AKTI I GJENEVËS MBI MARRËVESHJEN E HAGËS LIDHUR ME REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË DIZAJNIT INDUSTRIAL
I shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.33/05
DISPOZITA HYRËSE
Neni 1
Shprehje të shkurtuara
Për qëllimet e këtij Akti:
(i) "Marrëveshja e Hagës” do të thotë Marrëveshja e Hagës që ka të bëjë me depozitimin ndërkombëtar të dizajnit industrial, më vonë i riemëruar në Marrëveshje të Hagës lidhur me regjistrimin ndërkombëtar të dizajnit industrial;
(ii) "Ky Akt'' do të thotë Marrëveshja e Hagës e sjellë sipas aktit ekzistues;
(iii) "Rregullore" do të thotë Rregullorja sipas këtij Akti;
(iv) "Përshkruar (paraparë)" do të thotë e përshkruar sipas Rregullores;
(v) "Konventa e Parisit" do të thotë Konventa e Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale, e nënshkruar më 20 mars të vitit 1883, e
rishikuar dhe plotësuar;
(vi) "Regjistrimi ndërkombëtar" do të thotë regjistrimi ndërkombëtar i dizajnit industrial sipas këtij Akti;
(vii) "Aplikacioni ndërkombëtar" do të thotë aplikacion për regjistrim ndërkombëtar;
(viii) "Regjistri ndërkombëtar" do të thotë grumbullimi zyrtar i të dhënave në lidhje me regjistrimin ndërkombëtar të cilin e udhëheq Byroja
Ndërkombëtare, të dhëna që kërkon ose lejon të arkivohen ky Akt apo Rregullorja, pa marrë parasysh mediumin në të cilin këto të dhëna ruhen;
(ix) "Person" do të thotë person fizik ose juridik;
(х) "Aplikues" do të thotë personi në emër të të cilit është dorëzuar aplikacioni ndërkombëtar
(хi) "Bartës" do të thotë personi në emër të të cilit është regjistruar (evidentuar) regjistrimi ndërkombëtar në Regjistrin Ndërkombëtar
(xii) "Organizatat ndërqeveritare" do të thotë organizatat ndërqeveritare të cilat mund të bëhen palë në këtë Akt sipas nenit 27(1)(ii);
(xiii) "Palët nënshkruese" do të thotë shtetet ose organizatat ndërqeveritare anëtare të këtij Akti;
(xiv) "Pala nënshkruese e aplikuesit" do të thotë pala nënshkruese ose një nga Palët nënshkruese nga e cila aplikuesi fiton të drejtën të dorëzojë aplikacion ndërkombëtar në sajë të përmbushjes, në lidhje me atë palë nënshkruese, të më së paku një nga kushtet e specifikuara në Nenin 3; në rast kur ka dy apo më shumë palë nënshkruese prej ku aplikuesi mund, sipas nenit 3, të fitojë të drejtën për të dorëzuar aplikacion
ndërkombëtar;
(хv) "Territori i Palës nënshkruese” do të thotë, në rastin kur pala nënshkruese është shtet, territori i atij shteti dhe, kur pala nënshkruese
është organizatë ndërqeveritare, territori mbi të cilin zbatohet marrëveshja e organizatës ndërqeveritare;
(XVI) "Enti" do të thotë agjencia, të cilës Pala nënshkruese ia beson punën për mbrojtjen e dizajnit industrial, që është në territorin e Palës
nënshkruese;
(хvii) "Zyra për shqyrtime" do të thotë enti i cili ex officio i shqyrton (ekzaminon) aplikacionet e dorëzuara për mbrojtjen e dizajnit industrial
me qëllim përcaktimi se a i përmbush dizajni industrial kushtet për risi (diçka e re);
(хviii) "Përcaktimi" do të thotë kërkesa që regjistrimi ndërkombëtar të ketë vlefshmëri në Palën nënshkruese; gjithashtu do të thotë edhe
evidentimin e asaj kërkese në Regjistrin ndërkombëtar;
(xix) "Pala nënshkruese e përcaktuar" dhe "Enti i përcaktuar" do të thotë Pala nënshkruese ose Enti mbi të cilat ka të bëjë përcaktimi;
(хх) "Akti i vitit 1934" do të thotë Akti i Marrëveshjes së Hagës i nënshkruar në Londër më 2 qershor të vitit 1934;
(ххi) "Akti i vitit 1960" do të thotë Akti i Marrëveshjes së Hagës i nënshkruar në Hagë më 28 nëntor të vitit 1960;
(ххii) "Akti shtesë i vitit 1961" do të thotë Akti i cili është plotësim (shtesë) e Aktit të vitit 1934, i nënshkruar në Monako më 18 nëntor të vitit 1961;
(ххiii) "Akti shtesë i vitit 1967" do të thotë Akti shtesë i Marrëveshjes së Hagës i nënshkruar në Stokholm më 14 korrik të vitit 1967;
(ххiv) "Unioni" do të thotë Unioni i Hagës sipas marrëveshjes së Hagës të 6 nëntorit të vitit 1925, i vërtetuar me aktin e vitit 1934 dhe 1960, me
aktin shtesë të vitit 961, me aktin shtesë të vitit 1967 dhe me këtë Akt;
(xxv) "Kuvendi" do të thotë Kuvendi nga neni 21(1)(a) apo trup tjetër zëvendësues;
(ххvi) "Organizata" do të thotë Organizata Botërore për mbrojtjen e pronësisë industriale;
(xxvii) "Drejtori gjeneral" do të thotë drejtori gjeneral i Organizatës;
(ххviii) "Byroja ndërkombëtare" do të thotë Byroja ndërkombëtare e Organizatës;
(xxix) "Instrument për ratifikim"do të thotë instrumentet e dorëzuara për pranim ose pëlqim
Neni 2
Zbatueshmëria e mbrojtjeve të tjera sipas ligjeve të Palëve nënshkruese dhe marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare
(1) [Ligjet e Palëve nënshkruese dhe marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare] Dispozitat nga ky Akt nuk do të kenë ndikim mbi zbatimin e
mbrojtjes më të madhe që mund të njihet sipas ligjit të palës nënshkruese, e as që do të ketë ndikim mbi mbrojtjen e veprave artistike apo veprave nga arti i aplikuar që janë të mbrojtura sipas marrëveshjeve dhe konventave për mbrojtjen e të drejtës autoriale, ose mbi mbrojtjen e dizajnit industrial sipas Marrëveshjes TRIPS si shtesë e Marrëveshjes për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë.
(2) [Detyrimi për harmonizim me Konventën e Parisit]. Çdo palë nënshkruese do të pranojë (përmbush) dispozitat e Konventës së Parisit
lidhur me dizajnin industrial.
* * *
Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shumë detaje.
Shkarko