| | Sitemap | EN | MK
Konventa e Parisit
KONVENTA E PARISIT PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INDUSTRIALE NGA 30 MARSI I VITIT 1883 
Rishikuar në Bruksel më 14 dhjetor të vitit 1900, në Uashington më 2 qershor të vitit 1911, në Hagë më 6 nëntor të vitit 1925, në Londër më 2 qershor të vitit 1934, në Lisbonë më 31 tetor të vitit 1958, në Stokholm më 14 korrik të vitit 1967
Shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së.” nr. 5/74
Neni 1

1) Shtetet ndaj të cilave zbatohet kjo konventë përbëjnë Unionin për mbrojtje të pronësisë industriale.
2) Mbrojtja e pronësisë industriale ka për lëndë patentat, modelet për shfrytëzim, mostrat apo modelet industriale, markat tregtare apo të fabrikuara, markat tregtare shërbyese, emrat tregtarë dhe shenjat apo emrat e origjinës, si  edhe largimin e konkurrencës jolojale.
3) Pronësia industriale nënkuptohet në kuptimin më të gjerë dhe ka të bëjë jo vetëm me industrinë dhe tregtinë në kuptimin e plotë të fjalës, por edhe me degët e industrisë bujqësore dhe ekstraktove dhe ndaj të gjitha produkteve të fabrikuara apo natyrore si për shembull: vena, drithëra, gjethet e duhanit, pemët, bagëtinë, mineralet, ujërat minerale, birra, lulet, mielli.
4) Për patenta nënkuptohen lloje të ndryshme të patentave industriale të zbatuara nga ligjvënësi i vendeve të Unionit si patenta të importit, patenta për përsosmëri, patenta dhe certifikata plotësuese e kështu me radhë.

Neni 2

1) Anëtarët e secilit nga vendet e Unionit do të gëzojnë në vendet e tjera të Unionit, nëse është në pyetje mbrojtja e pronësisë industriale, dobi që ligjet adekuate tani ua japin shtetasve të tyre apo do t’i japin në mënyrë plotësuese, por me këtë të mos shkelen të drejtat veçanërisht të parapara me këtë konventë. Sipas kësaj, ata do të kenë mbrojtje të njëjtë sikur edhe këta dhe mjet të njëjtë juridik kundër çdo shkeljeje që i bëhet të drejtave të tyre, me këtë të plotësohen kushtet dhe formalitetet që kërkohen edhe nga shtetasit e tyre. 

2) Megjithatë, asnjë kusht i vendasit (domicilit) apo i ndërmarrjes në vendin në të cilin kërkohet mbrojtje nuk mund të kërkohet nga anëtari i
Unionit, që të gëzohet në ndonjë nga të drejtat e pronësisë industriale. 

3) Shprehimisht përjashtohen dispozitat e ligjvënësit të çdo vendi nga vendet e Unionit, që kanë të bëjnë me procedurën gjyqësore apo administrative dhe të kompetencës, si edhe të zgjedhjes së vendasit apo përcaktimit të përfaqësuesit, nëse do të kërkohej me ligjet për pronësi industriale.

Neni 3

Me anëtarët e vendeve të Unionit barazohen anëtarët e vendeve që nuk i takojnë Unionit, e të cilët kanë vendqëndrim apo kanë ndërmarrje faktike dhe serioze industriale apo tregtare në territorin e njërit nga vendet e Unionit.

*  *  *

Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shumë detaje.

 


Shkarko

Publikuar më 31.05.2011