| | Sitemap | EN | MK
Për përfaqësuesit

Specifika e procedurës administrative për mbrojtjen e të drejtave të pronës industriale e imponon nevojnën për njohuri të veçanta nga kjo lëmi që kërkon një nivel të lartë të arsimimit të përfaqësuesit dhe të njohë të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Detyra kryesore e përfaqësuesit në lëmin e pronës industriale është të ofroj shërbime profesionale për palët e interesuara. Personat e huaj juridik dhe fizikë nuk mundë të paraqiten si palë në procedurën para Entit dhe para organeve administrative, por ato të drejtat e tyre i realizojnë nëpërmjet një përfaqësusi i cili ështe person fizik ose juridik vendas, i regjistruar për përfaqësim në lëmin e pronës industriale.


Veçanërisht është i rëndësishëm roli i përfaqësuesve në kryerjen e procedurave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale në gjykata. Përfaqësimi profesional i palëve paraqet kontribut të rendësishëm për rritjen e efikasitetit te mbrojtjes ligjore në përgjithësi.
Për qasje më të lehtë të personave të interesuar , të dhënat për përfaqësuesit e regjistruar janë të publikuara në veb faqen e Entit, me anë te së cilave bëhet një lloj promovimi i tyre.

Në bazë të Ligjit dhe Rregullores,Enti organizon provim profesional për përfaqësuesit për mbrojtjen e të drejtave të pronës industriale. Në 2005 u organizua një provim për përfaqësuesit për mbrojtjen e pronës industriale. Provimin e kaluan 15 persona prej të cilëve 10 juristë të diplomuar dhe 5 inxhinierë. Me këtë, numri i përgjithshëm i personave që kanë kaluar provimin profesional, dmth personave që ju shtë pranuar provimi sipas evidencës që mban ENTI ështe 234 persona.

 

Publikuar më 01.08.2013