| | Sitemap | EN | MK
Marrëveshja e Singaporit
MARRËVESHJA E SINGAPORIT PËR TË DREJTËN E MARKËS TREGTARE 
Publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 19/10 
Neni 1 
Shkurtesa shprehjesh 

Në këtë marrëveshje, përveç nëse është theksuar ndryshe:
(i) „Enti“ do të thotë trupi i palës kontraktuese që është përgjegjëse për regjistrimin e markave tregtare;
(ii) „Regjistrimi“ do të thotë regjistrimi i markave tregtare nga ana e Entit;
(iii) „Aplikimi“ do të thotë aplikimi për regjistrim;
(iv) „Paraqitje“ do të thotë çfarëdo lloj paraqitjeje apo kërkese, deklarate, shkrese apo informacioni tjetër në lidhje me aplikimin apo regjistrimin, që dorëzohet në Ent;
(v) „Referimi në person” interpretohet si referim në person fizik dhe juridik;
(vi) „Bartësi“ do të thotë personi që në regjistrin e markave tregtare është i regjistruar si bartës i regjistrimit;
(vii) „regjistri i markave tregtare“ do të thotë tërësia e të dhënave që i udhëheq Enti, që përfshin përmbajtjes e të gjitha regjistrimeve dhe të gjitha të dhënat e shënuara në lidhje me regjistrimet, pa marrë parasysh formën në të cilën këto të dhëna ruhen;
(viii) „Procedurë para Entit “ do të thotë cilado procedurë para Entit në lidhje me aplikimin apo regjistrimin;
(ix) „Konventa e Parisit “ do të thotë Konventa e Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale, e nënshkruar në Paris më 20 mars të vitit 1883, e rishikuar dhe ndryshuar;
(x) „Klasifikimi i Nicës“ do të thotë klasifikimi i vendosur me marrëveshjen e Nicës për klasifikim ndërkombëtar të produkteve dhe shërbimeve për regjistrim të markave tregtare, të nënshkruar në Nicë, më 15 qershor të vitit 1957, e rishikuar dhe ndryshuar;
(xi) „Licencë“ do të thotë licenca për përdorimin e markës tregtare në pajtueshmëri me Ligjin e palës së kontraktuar;
(xii) „i licencuar “ do të thotë personi të cilit iu është ndarë licenca;

(xiii) „Palë nënshkruese“ do të thotë cilido shtet apo organizatë ndërqeveritare që është palë e kësaj marrëveshjeje;
(xiv) „Konferenca diplomatike” do të thotë takimi i palëve të kontraktuara me qëllim rishikimi apo ndryshimi të Marrëveshjes;
(xv) „Kuvendi“ do të thotë Kuvendi sipas nenit 23;
(xvi) referimet në “instrument për ratifikim” interpretohen si referime të instrumenteve për pranim dhe miratim;
(xvii) „Organizata“ do të thotë Organizata Botërore për pronësi industriale;
(xviii) „Byroja ndërkombëtare “ do të thotë Byro ndërkombëtare e Organizatës;
(xix) „Drejtori gjeneral“ do të thotë drejtori gjeneral i Organizatës;
(xx) „Rregullore“ do të thotë Rregullorja sipas nenit 22 të kësaj marrëveshje;
(xxi) referimi i “nenit” apo “paragraf”, “nënparagrafi” dhe “pika” të nenit interpretohet si referim të rregullave adekuate të Rregullores;
(xxii) „TLT 1994“ do të thotë Marrëveshja për të drejtat e markës tregtare të nënshkruar në Gjenevë më 27 tetor të viti 1994.

Neni 2

Markat tregtare mbi të cilat zbatohet Marrëveshja
(1) [Natyra e markave tregtare] Çdo palë nënshkruese do të zbatojë këtë marrëveshje të markave tregtare që përbëhen nga shenjat, që mund të regjistrohen si marka tregtare sipas ligjeve të saj.
(2) [Llojet e markave tregtare] (a) Kjo Marrëveshje zbatohet mbi markat tregtare që kanë të bëjnë me produktet (markat e mallrave) apo shërbimet (markat e shërbimeve) ose njëkohësisht mbi produktet e shërbimet.
(б) Kjo marrëveshje nuk zbatohet për marka kolektive, marka certifikuese apo ato garantuese.

*  *  *

Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shumë detaje.

 


Shkarko

Publikuar më 31.05.2011