| | Sitemap | EN | MK
Kush mund të parashtrojë një markë tregtare

Procedurë për regjistrim të markës tregtare mund të parashtrojë ç’do person juridik apo fizik, vendas apo të huaj.  
Personat  e huaj fizik dhe juridik kanë të drejtë të barabartë si dhe nënshtetasit e Republikës së Maqedonisë ose personat juridik me seli në Republikën e Maqedonisë, nëse ajo del nga dispozitat e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të cilat e obligojnë Republikën e Maqedonisë, ose nga zbatimi i parimit të reciprocitetit.          

Si person  juridik i huaj  nënkuptohet personi  me seli në shtet tjetër, ndërsa nënshtetas i huaj është ai person i cili nuk ka nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Personat juridik dhe fizik  vendas, të gjitha procedurat para Entit mund t’i marrin  vetë, në lidhje me mbrojtjen e  të së drejtës  së tyre, por munden të drejtat e tyre t’i realizojnë edhe nëpërmjet  personave të autorizuar gjegjësisht autorizuesi  i cili është person juridik apo fizik vendas, i regjistruar për përfaqësim në fushën e pronësisë industriale.

Angazhim të përfaqësuesit për  vendasit nuk është i detyrueshëm. Personat e huaj fizik dhe juridik i relizojnë të drejtat nga pronësia industriale por edhe të drejtën e markës nëpërmjet  autorizuesit i cili është person fizik apo juridik vendas i regjistruar për përfaqësim në fushën e pronësisë industriale.

 

Publikuar më 02.09.2013