| | Sitemap | EN | MK
Marrëveshja e Madridit
MARRËVESHJA E MADRITIT PËR REGJISTRIM NDËRKOMBËTAR TË  MARKAVE TREGTARE
nga 14 prilli i vitit 1891, reviduar në Bruksel më 14 dhjetor të vitit 1900, në Uashington më 2 qershor të vitit 1911, në Hagë më 6 nëntor të vitit 1925, në Londër më 2 qershor të vitit 1934, në Nicë më 15 qershor të vitit 1957, në Stokholm më 14 korrik të vitit 1967 dhe plotësuar më 28 shtator të vitit  1979
Neni 1

1) Shtetet ku zbatohet kjo marrëveshje përbëjnë një Union të veçantë për regjistrim ndërkombëtar të markave tregtare.

2) Anëtarët e çdo shteti kontraktues mund të sigurojnë në të gjitha shtetet e tjera që janë pjesë e marrëveshjes mbrojtje të markave të tyre tregtare të cilat aplikohen në produkte apo shërbime, të regjistruara në vendin e origjinës, me regjistrimin e markave tregtare të përmendura në Byronë Ndërkombëtare për pronësi industriale (në tekstin e mëtutjeshëm: Byroja ndërkombëtare) nga Konventa për themelimin e Organizatës botërore për pronësi industriale (në tekstin e mëtutjeshëm: Organizata), që do të kryhet me ndërmjetësimin e administratës ë
vendit të origjinës.

3) Si vend i origjinës konsiderohet ai shtet i Unionit të veçantë ku i paraqituri ka ndërmarrje serioze tregtare apo industriale; nëse nuk ka ndërmarrje të tillë në ndonjërin nga shtetet e Unionit të veçantë, shteti i Unionit të veçantë në të cilin ka vendqëndrim; nëse nuk ka vendqëndrim në Unionin e veçantë, vendi i shtetësisë së tij nëse është shtetas i ndonjërit nga shtetet e Unionit të veçantë.

Neni 2

Pjesëtarët e shteteve të cilat nuk kanë aderuar në këtë Marrëveshje, e të cilët në territorin e Unionit të veçantë të formuar me këtë Marrëveshje i plotësojnë kushtet e parapara me nenin 3 të Konventës së Parisit për mbrojtje të pronësisë industriale, janë të barabartë me anëtarët e shteteve nënshkruese

*  *  *

Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shumë detaje.

 


Shkarko

Publikuar më 31.05.2011