëshuar në qarkullim në bazë të nenit 55.
Neni 57
E drejta për inspektim dhe informim
Pa shkelje të mbrojtjes së të dhënave të besueshme, vendet anëtare do të autorizojnë organet kompetente që t’i japin bartësit të së drejtës mundësi të mjaftueshme për të siguruar inspektim të cilitdo produkt që është ndaluar (mbajtur) nga organet doganore, për të mbështetur kërkesat e veta si bartës i së drejtës. Organet kompetente gjithashtu do të jenë të autorizuara që edhe importuesit t’i japin mundësinë e barabartë të sigurojë inspektim të mallit. Në rastet kur është sjellë vendim afirmativ për rëndësinë e rastit, vendet anëtare mund të autorizojnë organet kompetente për të njoftuar bartësin e së drejtës për emrat dhe adresat e dërguesit të mallit, të importuesit dhe të pranuesit të mallit, si edhe për sasinë e mallit për të cilin bëhet fjalë.
Neni 58
Veprimet Ex officio
Në rastet kur vendet anëtare kërkojnë nga organet kompetente të veprojnë sipas detyrës zyrtare dhe të pezullojnë lëshimin në qarkullim të mallrave për të cilat janë siguruar prima facie dëshmi se janë shkelur të drejta të pronësisë intelektuale:
(a) organet kompetente mund në çfarëdo kohe të kërkojnë nga bartësi i së drejtës të dhëna që mund t’u vijnë në ndihmë gjatë ushtrimit të autorizimeve;
(b) importuesi dhe bartësi i së drejtës menjëherë do të njoftohen për pezullimin. Në rastet kur importuesi ka dorëzuar deri tek organet ankesë kundër pezullimit, pezullimi do t’i nënshtrohet kushteve mutatis mutandis, të nenit 55;
(c) Vendet anëtare do t’i lirojnë organet publike dhe nëpunësit e tyre nga përgjegjësia për të ndërmarrë masa adekuate juridike vetëm në rastet kur veprimet ndërmerren ose planifikohen me qëllim të mirë.
Neni 59
Mjetet juridike
Pa shkeljen e të drejtave të tjera të veprimeve që i ka në dispozicion bartësi i së drejtës, dhe me kusht të plotësimit të së drejtës së të paditurit të kërkojë rishikim nga ana e organit gjyqësor, organet kompetente do të jenë të autorizuara të urdhërojnë shkatërrimin ose asgjësimin e mallit me të cilin kryhet shkelja, në pajtim me parimet e cekura në nenin 46. Në lidhje me mallin e falsifikuar me markë tregtare, organet kompetente nuk do të lejojnë rieksportimin në gjendjen e pandryshuar të mallrave me të cilat kryhet shkelja e të drejtave, e as që do të nënshtrohen në procedura tjera doganore, përveç në rrethana të jashtëzakonshme.
Neni 60
Importet De minimis
Vendet anëtare mund të përjashtojnë nga zbatimi i dispozitave të lartpërmendura sasi të vogla të mallrave të natyrës jokomerciale të përmbajtura në bagazhet personale të udhëtarëve apo që janë dërguar në dërgesa më të vogla.
Nënpjesa 5: Procedurat penale
Neni 61
Vendet anëtare do të parashohin procedura penale dhe dënime që do të zbatohen të paktën në rast të falsifikimit të vetëdijshëm të markës tregtare ose të piraterisë së të drejtave autoriale të kryera për qëllime komerciale. Mjetet juridike në dispozicion do të përfshijnë dënim me burgim dhe / ose dënime në para që do të jenë mjaftueshëm të larta që të shërbejnë si masa parandaluese, në përputhje me nivelin e dënimeve që zbatohen për vepra penale me rëndësi të njëjtë. Në rastet adekuate, mjetet juridike në dispozicion do të përfshijnë gjithashtu sekuestrimin, konfiskimin dhe shkatërrimin e mallit me të cilin është kryer shkelja dhe i të gjithë materialeve (lëndëve të para) dhe pajisjeve që janë përdorur për kryerjen e veprës penale. Vendet anëtare mund të parashikojnë që procedurat penale dhe dënimet të zbatohen edhe në raste të tjera të shkeljes së të drejtës së pronësisë intelektuale, sidomos kur shkeljet kryhen me vetëdije dhe me qëllime komerciale.
PJESA IV
FITIMI DHE MBAJTJA E SË DREJTËS SË PRONËSISË INTELEKTUALE DHE PROCEDURAT ADEKUATE INTER-PARTES
Neni 62
1. Vendet anëtare mund të kërkojnë, si kusht për arritjen apo mbajtjen (ruajtjen) e së drejtës së pronësisë intelektuale të parapara në nënpjesët 2 deri 6 të pjesës së II-të, përputhje me procedura dhe formalitete të arsyeshme. Procedurat dhe formalitetet e tilla do të jenë në pajtueshmëri me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje.
2. Në rastet kur fitimi i së drejtës së pronësisë intelektuale është i kushtëzuar me dhënie apo regjistrim të së drejtës, vendet anëtare do të sigurojnë që procedurat për ndarje apo regjistrim, në pajtim me kushtet bazike për fitimin e së drejtës, të mundësojnë dhënien apo regjistrimin e së drejtës në afat të arsyeshëm kohor, për të shmangur shkurtimi i panevojshëm të periudhën së mbrojtjes.
3. Neni 4 i Konventës së Parisit (1967) do të zbatohet mutatis mutandis për markat tregtare të shërbimeve.
4. Procedurat për fitimin ose mbajtjen e së drejtës së pronësisë intelektuale dhe, kur ligji nacional parasheh procedura të tilla, revokimi (anulimi) në procedurën administrative dhe inter partes procedurat siç janë kundërshtimi, revokimi dhe anulimi, do të udhëhiqen nga parimet e përgjithshme të përcaktuara në paragrafët 2 dhe 3 të nenit 41.
5. Vendimet përfundimtare administrative në cilëndo nga procedurat për të cilat flitet në paragrafin 4, do t’i nënshtrohen rishikimit nga organe gjyqësore ose nga organe kompetente të organeve gjyqësore. Megjithatë, nuk do të ekzistojnë obligime për të siguruar mundësi për rishikim të tillë të vendimeve në rastet e kundërshtimit jo të suksesshëm apo të revokimit administrativ, me kusht që baza për këto procedura të mund të jetë lëndë e procedurave për shpalljen e tyre si të pavlefshme.
PJESA V
PARANDALIMI DHE ZGJIDHJA E KONTESTEVE
Neni 6Ç
Transparenca
1. Ligjet dhe rregulloret, dhe vendimet përfundimtare gjyqësore dhe vendimet administrative me zbatim të përgjithshëm, të sjella nga ndonjë vend anëtarë në lidhje me lëndën e kësaj marrëveshje (disponueshmëria, vëllimi (shtrirja), fitimi, përforcimi dhe parandalimi i keqpërdorimit të së drejtës së pronësisë intelektuale), do të publikohen ose, në rastet kur publikimi të mos jetë i mundur, do të jepen në dispozicion për publikun në gjuhën nacionale, në mënyrë që do t’u mundësojë qeverive dhe bartësve të të drejtave që të njihen me to. Marrëveshjet që kanë të bëjnë me lëndën e kësaj Marrëveshje, që janë në fuqi midis qeverisë apo agjencisë qeveritare të ndonjë vendi anëtarë dhe qeverisë dhe agjencisë qeveritare të ndonjë shteti tjetër anëtarë, gjithashtu do të publikohen.
2. Vendet anëtare do të dorëzojnë deri te Këshilli TRIPS njoftim për ligjet dhe rregulloret e përmendura në paragrafin 1, për t’i ndihmuar Këshillit gjatë rishikimit e tij të funksionimit të kësaj marrëveshjeje. Këshilli do të përpiqet të minimizojë barrën e vendeve anëtare gjatë kryerjes së këtij obligimi dhe mund të vendosë të tërheq obligimin për njoftim të drejtpërdrejt të Këshillit për ligje dhe rregullore të tilla nëse janë të suksesshme bisedimet me WIPO për themelimin e regjistrit të përbashkët i cili do të përmbante këto ligje dhe rregullore. Në lidhje me këtë, Këshilli do të shqyrtojë edhe mundësitë për veprime eventuale që do të ishin të nevojshme për njoftimet në pajtim me obligimet në bazë të kësaj marrëveshje, që dalin nga dispozitat e nenit 6 ter të Konventës së Parisit (1967).
3. Çdo vend anëtar do të jetë i përgatitur për të dorëzuar, në përgjigje të kërkesës me shkrim nga ndonjë vend tjetër anëtar, informacione të llojit për të cilët flitet në paragrafin 1. Vendi anëtarë që ka arsye të besoj se aktvendimi konkret gjyqësor apo vendimi administrativ apo marrëveshja bilaterale nga fusha e të drejtave të pronësisë intelektuale i prek të drejtat e saj në bazë të kësaj marrëveshje, mund gjithashtu të kërkoj në formë të shkruar që t’i mundësojë qasje ose të informohet mjaftueshëm në detaje për vendimet gjyqësore ose vendimet administrative ose marrëveshjet bilaterale.
4. Asgjë në paragrafet 1 deri 3 nuk obligon vendet anëtare të zbulojnë të dhëna të besueshme që do të pengonin zbatimin e ligjeve ose në ndonjë mënyrë tjetër të ishin në kundërshtim me interesin publik ose do të dëmtonin interesat legjitime komerciale të ndërmarrjeve të caktuara, publike apo private.
Neni 64
Zgjidhja e kontesteve
1. Dispozitat nga nenet XXII dhe XXIII të GATT të vitit 1994, siç janë elaboruar dhe zbatuar në Marrëveshjen për zgjidhjen e kontesteve, do të zbatohen gjatë konsultimeve dhe zgjidhjeve të kontesteve nga kjo Marrëveshje, përveç nëse është paraparë ndryshme me këtë marrëveshje.
2. Paragrafët 1 (b) dhe 1 (c) të nenit XXIII të GATT të vitit 1994 nuk do të zbatohen në zgjidhjen e kontesteve në bazë të kësaj Marrëveshje në periudhë prej pesë viteve nga data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së OBT-së.
3. Gjatë periudhës së cekur në paragrafin 2, Këshilli TRIPS do të shqyrtojë vëllimin dhe mënyrat për ankesat të llojit të paraparë me pikat 1(b) dhe 1(c) të nenit XXIII të GATT të vitit 1994, që parashtrohen në bazë të kësaj marrëveshje dhe rekomandimet e saj do t’i dërgojë në Konferencën ministrore për aprovim. Çdo vendim i Konferencës ministrore për të miratuar aso rekomandimesh apo për të vazhduar periudhën nga paragrafi 2, do të sillen vetëm përmes konsensusit, ndërsa rekomandimet e miratuara do të jenë efektive për të gjitha vendet anëtare pa ndonjë proces shtesë të miratimit formal.
PJESA VI
MARRËVESHJET KALIMTARE
Neni 65
Marrëveshjet kalimtare
1. Në rast se janë plotësuar dispozitat nga paragrafët 2,3 dhe 4, asnjë vend anëtarë nuk do të obligohet të zbatojë dispozitat e kësaj Marrëveshje para skadimit të periudhës së përgjithshme prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së OBT-së.
2. Një vend anëtar në zhvillim ka të drejtë të prolongojë për katër vite shtesë datën e zbatimit, të definuar paragrafin 1, të dispozitave të kësaj marrëveshje, përveç kur bëhet fjalë për nenet 3, 4 dhe 5.
3. Çdo vend anëtar tjetër që është në proces transformimi nga një ekonomi e planifikuar në qendër drejt ekonomisë së lirë të tregut dhe që ndërmerr reforma strukturore të sistemit të tij të pronësisë intelektuale dhe ballafaqohet me problemet e veçanta në përgatitjen dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve për pronësi industriale, mund gjithashtu të përfitojë periudhë prolongimi si ai i paraparë në paragrafin 2.
4. Në rast se një vend anëtarë në zhvillim është i obliguar me këtë marrëveshje të zgjeroj mbrojtjen me patentë të produkteve nga fusha e teknologjisë të cilat nuk janë aq të mbrojtura në territorin e tij, në datën e përgjithshme të zbatimit të kësaj marrëveshje për atë vend anëtarë, siç është definuar në paragrafin 2, kjo mund të prolongojë zbatimin e dispozitave për patentat e produkteve nga Nënpjesa 5 e Pjesës II për ato fusha të teknologjisë për periudhë shtesë prej pesë vitesh.
5. Vendi anëtarë që përdor periudhë kalimtare në bazë të paragrafëve 1,2,3 apo 4 do të sigurojë që të gjitha ndryshimet në ligjet, rregulloret dhe praktikat e tij e bëra gjatë asaj periudhe të mos rezultojnë me shkallë më të ulët të konsistencës me këtë Marrëveshje.
Neni 66
Vendet anëtare më pak të zhvilluara
1. Duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat specifike të Vendeve anëtare më pak të zhvilluara, ekonomitë e tyre, financat dhe kufizimet administrative, si dhe nevojën e tyre për fleksibilitet për të krijuar bazë të qëndrueshme teknologjike, këto vende anëtare nuk do të obligohen të zbatojnë dispozitat e kësaj marrëveshje, përveç neneve 3,4 dhe 5, në periudhë prej 10 vitesh nga data e zbatimit të definuar në paragrafin 1 neni 65. Këshilli i TRIPS, pas marrjes së kërkesës së arsyetuar mirë nga vendi anëtarë më pak i zhvilluar, do të miratojë vazhdimin e kësaj periudhe.
2. Vendet anëtare më pak të zhvilluara do t’i sigurojnë iniciativa ndërmarrjeve dhe institucioneve në territoret e tyre për qëllime të avancimit dhe nxitjes së transferim të teknologjisë në vendet anëtare më pak të zhvilluara, me qëllim që t’i mundësohet që të krijojnë një bazë stabile dhe e qëndrueshme teknologjike.
Neni 67
Bashkëpunimi teknik
Për të lehtësuar zbatimin e kësaj Marrëveshje, vendet e zhvilluara anëtare do të sigurojnë, me kërkesë dhe nën kushte dhe afate bashkërisht të pranuara, bashkëpunim teknik dhe financiar në dobi të vendeve anëtare në zhvillim dhe vendeve anëtare më pak të zhvilluara. Ky bashkëpunim do të përfshijë ndihmë në përgatitjen e legjislacionit për mbrojtjen dhe zbatimin e së drejtës së pronësisë intelektuale, si dhe për parandalimin e keqpërdorimit të tij dhe mbështetje në lidhje me formimin dhe përforcimin e enteve (zyrave) dhe agjencive me rëndësi nga kjo fushë, duke përfshirë stërvitjet (trajnimet) e kuadrove.
PJESA VII
MARRËVESHJET INSTITUCIONALE; DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 68
Këshilli për aspektet tregtare të së drejtës së pronësisë intelektuale (TRIPS)
Këshilli për aspektet tregtare të së dretjës së pronësisë intelektuale do të ndjek funksionimin e kësaj Marrëveshje dhe, sidomos, përmbushjen e obligimeve nga vendet anëtare në bazë të kësaj marrëveshje dhe, do t’u mundësojë vendeve anëtare të konsultohen për çështjet në lidhje me aspektet tregtare të së drejtës së pronësisë intelektuale. Ai do të kryej edhe obligime të tjera të përcaktuara nga vendet anëtare dhe në veçanti, do të ofrojë ndihmë për ata që do ta kërkojnë në kontekst të procedurave për zgjidhjen e kontesteve. Gjatë kryerjes së funksioneve të tij, Këshilli TRIPS mund të konsultojë, në afat prej një viti pas mbledhjes së parë të tij, aranzhime adekuate për bashkëpunim me trupat e asaj organizate.
Neni 69
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Vendet anëtare pajtohen të bashkëpunojnë mes vete me qëllim që të eliminojnë tregtinë ndërkombëtare me mallra që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Për këtë qëllim, ata do të themelojnë dhe njoftojnë pika kontaktuese në administratat e tyre dhe do të jenë të gatshëm të këmbejnë informacione për tregtinë me mallra me të cilat shkelen të drejtat. Ato, në veçanti, do të nxisin këmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin midis organeve doganore në lidhje me tregtinë e mallrave me markë tregtare të falsifikuar dhe me mallra të prodhuara në bazë të veprave autoriale të adaptuara në mënyrë joligjore.
Neni 70
Mbrojtja e lëndëve ekzistuese të shkeljes
1. Nga kjo marrëveshje nuk dalin detyrime në lidhje me veprimet që kanë ndodhur para datës së zbatimit të Marrëveshjes për vendin anëtarë në fjalë.
2. Përveç në rastet kur është përcaktuar ndryshe në këtë marrëveshje, kjo marrëveshje ngarkon me detyrime në lidhje me çdo lëndë të shkeljes që ekzsiton në ditën e zbatimit të Marrëveshjes për vendin anëtarë në fjalë, dhe kush është i mbrojtur në atë datë në atë vend anëtar, ose që plotëson apo do të plotësojë në mënyrë plotësuese kriteret për mbrojtje në bazë të dispozitave të kësaj marrëveshje. Në lidhje me këtë paragraf dhe paragrafët 3 dhe 4, obligimet për të drejtat autoriale që kanë të bëjnë me veprat ekzistuese do të përkufizohen vetëm në bazë të nenit 18 të Konventës së Bernës (1971), ndërsa obligimet në lidhje me të drejtat e producentëve të fonogrameve dhe performuesve në raport me fonogramet ekzistuese do të përcaktohen vetëm në bazë të nenit 18 të Konventës së Bernës (1971) zbatimi i së cilës është paraparë në paragrafin 6 të nenit 14 të kësaj marrëveshje.
3. Nuk do të ketë obligime për rivendosje të mbrojtjes së lëndës së shkeljes që në datën e zbatimit të kësaj marrëveshje për vendin anëtarë në fjalë, ka hyr në përdorim publik.
4. Në raport me veprimet në lidhje me objektet specifike që përfshijnë lëndë të mbrojtjes së shkelur, që bëhen procedura të shkeljes së të drejtës në bazë të dispozitave ligjore të sjella sipas kësaj marrëveshje, e të cilat kanë filluar, ose për të cilat janë kryer investime të rëndësishme, para datës në të cilën ai vend anëtare ka pranuar marrëveshjen me OBT-në, çdo vend anëtarë mund të parashikojë kufizimin e mjeteve juridike për kryerjen e mëtutjeshme të veprimeve të tilla pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje për atë vend anëtar. Megjithatë, në këto raste, vendet anëtare do të parashikojnë të paktën pagesën e kompensimit adekuat.
5. Vendi anëtar nuk është i obliguar të zbatojë dispozitat e nenit 11 dhe të paragrafit 4 të nenit 14 në lidhje me origjinalet apo kopjet e blera para datës së zbatimit të kësaj marrëveshje nga ai vend anëtar.
6. Vendi anëtar nuk do të obligohet të zbatojë nenin 31, apo kërkesat e përmbajtura në paragrafin 1 të nenit 27 sipas të cilit të drejtat e patentës mund të ushtrohen pa diskriminim në raport me fushën e teknologjisë, të përdorimit pa autorizim nga bartësi i së drejtës në rastet kur autorizimi për përdorimin e tillë është dhënë nga qeveria para shpalljes së datës së kësaj marrëveshje,
7. Në rast të drejtave të pronësisë intelektuale mbrojtja e të cilave është e kushtëzuar me regjistrim, do të lejohet që kërkesat për mbrojtje që kanë qenë në procedurë në ditën e zbatimit të kësaj marrëveshje për vendin anëtarë në fjalë, të mund të ndryshohen në mënyrë që të mund me to të kërkohet mbrojtje më e përmirësuar që sigurohet me dispozitat e kësaj marrëveshje. Këto ndryshime dhe plotësime nuk do të përfshijnë lëndë të reja.
8. Në rastet kur vendi anëtar, deri në futjen në fuqi të Marrëveshjes së OBT-së, nuk do ta vë në dispozicion mbrojtjen e patentave për produktet farmaceutike dhe produktet bujqësore kimike në pajtim me obligimet e saj në bazë të nenit 27, ai vend anëtarë:
(a) pa marrë parasysh dispozitat e pjesës VI, do të sigurojë, nga data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes me OBT, mënyrë se si mund të paraqiten kërkesa për patenta për ato shpikje;
(b) do të zbatojë mbi këto kërkesa, nga data e zbatimit të kësaj marrëveshje, kriteret për përmirësimin e patentave siç është përcaktuar në këtë marrëveshje ose, kur ekziston ose kërkohet pranim i së drejtës së prioritetit, në datën e së drejtës së prioritetit për atë kërkesë; dhe
(c) do të sigurojë mbrojtje të patentës në pajtim me këtë marrëveshje, nga njohja e patentës dhe për periudhën vijuese të vlefshmërisë së patentës, duke llogaritur nga data e paraqitjes së kërkesës në pajtim me nenin 33 të kësaj marrëveshje, për ato prej këtyre kërkesave që plotësojnë kriteret për mbrojtje për të cilat flitet në pikën (b).
9. Në rastet kur një produkt është lëndë e mbrojtjes me patentë në ndonjë vend anëtarë në bazë të paragrafit 8 (a), do të ndahen të drejta ekskluzive të marketingut, pa marrë parasysh dispozitat e pjesës IV, për periudhë për pesë vite pasi në atë vend anëtarë të jetë marrë pëlqim për futjen e mallit në treg, ose derisa patenta për produktin të pranohet ose refuzohet në atë vend anëtarë, në varësi se cila periudhë është më e shkurtë, me kusht pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së OBT-së të jetë dorëzuar kërkesa për patentë dhe të jetë dhënë patentë për atë produkt në një vend tjetër anëtar, dhe në atë vend anëtarë të jetë fituar pëlqim për futje në qarkullim.
Neni 71
Rishikime dhe ndryshime
1. Këshilli TRIPS do të rishikojë implementimin e kësaj marrëveshje pas skadimit të periudhës kalimtare për të cilën flitet në paragrafin 2 të nenit 65. Këshilli, duke marrë parasysh përvojën e arritur në implementimin e tij, do të kryej rishikim 2 vite pas kësaj date, ndërsa rishikimet e mëtutjeshme do t’i kryej në intervale të njëjta kohore. Këshilli mund, gjithashtu, të kryej rishikim në raste të ndodhive të reja që mund të kërkojnë nevojën për ndryshim apo plotësim të kësaj marrëveshje.
2. Ndryshimet që shërbejnë vetëm për nevojat e përshtatshmërisë drejt niveleve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale të arritura, dhe që janë në fuqi, në marrëveshjet tjera multilaterale, dhe të cilat në bazë të atyre marrëveshjeve janë pranuar nga të gjitha anëtarët e OBT-së, mund të drejtohen në Konferencën ministrore për veprime adekuate në pajtim me paragrafin 6 të nenit X të marrëveshjes së OBT-së, në bazë të propozimit të Këshillit TRIPS që do të miratohet me konsensus.
Neni 72
Rezerva
Pa pëlqimin e të gjithë vendeve anëtare nuk mund të deklarohen rezerva në raport me cilëndo dispozitë të kësaj marrëveshje.
Neni 73
Përjashtime për arsye sigurie
Asgjë në këtë Marrëveshje nuk do të interpretohet:
(a) se obligon cilindo vend anëtarë të jap çfarëdo informacioni, zbulimin e së cilës e konsideron në kundërshtim me interesat e veta bazike të sigurisë; ose
(b) se pengon cilindo vend anëtarë të ndërmarrë veprime që i konsideron si të domosdoshme për mbrojtjen e interesave të veta bazike të sigurisë;
(i) në lidhje me lëndë të para të zbërthyeshme apo lëndë të para prej të cilave ato fitohen;
(ii) në lidhje me tregtinë me armë, municion dhe pajisje ushtarake dhe tregtinë me mallra të tjerë dhe lëndë të para që përdoren drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte për qëllimet e furnizimit të institucioneve ushtarake;
(iii) që ndërmerren në kohë të luftës apo në situata të tjera të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare; ose
(c) se pengon cilindo vend anëtarë të ndërmerr çfarëdo veprimi për plotësimin e obligimeve të tij në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.