| | Sitemap | EN | MK
Aplikim për dizenjo industriale

Procedura për regjistrimin e dizenjove industriale bëhet me depozitimin e aplikimit për dizenjo industriale në Ent.
Aplikimi për dizenjo industriale përmbanë:

  • kërkesë për regjistrim dizenjo industriale, n? formularë ESHPI-DI1;
  • paraqitja e dizenjos, që mund të jenë fotografi ose pamje grafike të dizenjos, në formularë ESHPI-DI2;
  • një përshkrim të risisë dhe karakterit individual të dizenjos industriale, nëse është e nevojshme.

Për secilin dizenjo që kërkohet mbrojtja depozitohet aplikim i vecantë.
Me një aplikim për njohjen e së të drejtës së dizenjos industriale, mund të kërkohet mbrojtje të më shumë dizenjove të produktit (aplikimi i shumëfishtë).

Nëse është depozituar aplikim i shumëfishtë, produktet ku do të aplikohen të gjitha dizenjot e aplikimit i përkasin së njëjtës klasë, në përputhje me Klasifikimin e Lokarnos.
Aplikimi i shumëfishtë mund të përmbajë më së shumti 100 (njëqind) dizenjo.
Ndarja e aplikimit të dizenjove industriale.
Aplikimi i shumëfishtë i dizenjos industriale mundet me kërkesë të paraqitësit të aplikimit, gjatë procedurës për njohjen e së drejtës së dizenjos industriale, të ndahet në dy ose më shumë aplikime.

Ndarja e aplikimit së dizenjos industriale është e lejuar deri në sjelljen e Vendimit për njohjen e së të drejtës së dizenjos industriale.
Aplikimi i dizenjos industriale i bërë me ndarjen e aplikimit fillestar të dizenjos industriale (aplikimi i ndarë), ka të njëjtën datë depozitimi me aplikimin fillestar dhe të drejtën e prioritetit të aplikimit fillestar së dizenjos industriale.
Përmbajtja e kërkesës për ndarje të aplikimit së dizenjos industriale, është përcaktuar në Rregullore për dizenjo industriale.

 

Publikuar më 02.09.2013